Skip to main content

INSAJDERI: “Steinmeier: Fitorja e Trumpit shënon një epokë të re” plus 19 more

INSAJDERI: “Steinmeier: Fitorja e Trumpit shënon një epokë të re” plus 19 more


Steinmeier: Fitorja e Trumpit shënon një epokë të re

Posted: 22 Jan 2017 09:42 AM PST

Ministri i Jashtëm i Gjermanisë, Frank-Walter Steinmeier thotë se fitorja e Donald Trumpit në zgjedhjet presidenciale në Shtetet e Bashkuara të Amerikës shënon një epokë të re, dhe se Berlini zyrtar së shpejti do të ndërmarrë masa për të siguruar një bashkëpunim të ngushtë dhe të besueshëm trans-Atlantik me administratën e re, të bazuar në vlerat e përbashkëta.

Në një opinion të publikuar të dielën në të përditshmen gjermane Bild, ai shkruan se "me fitoren e Donald Trumpit, bota e vjetër e shekullit të 20-të përfundimisht ka marrë fund, dhe se akoma nuk është përcaktuar se si do të duket e nesërmja.”

Ai thotë se me çdo ndryshim të fuqive krijohen paqartësi, dyshime dhe pikëpyetje, por siç thotë më tej, aktualisht në kohën e çrregullimit global ka shumë gjëra të cilat janë vënë në lojë.

Steinmeier thotë se bashkë me Uashingtonin do të promovojë tregtinë e lirë dhe përpjekjet e përbashkëta kundër ekstremizmit.

Ai u shpreh i sigurt se Gjermania do të gjejë një bashkëbisedues në Uashington të cilët e dinë se edhe vendet e mëdha kanë nevojë për partnerë.

The post Steinmeier: Fitorja e Trumpit shënon një epokë të re appeared first on INSAJDERI.

Francë: Të majtët votojnë për kandidatët socialistë presidencialë

Posted: 22 Jan 2017 09:40 AM PST

Votuesit e majtë francezë po hedhin votat në zgjedhjet paraprake të Partisë Socialiste për të përcaktuar një kandidat që ata shpresojnë se do të mund të fitojë ndaj rivalëve konservatorë dhe nacionalistë në zgjedhjet e përgjithshme në periudhën prill-maj.

Ish-kryeministri centrist Manuel Valls është një kandidat që kryeson mes shtatë rivalëve, por përballet me sfida të jashtëzakonshme nga majtistët Arnaud Montebourg dhe Benoit Hamon, të dy ish-ministra.

Dy socialistët që marrin më shumë vota, ndeshen më pas në një raund të dytë të dielën e ardhshme. Por shumë analistë thonë se fituesi i socialistëve ka gjasa të humbasë në raundin e parë të zgjedhjeve presidenciale në prill, në një vend që po karakterizohet nga populizmi kundër imigrantëve dhe stanjacioni ekonomik.

Partia e së djathtës së skajshme, Fronti Kombëtar që udhëhiqet nga Marine Le Pen, pritet që të dominojë raundin e parë, duke reflektuar një reagim të ashpër populist në Evropë dhe Shtetet e Bashkuara ku Presidenti Donald Trump mori detyrën të premten.

Presidenti Francois Hollande nuk rikandidoi, pasi druhej se popullariteti i tij i do të dëmtonte shanset e socialistëve për të mbajtur Presidencën.

The post Francë: Të majtët votojnë për kandidatët socialistë presidencialë appeared first on INSAJDERI.

Mësohet sa gjatë do të mungojë Xhaka

Posted: 22 Jan 2017 09:10 AM PST

Mesfushori shqiptar i Arsenalit, Granit Xhaka, do të mungojë në katër ndeshjet e ardhshme të Arsenalit, në Premier Ligë dhe FA Cup, për shkak të kartonit të kuq që mori në ndeshjen ndaj Burnleyt.

Xhaka u ndëshkua me të kuq nga gjyqtari John Moss, për shkak të ndërhyrjes së rrezikshme në anëtarin e Burnleyt, Steven Defour.

Mesfushori i “topçinjve” nuk do të luajë në ndeshjet që Arsenali i zhvillon, tre javët në vazhdim, ndaj Watdordit, Southamptonit, Chelseas dhe Hull Cityt, shkruan ESPN.

Vetëm në qoftë se Arsenali vendos që ta apelojë kartonin e kuq të Xhakës, dhe federata vendos për zvogëlimit të dënimit për mesfushorin, atëherë ai mund të kthehej më parë në fushë. /Insajderi.com

 

The post Mësohet sa gjatë do të mungojë Xhaka appeared first on INSAJDERI.

Sulmohet azilkërkuesi kosovar në Gjermani, mbetet pa gisht

Posted: 22 Jan 2017 08:57 AM PST

Një përleshje ka ndodhur të shtunën në komunën Murr në Gjermani. Një person, i paidentifikuar nga autoritetet, ka sulmuar me thikë një azilkërkues kosovar duke ia prerë gishtin e vogël.

Përleshja ka ndodhur rreth orës 16:00 dhe në të ishin të përfshirë dy grupe njerëzish. Fillimisht konflikti ishte verbae, derisa më vonë kishte tejkaluar në dhunë fizike, shkruan portali gjerman Stuttgarter-Nachrichten.de.

Siç njofton Policia gjermane, grupi në të cilin ishte edhe i dyshuari që sulmoi kosovarin me thikë, janë larguar shpejtë nga vendi i ngjarjes.

Kosovari 26-vjeçar ka marrë trajtim mjekësor në spital. Nëse gishti i tij do mund të shpëtohet apo jo, është ende e paqartë, ka thënë Policia gjermane.

Komuna e Murrit, bën pjesë në rajonin e Stuttgartit në Gjermani. /Insajderi.com

The post Sulmohet azilkërkuesi kosovar në Gjermani, mbetet pa gisht appeared first on INSAJDERI.

Pushimet tatimore mundësi për tërheqjen e investitorëve

Posted: 22 Jan 2017 08:46 AM PST

Përfaqësues të shoqatave ekonomike në Kosovë shtrojnë nevojën urgjente të finalizimit të pakos së re fiskale, në të cilën pako, përveç tjerash, është përfshirë edhe futja në fuqi e pushimeve tatimore dhe zgjerimi i listës së lëndëve të para të liruara nga detyrimet doganore.

Të dy këto pika, sipas drejtorit të Odës Ekonomike Amerikane në Kosovë Arian Zeka, janë shumë të domosdoshme të hyjnë sa më shpejt në fuqi për shkak të krijimit të një ambienti më të favorshëm për investitorët.

"Ajo çfarë do të duhej të shohim tani pasi që është diskutuar kjo pako fiskale, është një veprim më i shpejtë i institucioneve të Kosovës tani e njëjta duhet të aprovohet nga ana e qeverisë së Kosovës dhe e njëjta të fillojë të promovohet para bizneseve në mënyrë që ata të mund të përfitojnë nga kjo”, tha Zeka.

Sa i përket pushimeve tatimore, Qeveria e Kosovës gati dy vite më parë kishte marrë vendim që të ketë pushime nga taksat për të gjitha investimet e reja, tre deri në shtatë vite. Por, që një vendim i tillë nuk kishte hyrë në fuqi asnjëherë, duke bërë që edhe investitorët e huaj të mos e shohin Kosovën si vend atraktiv për investime.

Rënia e investimeve të huaja dhe zbehja e interesimit të kompanive të huaja që të kapitalin e tyre ta shtrijnë në Kosovë ishte mjaft e theksuar në vitin që lëmë pas.

Të dhënat e Bankës Qendrore të Republikës se Kosovës, tregojnë se deri në muajin shtator të vitit 2016, shuma e investimeve të huaja kanë qenë 184 milionë euro. Kurse në vitin 2015, investimet ndërkombëtare kanë qenë rreth 320 milionë euro.

Futja në fuqi e pushimeve tatimore për drejtorin e Odës Ekonomike Amerikane në Kosovë, Arian Zeka, do të mund të sjell investime.

"Udhëzimi administrativ për pushimet tatimore varësisht nga shuma e investimeve i kombinuar me Ligjin për investime Strategjike që pritet të hyjë në fuqi së shpejti do të ishin elemente të rëndësishme për ofertën tonë para investitorëve të huaj", thekson Zeka.

Ndërkohë, pakoja fiskale për përfaqësuesit e Këshillit të Investitorëve Evropian në Kosovë duhet të jetë në funksion të gjenerimit të investimit privat, përfshirë edhe trajtimit të barabartë për të gjithë investitorët.

Drejtori ekzekutiv i këtij Këshilli, Shpend Balija, në një prononcim për Radion Evropa e Lirë thotë se pakoja e re fiskale duhet të ketë edhe disa elemente tjera për një ambient më të favorshëm biznesor.

"Gjitha këto elemente të pakos fiskale përfshirë edhe pushimet tatimore janë të mirëpritura dhe mendoj se do ta kenë ndikimin pozitiv sa i përket investimeve. Por, ne mendojmë që në këtë pako duhet të përfshihet edhe çështja e kompanive të sigurimit, që për momentin janë të diskriminuara duke paguar tatim në të hyra në vend se të paguajnë tatim në fitim, siç paguajnë kompanitë tjera private në Kosovë", thekson Balija.

Ndryshe, ditë më parë përfaqësues të shoqatave ekonomike dhe Ministria e Financave në Qeverinë e Kosovës kanë hartuar një pako të re fiskale për përmirësimin e ambientit për biznes.

Ministri i Financave Avdullah Hoti, ka thënë se një ndër objektivat kryesore të Ministrisë së Financave për vitin 2017 është pakoja e re fiskale. (REL)

The post Pushimet tatimore mundësi për tërheqjen e investitorëve appeared first on INSAJDERI.

Zgjedhjet lokale e parlamentare në vjeshtë – sikur më 2007

Posted: 22 Jan 2017 08:29 AM PST

Skenari i vitit 2007 kur ishte shkuar në zgjedhje lokale e nacionale në të njëjtën ditë mund të përsëritet edhe këtë vit.

Në vjeshtë qytetarët e Kosovës mund të votojnë për Kryetar të Komunave, Asamblistë dhe për deputetë të Parlamentit. Ky skenar nuk përjashtohet nga zyrtarëve të PDK-së, por thonë se kjo duhet të ndodhë sa më shpejt. Në LDK thonë se zgjedhjet parlamentare duhet të mbahen vitin e ardhshëm.

Në vjeshtë të këtij viti është paraparë që të mbahen zgjedhjet lokale dhe pakënaqësitë për mosfunksionimit të ekzekutivit dhe legjislativit tash e sa kohë, rrisin mundësitë që këtë vit të mbahen edhe zgjedhjet e përgjithshme. Idenë për mbajtjen sa më të shpejt të zgjedhjeve të përgjithshme është shtyrë nga partitë opozitare.

Këtë kërkesë ka edhe deputeti i PDK-së, Shukri Buja.

Ai tash e sa kohë po kërkon që vendi të shkojë në zgjedhje, pasi thotë se koalicioni nuk është duke funksionuar. Deputeti Buja thotë se zgjedhjet nacionale duhet të mbahen në pranverë, më së largu në qershor të këtij viti, shkruan Gazeta Express.

"Realisht, PDK-ja si strukturë nuk ka marrë asnjë vendim për zgjedhjet parlamentare. Unë jam insistues që Këshilli Drejtues të marrë vendim për zgjedhje lokale dhe parlamentare që të mbahen sa më herët që është e mundur, mundësisht të mbahen në pranverë", thotë Buja.

Ai thotë se bindja brenda partisë më të madhe në vend është që zgjedhjet të mbahen sa më shpejt, por tregon se qëndrime të tilla, nuk po bëhen publike.

"Në fakt në PDK, edhe pse nuk po dalin publikisht me prononcime në favor të mbajtjes së zgjedhjeve, në PDK dominon bindja se është më mirë të mbahen zgjedhjet lokale dhe nacionale më së largu në qershor të këtij viti sepse po shihet se kjo qeveri dhe ky koalicion po ka probleme", thotë tutje deputeti i PDK-së, Shukri Buja.

Por, ndryshe nga deputeti Buja mendon nënkryetari i LDK-së, Haki Rugova. Ai për thotë se partia e tij dëshiron që qeveria ta përfundojë mandatin dhe zgjedhjet të mbahen më 2018. Rugova tha se LDK dhe PDK nuk kanë diskutuar për mundësinë e shkuarjes në zgjedhje të parakohshme.

"Nuk kemi diskutuar asnjëherë me partnerin e koalicionit për mundësinë e shkuarjes në zgjedhje të parakohshme. Edhe partneri i koalicionit është i mendimit që zgjedhjet duhet të mbahen më 2018", tha Rugova.

Prej gushtit të vitit 2015, kur partitë opozitare nisën bllokadën e punës së Kuvendit, pas nënshkrimit të marrëveshjes së Demarkacionit, mbajtja e zgjedhjeve nacionale ka qenë kërkesë e vazhdueshme e opozitës. Në debatin për mundësinë e shkuarjes në zgjedhje, u përfshi edhe kryetari i Partisë Demokratike të Kosovës, Kadri Veseli.

Në tetorin e vitit të kaluar, Veseli deklaroi se "nuk bëhet nami", nëse vendi shkon në zgjedhje. Në anën tjetër, Kryetari i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Isa Mustafa, vazhdimisht ka insistuar se koalicioni do ta çojë mandatin deri në fund dhe zgjedhjet nacionale të mbahen më 2018.

Qeveria po vazhdon të dështojë t'i shtyjë përpara miratimin e demarkacionit me Malin e Zi si dhe të themelojë Asociacionin e Komunave me Shumicë Serbe, marrëveshje këto që Kosova i ka marrë si zotime ndërkombëtare.

The post Zgjedhjet lokale e parlamentare në vjeshtë – sikur më 2007 appeared first on INSAJDERI.

Xhaka ndëshkohet me të kuq në fitoren e Arsenalit [video]

Posted: 22 Jan 2017 08:17 AM PST

Arsenal ka shënuar fitore prej 2:1 ndaj Hull Cityt, për t'u rikthyer në vendin e dytë në Premierligën angleze.

Golat për Arsenalin në këtë ndeshje i shënuan Shkodran Mustafi dhe Sanchez, ndërsa golin e vetëm për Burnleyn e shënoi Gray.

Për dallim nga Mustafi, mesfushori Granit Xhaka takimin e mbylli para kohe, pasi u ndëshkua me karton të kuq.

Pas kësaj fitoreje, Arsenal ngritët në vendin e dytë me 47 pikë, 5 më pak se sa Chelsea në vendin e parë. /Insajderi.com

Xhaka ndëshkohet me të kuq në fitoren e Arsenalit

The post Xhaka ndëshkohet me të kuq në fitoren e Arsenalit [video] appeared first on INSAJDERI.

Sasi të mëdha droge nga Shqipëria bllokohen në Greqi dhe Itali

Posted: 22 Jan 2017 08:10 AM PST

Sasi të mëdha lëndësh narkotike me prejardhje nga Shqipëria janë bllokuar 24 orët e fundit në Itali dhe Greqi. Sipas burimeve zyrtare Policia italiane e Brindizit bllokoi 1 ton e 350 kg marijuana duke arrestuar dy trafikantë shqiptarë.

Rreth 80 kilogramë marijuanë u bllokuan nga Policia e Janinës në afërsi të kufirit me Shqipërinë. Sipas burimeve italiane droga e sekuestruar në Brindizi po transportohej nga brigjet shqiptare me një motoskaf nga Shqipëria ndërkohë që dy trafikantët shqiptarë u arrestuan.

Burimet italiane vlerësojë se nëse droga do tregëtohej në tregun italian shifrat e përfituara nga tregëtia me pakicë do shkonin në rreth 13 milionë euro. Policia italiane tha se lënda narkotike ishte e ndarë në 60 pako të mëdha të mbështjella për t`i rezistuar ujit.

Policia e Brindizit publikoi pamjet e operacionit ku skafistët shqiptarë përpiqen t`i shpëtojnë bllokimit në një ndjekje të rrezikshme në det nga roja bregdetare italiane. Pak ditë më parë po në Brindizi policia italiane bllokoi rreth 2 tonë marijuanë me prejardhje nga Shqipëria

The post Sasi të mëdha droge nga Shqipëria bllokohen në Greqi dhe Itali appeared first on INSAJDERI.

Nikoliq thotë se “Serbia dëshiron paqe me Kosovën”

Posted: 22 Jan 2017 07:49 AM PST

Presidenti i Serbisë, Tomislav Nikoliq, ka deklaruar se vendi i tij do të insistojë në paqe me Kosovën dhe respektim të marrëveshjeve që janë arritur në Bruksel mes Serbisë dhe Kosovës, por sipas tij kjo do të ndodhë vetëm me një kusht nëse të dyja palët e bëjnë këtë.

Nikoliq ka thënë se Serbia do ta vazhdojë dialogun dhe se nuk do të jetë ajo që do ta ndërpres. "Dëshirojmë paqe dhe ne nuk do ta rrezikojmë", tha Nikoliq për "Sputnik".

Presidenti serb tha se respektimi i marrëveshjeve është kusht për paqe.

"Shqiptarëve do t'u themi hapur se respektimi i marrëveshjeve është kusht për paqe, ndërsa përfaqësuesve të BE-së do t'u themi se e kanë për obligim që të jenë të parapërgatitur. Nëse kjo nuk është e mundur, atëherë të ndalojnë cilindo aksion, i cili kërcënon në mënyrë direkte paqen dhe sigurinë e të gjithë banorëve të Kosovës dhe Metohisë", ka thënë Nikoliq.

Presidenti serb ditë më parë, pas ndalimit të trenit serb me ikonografi nacionaliste, në kufirin Kosovë-Serbi, ishte kërcënuar se në Kosovë do të dërgonte ushtrinë serbe. /Insajderi.com

The post Nikoliq thotë se “Serbia dëshiron paqe me Kosovën” appeared first on INSAJDERI.

Mustafi shënon golin e parë me Arsenalin [video]

Posted: 22 Jan 2017 07:37 AM PST

Shkodran Mustafi ka shënuar golin e parë me fanellën e Arsenalit, në Premier Ligën angleze.

Mbrojtësi shqiptar ka shënuar në sfidën e xhiros së 22-të të Premier Ligës, që Arsenali po e zhvillon ndaj Burnleyt.

Mustafi shënoi në minutën e 59′ me kokë, pas një harkimi të gjermanit Mesut Ozil. /Insajderi.com

Mustafi shënon golin e parë me Arsenalin

 

The post Mustafi shënon golin e parë me Arsenalin [video] appeared first on INSAJDERI.

Kinezët tërbohen pas Rooney, ja oferta e çmendur

Posted: 22 Jan 2017 07:26 AM PST

Kina është gati të bëjë një çmenduri financiare për të marrë sulmuesin Wayne Rooney.

Pasi kanë parë golin e realizuar dje në minutën e 94-t nga sulmuesi i Manchester United, mediat britanike bëjnë me dije se kinezët kanë gati një ofertë të parezistueshme për sulmuesin 31-vjeçar.

Një ekip kinez është gati të paguajë 1 milionë stërlina në javë (më shumë se një milionë euro) për Rooney, për ta bindur që të transferohet në Superligën kineze. Lojtari i United u bë dje golashënuesi më i mirë i historisë së "djajve të kuq" një fakt që mund ta bëjë atë edhe futbollistin më të paguar në botë.

Rooney në rast se pranon këtë ofertë, mund të bëhet më i paguar edhe se Carlos Tevez (aktualisht merr 38 mln euro/sezon), shkruan Telesport.

E përditshmja britanike "Sun" bën me dije se transferimi i sulmuesit mund të ndodhë verën e ardhshme. "Ekziston mundësia që sulmuesi të pranojë ofertën, të lihet i lirë nga Manchester gjatë verës së ardhshme.

The post Kinezët tërbohen pas Rooney, ja oferta e çmendur appeared first on INSAJDERI.

Pal Lekaj kundërshton takimin Mustafa – Vuçiq

Posted: 22 Jan 2017 07:22 AM PST

Kryetari i Grupit Parlamentar të AAK-së, Pal Lekaj ka reaguar pas konfirmimit se dy kryeministrat, ai i Kosovës dhe Serbisë, do të takohen me 24 janar në Bruksel edhe përkundër kërkesave të opozitës që të pezullohen bisedimet.

Leka ka thënë se e ardhmja e veteranëve të UÇK-së është e pa sigurtë, në rast se ky takim do të ndodhë.

"Konfirmimi i njërit prej këtyre udhëheqësve të Kosovës se do të takohet me kryeministrin e trenit pushtues serb është treguesi më i mirë se kush është sot në krye të vendit dhe se sa janë të sigurt çlirimtarët e Kosovës dhe e ardhmja e saj, duke i pasur udhëheqës disa servila e armik të njëjtin shtet veç ndoshta ma te sofistikuar", ka thënë Lekaj.

Lekaj përmes një postimi në Facebook, është shfaqur kritik ndaj liderëve institucional për mospjesëmarrje në protestën e organizuar nga OVL e UÇK-së në mbështetje të Ramush Haradinajt.

"Mospjesëmarrja e udhëheqësve institucional në protestën gjithë popullore të organizuar nga OVL-UÇK në mbështetje të një ish-kryeministri dhe një lideri politik me ndikim në Kosovë e për të shfaqur bashkë me ata mijëra njerëz që ishin dje, mos pajtimin me trajtimin që po i bëhet luftës çlirimtare", ka shkruar Lekaj në llogarinë e tij në Facebook. /Insajderi.com

The post Pal Lekaj kundërshton takimin Mustafa – Vuçiq appeared first on INSAJDERI.

Kënga “banale” e Madonnës për Trumpin

Posted: 22 Jan 2017 07:17 AM PST

Pjesëmarrja në protestat kundër Donald Trumpit ka kaluar të gjitha pritshmëritë, duke sinjalizuar kundërshtitë e mëdha popullore me të cilat do të përballet republikani gjatë mandatit të tij.

Deri në orët e vona të së shtunës, mbi një milion njerëz marshuan në gati 600 manifestime në SHBA e përreth botës, në mbështetje të të drejtave të grave dhe për të shprehur pakënaqësitë për zgjedhjen e Trumpit president.

Marshimi për gratë grumbulloi pjesëtarë të Kongresit, emra të njohur të kinemasë dhe qytetarë të panumërt me slogane kundër udhëheqësit të ri. Manifestimi më i madh u mbajt në Uashington, ku rreth 500 mijë protestues mbushën shëtitoren "Pennsylvannia", e njëjta ku Trump parakaloi ditën e betimit në prani të shumë më pak spektatorëve.

Gjatë mbrëmjes, turma u zhvendos drejt Shtëpisë së Bardhë. Mes personaliteteve që folën kundër miliarderit, Madonna ishte padyshim më e ashpra, e cila teksa performonte këngën "Human Nature" lëshonte fjalë fyese për Trumpin.

"Jam tmerrësisht e zemëruar dhe po mendoj shpesh të hedh në erë Shtëpinë e Bardhë", tha Madona.

Pjesëmarrje e lartë protestuesisht u shënua edhe në Nju Jork, plot 400 mijë sipas vlerësimeve, ndërsa qindra mijëra të tjerë dolën në rrugët e qyteteve të tjera, përfshirë Chicagon, Bostonin e Los Angelesin.

Mobilizim kundër presidentit të sapoemëruar pati edhe në vende të tjera të botës, nga Australia deri në Antarktidë. Barcelona, Roma, Amsterdami, Gjeneva, Budapesti, Praga e Berlini ishin mes qyteteve europiane që iu bashkuan thirrjes. Edhe në Athinë, disa qindra grekë e shtetas amerikanë që jetojnë atje u mblodhën jashtë Ambasadës së SHBA-ve kundër presidentit amerikan.

The post Kënga “banale” e Madonnës për Trumpin appeared first on INSAJDERI.

Xhemaili shënon ndaj Torinos [video]

Posted: 22 Jan 2017 07:08 AM PST

Blerim Xhemaili ka vazhduar me formën e mrekullueshme në Serie A. Mesfushori shqiptar me pasaportë zvicerane, ka shënuar ndaj Torinos.

Ishte minuta e 43-të e ndeshjes, kur Xhemaili u asistua nga Krejci dhe shënoi për 1-0.

Xhemaili shënon ndaj Torinos

The post Xhemaili shënon ndaj Torinos [video] appeared first on INSAJDERI.

Intensifikohen përgatitjet për bisedimet për paqe në Siri

Posted: 22 Jan 2017 07:04 AM PST

Delegacionet nga Turqia, Rusia dhe Irani që po organizojnë bisedimet për paqe në Siri janë takuar për të hartuar një dokument që do të jetë i gatshëm për nënshkrim.

Delegatët janë mbledhur në Astana të Kazakistanit, më 22 janar, një ditë para hapjes zyrtare të këtyre negociatave që kanë qëllim dhënien fund të luftës disa vjeçare në mes të grupeve rebele dhe presidentit sirian, Bashar al Assad.

SHBA-ja do të përfaqësohet në këto bisedime përmes ambasadorit të saj në Astana, George Krol. Aty do të jetë edhe i deleguari i OKB-së për Sirinë, Staffan de Mistura.

Opozita siriane do e dërgojë një delegacion me 50 pjesëtarë.

Këto negociata do të mbahen në një kohë kur qeveria siriane ka forcuar pozicionet e saj në terren.

Në të njejtën kohë, opozita ka pëesuar goditje sidomos me humbjen e plotë të qytetit të Alepos dhe vdekjen e disa prej liderëve të njohur të saj. Përpjekjet për të unifikuar grupet e moderuara dhe ato ekstremiste nuk kanë dhënë rezultate, gjithashtu.

Gjatë luftës së Sirisë, mbi 300 mijë njerëz janë vrarë dhe më shumë se gjysma e popullsisë së Sirisë janë zhvendosur.

The post Intensifikohen përgatitjet për bisedimet për paqe në Siri appeared first on INSAJDERI.

Serbia po vazhdon ende me financimin e strukturave paralele

Posted: 22 Jan 2017 06:43 AM PST

Strukturat paralele në veri ende po vazhdojnë të funksionojnë, pavarësisht se me marrëveshjen e arritur para më shumë se tre vjetësh në Bruksel ku parashihet shuarja e tyre.

Për më tepër, Serbia edhe sot vazhdon t'i financojë strukturat në komunat e banuara me shumicë serbe, Leposaviq, Zubin Potok, Zveçan dhe Mitrovicë të Veriut.

Ministrja për Dialog, Edita Tahiri, nuk ka dashur të flasë rreth kësaj çështjeje derisa të kalojnë tensionet, përfaqësues të Komunës së Mitrovicës së Jugut thonë se shumë shpejt do të ndërpritet financimi dhe do të arrihet shuarja e tyre, raporton Zëri.

Nga ana tjetër, përfaqësues të opozitës vlerësojnë se Serbia nuk do ta ndërpresë financimin për strukturat paralele pasi që, sipas tyre, ajo nuk i zbaton marrëveshjet e arritura me palën kosovare.

Njohësit e çështjeve politike në Kosovë vlerësojnë se me një praktikë të tillë Serbia vazhdon të tregojë se nuk është e gatshme të tërhiqet nga synimet e saj karshi territorit të Kosovës. /Insajderi.com

The post Serbia po vazhdon ende me financimin e strukturave paralele appeared first on INSAJDERI.

Dua Lipa, turne në shumë vende të Amerikës

Posted: 22 Jan 2017 06:30 AM PST

Turneu do të mbahet në shkurt dhe mars të këtij viti, në vende si Detroit, Çikago, Toronto, Nju Jork, Filadelfia, Boston, Uashington, Los Anxhelos e vende të tjera

Këngëtarja shqiptare, Dua Lipa do të mbajë një turne të madh në Shtetet e Bashkuara të Amerikës, shkruan albinfo.ch.

Lajmin e ka bërë të ditur vetë ajo, ku ka shkruar në "Facebook" se është e lumtur që ky turne po realizohet.

Turneu do të mbahet në shkurt dhe mars të këtij viti, në vende si Detroit, Çikago, Toronto, Nju Jork, Filadelfia, Boston, Uashington, Los Anxhelos e vende të tjera

Këngëtarja shqiptare është bërë e njohur në SHBA dhe ky turne pritet të përcillet nga një numër i madh i shikuesve.

Ndërkohë, Lipa pas bashkëpunimit me Sean Paul do të bashkëpunojë me DJ e mirënjohur holandez Martin Garrix.

Ajo përmes një postimi në "Facebook" ka bërë të ditur se kënga e re do të publikohet më 27 janar, dhe ditë më parë kishte konfirmuar se kënga titullohet "Scared To Be Lonely".(albinfo.ch)

 

The post Dua Lipa, turne në shumë vende të Amerikës appeared first on INSAJDERI.

Të rinjtë të gatshëm t’i shërbejnë Ushtrisë së Kosovës

Posted: 22 Jan 2017 06:19 AM PST

Forca e Sigurisë së Kosovës, në një të ardhme të afërt, do të transformohet në Forcat e Armatosura të Kosovës.

Kështu kanë deklaruar disa herë përfaqësuesit politik që thonë se "po punojnë për ta realizuar këtë synim".

Udhëheqësit shtetëror thonë se "Forca e Sigurisë së Kosovës është e gatshme t'u përgjigjet të gjitha sfidave të sigurisë në tërë territorin e vendit.

Ndërkohë, edhe të rinjtë në Kosovë thonë se, si çdo shtet tjetër, Kosova duhet ta ketë ushtrinë e vet.

Në Rubrikën e përjavshme VOX, të Radios Evropa e Lirë, disa nga të rinjtë thonë se Kosova është e gatshme për ushtrinë e saj dhe me "dëshirë do të shërbenin për të".

Njëra nga to është Vjosa Çerkini, studente në Departamentin e Gazetarisë, në Universitetin e Prishtinës.

"Po, besoj se tashmë është koha e fundit të formohet Ushtria e Kosovës. Kosova është e gatshme dhe më se e nevojshme që ta ketë ushtrinë e saj. Mendoj se njerëzit janë të gatshëm t'i kontribuojnë shtetit dhe vendit tonë”, tha Vjosa.

Ngjashëm shprehet edhe Dren Qerimi, student në Fakultetin Juridik. Ai beson se Forca e Sigurisë së Kosovës është e përgatitur që të shndërrohet në Forca të Armatosura.

"Besoj se Kosova është e gatshme për ushtri dhe vlerësoj se FKS-ja ka përmbushur kërkesat për t'u transformuar në ushtri. Shërbimin i cili kërkohet, gjashtë mujor, më dëshirë do ta përfundoja. Varet çka kërkohet. Nuk jam shumë i njohur me kërkesat, por besoj se do të kontribuoja në mënyrën më të mirë që kisha mundur, po të më ofrohet mundësia".

Qëndresa Rexhaj, po ashtu shpreh dëshirën që në të ardhmen të jetë pjesëtare e ushtrisë së Kosovës.

"Mendoj se po. FSK është e përgatitur që të shndërrohet në ushtri. Po gjithsesi do të shërbeja për vendin tim. Në cilëndo mënyrë do të shërbeja", shprehet Qendresa.

I gatshëm të shërbejë në Ushtrinë e Kosovës është edhe i riu tjetër Zeqir Dashevci.

"Po mendoj se po. Ne si shtet jemi të gatshëm për të pasur ushtrinë tonë .Pse jo. Kur është puna për vendin tënd – pse jo. Varet çka kërkohet".

Privilegj e konsideron shërbimin në ushtri, Ideal Zhubi, student në Departamentin e Farmacisë në Universitetin e Prishtinës.

"Pasi jemi populli me përqindjen më të madhe të te rinjve, jemi të gatshëm edhe për ushtri. Edhe unë gjithsesi do të shërbeja si ushtar i Kosovës", ka thënë Zhubi.

Por, ndryshe shprehet Arizon Rexhepi, nxënës në shkollën e mesme në Prishtinë. Ai thotë se Kosova nuk është e gatshme për ushtri, por megjithatë, kur do që formohet, Arizoni ëndërron të jetë pjesë e ushtrisë se Kosovës.

“Unë do të shërbeja me gjithë dëshirë në ushtri edhe pse nuk është e gatshme. Ka ende shumë probleme. Unë jam i ri, por kam dëgjuar në media se ka probleme", thotë Arizioni.

Ndryshe, institucionet kompetente në Prishtinë, disa herë kanë deklaruar se kanë përfunduar përgatitjet e nevojshme të planifikimit dhe procesit të transformimit.

Forcat e Armatosura, kanë vlerësuar zyrtarët e Qeverisë së Kosovës, mund të themelohen nën mbikëqyrjen e NATO-s, me numër të caktuar ushtarësh dhe me armatim dhe pajisje të përcaktuara në marrëveshje me NATO-n.

Por, ndryshimet kushtetuese, të cilat do t'i hapnin rrugë transformimit të Forcës së Sigurisë së Kosovës në Forca të Armatosura të Kosovës, kanë mbetur peng i zhvillimeve politike në vend.

Forcat e Armatosura sipas udhëheqësve shtetëror do të jenë garantues dhe kontribuese të stabilitetit, si në vend po ashtu edhe rajon. (REL)

The post Të rinjtë të gatshëm t'i shërbejnë Ushtrisë së Kosovës appeared first on INSAJDERI.

Hungari, ankth për identitetet e nxënësve të aksidentuar

Posted: 22 Jan 2017 06:10 AM PST

Ministri i Jashtëm hungarez, Peter Szijjarto ka thënë këtë të dielë se do të duhen ditë derisa të identifikohen 16 viktimat e autobusit, të përplasur në Itali teksa transportonte studentët hungarezë në kthim nga një ekskursion skijimi.

Sipas tij, në mjetin e përfshirë në aksidentin pranë Veronës, mbrëmjen e vonë të së premtes, ishin 54 pasagjerë dhe dy shoferë hungarezë, prej tyre 43 të mitur dhe 11 të rritur. Dy prej njerëzve në moshë madhore ishin shtruar në spital në gjendje kritike për jetën, por edhe për këta duhet ende kohë mësimi i identitetit.

Szijjarto, i cili u shfaq i shokuar nga aksidenti, tha se ditët në vijim do të mbeten sfiduese emocionalisht, mbi të gjitha për familjarët e atyre që kanë humbur njerëzit e dashur, apo të të plagosurve.

"Ka kaluar vetëm një ditë nga tragjedia dhe është e qartë se dhimbja është shtuar", tha ai për reporterët. "E ndërsa momenti i shokimit thuajse ka kaluar, humbjet bëhen edhe më të dhimbshme. Procesi i gjatë dhe i dhimbshëm i identifikimit të trupave të pajetë pritet të fillojë tani".

Shumica e pasagjerëve ishin nxënës nga shkolla e mesme e Budapestit, që ktheheshin nga një ekskursion në ambiente skijimi në Francë. Katër pasagjerë u shtruan në spital me dëmtime serioze. Szijjarto tha se njëri prej të rriturve në gjendje kritike kishte pësuar djegie të gradës së tretë në 60 për qind të trupit, ndërsa tjetri u ishte nënshtruar operacioneve për dëmtime të rënda në kokë.

Të shtunën pasdite, qindra nxënës të shkollës së mesme "Szinyei Merse Pal", prindër dhe shokë të tyre ndezën qirinj në emër të të plagosurve dhe viktimave. Megjithatë, veç identiteteve nuk janë përcaktuar ende as shkaqet e aksidentit. Zyrtarët italianë thonë se autobusi mori flakë pasi goditi barrierën e autostradës dhe më pas ishte përplasur me kolonën mbështetëse të një mbikalimi.

The post Hungari, ankth për identitetet e nxënësve të aksidentuar appeared first on INSAJDERI.

Tjetër surprizë në “Australian Open”, eleminohet edhe Murray

Posted: 22 Jan 2017 05:59 AM PST

Nuk kanë të sosur befasitë në "Australian Open", i pari nga katër Grand Slam-et e vitit në tenis.

Pas Novak Djokoviç, edhe Andy Murray i ka dhënë para kohe lamtumirën turneut të Melburnit.

Numri një i botës u eliminua nga gjermani Mischa Zverev, i 50-ti në renditje, në katër sete (7-5, 5-7, 6-2, 6-4) pas tri orësh e gjysmë lojë.

Tenisti skocez, i cili ka luajtur në pesë finale të "Australian Open"-it por pa mundur ta fitojë asnjërën, bëri shumë gabime dhe nuk u duk se e kishte lojën nën kontroll për asnjë moment.

Për 29-vjeçarin Mischa, vëllai i madh i Aleksandër Zverevit i cili u eliminua nga Rafael Nadal, kjo është e para herë në karrierë që kualifikohet në çerekfinale të një Grand Slami.

Gjermani nuk e kishte kaluar asnjëherë raundin e dytë. Kjo është hera e parë që nga viti 2002 që dy tenistët më të mirë të botës mbeten jashtë çerekfinaleve të "Australian Open"-it.

 

 

The post Tjetër surprizë në “Australian Open”, eleminohet edhe Murray appeared first on INSAJDERI.

loading...

Lexo edhe:

Postimet e fundit






Popular posts from this blog

Trajta e shquar dhe e pashquar e emrit

  Trajta e shquar dhe e pashquar e emrit Trajta themelore e emrit është rasa emërore e pashquar.  Nga trajta themelore ose parësore i fitojmë format e tjera gramatikore të emrit (trajtat). Emrat , si në njëjës ashtu edhe në shumës, përdoren në dy trajta: a) në trajtë të pashquar dhe b) në trajtë të shquar shquar. Emri në trajtën e pashquar tregon qenie, sende ose dukuri në përgjithësi, në mënyrë të papërcaktuar. P.sh.: një nxënës, një punëtor, një mendim , një mace, një laps etj. Emri në trajtën e shquar tregon qenie, sende ose dukuri të tjera, të veçuara nga gjërat e tjera të llojit të vet. P.sh.: nxënësi, punëtori, mendimi, macja, lapsi etj.   Formë përfaqësuese (bazë) e emrit është trajta e pashquar, numri njëjës, rasa emërore : djalë, vajzë, shkollë, lule, letër, njeri, kompjuter, lepur, qen, piano etj. Trajta e shquar e emrit formohet duke i pasvendosur formës përfaqësuese nyjën shquese, përkatësisht mbaresën: a) për emrat e gjin

Ese të ndryshme shqip

Ese dhe Hartime '' Ese dhe hartime të ndryshme shqip dhe anglisht '' Ndalohet rreptësisht kopjimi dhe postimi në një faqe tjetër.  Redaksia Rapitful ka lexuar disa ankesa në emailin e saj të bëra nga disa arsimtarë dhe profesorë ku janë ankuar se nxënësit po i kopjojnë esetë dhe hartimet nga faqja Rapitful dhe me ato ese apo shkrime po prezantohen gjatë shkrimit të eseve dhe hartimeve. Pra redaksia Rapitful kërkon nga nxënësit që të mos kopjojnë esetë dhe hartimet dhe me to të prezantohen para mësimdhënësve por le të jenë këto ese vetëm si një udhërrëfyes se si duhet të shkruhet një ese apo hartim dhe asesi të kopjohen. Ju faleminderit për mirëkuptim. Ese dhe hartime do te shtohen vazhdimisht keshtuqe na vizitoni prap. Nëse dëshironi Analiza letrare të veprave të ndryshme kliko mbi Analiza Letrare Kliko mbi titullin që ju intereson Ese për Diturinë   Për Mjekët! Fakultetet e sotme po kryhen me teste 6 arsye për të mos studiuar mjekësinë P

Tekste shqip: ““Ah Kjo Rruga E Gurbetit” - Shaqir Cërvadiku & Fatjon Dervishi” plus 21 more

Tekste shqip: ““Ah Kjo Rruga E Gurbetit” - Shaqir Cërvadiku & Fatjon Dervishi” plus 21 more “Ah Kjo Rruga E Gurbetit” - Shaqir Cërvadiku & Fatjon Dervishi “Du Me T'pa” - Gjyle Qollaku Nora Istrefi “Kercejna” - Sabiani Feat. Denis Taraj Getoar Selimi “Du Me T'pa” - Lori Bora Zemani “Million” - Melissa
Related Posts Plugin for WordPress, Blogger...

Labels

Show more