Skip to main content

Forumi Shqiptar: “Shqiperia ne vitin 1916” plus 4 more

Forumi Shqiptar: “Shqiperia ne vitin 1916” plus 4 more


Shqiperia ne vitin 1916

Posted: 23 Jan 2017 09:38 PM PST

Antonio Baldacci (1916)
...

Eshte per te uruar qe Shqiperia te kete nje dite-nje dite jo te larget- rregullimin e rrugeve te komunikimit dhe porteve,dhe qe te marin zhvillim veprat publike te nevojshme gjenerale. Shteti i ri nuk mundet sigurisht te perballoje te gjitha ne nje here problemin e madh per ti dhene nje "aspekt" te vertet civil ketij kombi,i harruar per shekuj e shekuj nga njerezit; e gjitha mundet te behet gradualisht.

Ne kete pike lind pyetja : Shqiperia eshte nje vend i varfer apo i pasur ? Ose,me fjale te tjera, risurset ekonomike mundet te bejne te mundur qe Shteti te ver dore ne shpenzimet qe duhen ne ekzekutimin e nje programi te nje pune kolosale dhe qe duhet te permbledhi gjithçka qe duhet ta kishin bere dhe nuk e bene Turqit ne kater shekuj e gjysem te dominimit ?

Do pergjigjem me sinqeritetin me te madh,e cila vjen nga eksperienca e ketyre 25 vjeteve te studimeve dhe eksporimeve,qe Shqiperia,edhe keshtu tmerresisht e gjymtuar ne te drejtat e saj gjeografike,etnike dhe politike,eshte nje vend me te ardhme te sigurte ekonomike.

Pasurite e tokes jane mjaft te mira pa zbritur ne hollesit e minierave qe mbase edhe egzistojne,por qe nuk njihen (nuk jane te mjaftueshme per te gjykuar eksplorimet e Briot,Martelli,Frech, te Nopscsa dhe te tjereve),mjaftojme te konsiderojme terrenin qe i pershtatet agrokultures,zooteknis,dhe shvillim pyjor. Fusha e Myzeqese,fusha e Zadrimes,fusha e Tiranes mundet te jene hambaret e ketij vendi qe ka lene ne harese çdo kultivim buqesor,duke u limituar vetem ne prodhim e dritherave prane fshatit dhe vetem ate pak dhe shpesh e pamjaftueshme per konsumim te brendshem,kur mundet te kishte prodhuar kuantitete te medha edhe per eksportin. Ketyre fushave do te vine dhe ti shtohen me mbrapa edhe bonifikimet keshtu qe dhe malaria do te jete vetem nje kujtim per popullin,hapesirat sot te permbytura te bregdetit shqiptar nga Shengjini deri ne Vlore. Kur keto pjese te fushave bregdetare do te behen te perdorshme,qe eshte e pasur me humus ne çdo vend,do te kultivohen te gjitha varietetet mesdhetare te terreneve te thata dhe atyre te njoma,pergjithsisht kultivimi i orizit. Me fjale te tjera,toka shqiptare mundet te zhvillohet shum shpejt ne keto kultivime si ajo e fushave Padane ose e Italise qendrore dhe jugore. ...

Nje administrim i mençur dhe nje qeveri e forte mundet te sigurojne ringjalljen e bujqsise shqiptare. Pengesat per tu zgjidhur jane sigurisht madheshtore. Pronesia e tokes eshte shum pak e ndare midis popullsise edhe shume feudal dhe bejlere jane te prapambetur. Fshatari qe ka vetem kafshet e punes dhe shum pak mjete te tjera te duhura per te punuar, merr vetem gjysmen e ketij prodhimi ; kur mjetet,kafshet dhe materjalet i furnizon i zoti i tokes fshatarit si mbetet vetem se nje e treta e prodhimit.
Ne pergjithsi kondicionet sociale te vendit kane mbajtur popullsin rurale ne gjendjen me mizerabile te mundur dhe mungesa e sigurise dhe barbarise te Turqeve e çuan nga inercia ne indiference,qe fshatari te kultivoj aq sa i nevojitet thjeshte per te jetuar dhe per te paguar "te dhjetat",ti japi te zotit te tokes pjesen e tije.
Ky degradim ndaj punes vjen si pasoje edhe te kushteve dizastroze higjenike dhe te pamundesise per te shitur prodhimet per mungesen e rrugeve qe shpesh e bejne largesine shume te madhe ndaj qendrave te populluara. Shqiptari flen dhe ha pak dhe keq, dhe eshte i ndjekur nga semundje te çdo lloji,midis te gjithave malaria,mungesa e çdo strukture ne mbledhjen e plerave si dhe gjithashtu edhe mungesa ne veshje (1). ...

Ne kohen e Turqise,Qeveria merte rregullist taksen e te dhjetave. Si detyrim kishte formuar disa banka buqsore,por ato nuk funksiononin sepse nuk kishin kapital te mjaftueshem dhe interesat ishin shume te larta, dhe formaliteti e bente te pamundur te funksiononin ;mosbesimi dhe mashtrimi ishin normale midis Shtetit dhe fshatit. Asiguracioni bujqesor nuk njihej,dhe keshtu nuk kishte as bashkime sindikatash dhe as nje sistem kooperativash.Ne Shqiperi nuk ka egzistuar asnjehere nje shkolle agrikulture,qe domethene nuk egzistonin as laboratoret agrar dhe as stacionet meterogjike. Ne 1900 u vendos, vetem sa per emer, nje vend per inspektorin agrar ne Shkoder dhe Janine.

Per ta nxjerre agrikolturen shqiptare nga kjo gjendje braktisjeje gjenerale ne te cilen ndodhet,duhet pernjehere te vendosen parcela eksperimentale per te familjarizuar fshatarin me metodat dhe instrumentet e agrikoltures moderne. Ne Shqiperine bregdetare te veriut,deri ne Shkumbin mundet te merret,mendoj une,300.000 hektar siperfaqeje te kultivuara dhe po aq nga Shkumbini e poshte. Terreni,(toka) qe mundet te kultivohej ne fshatrat ne afersi te detit kushtonin ne kohen e Turqise 750 franga per hektare ; por ato me larg qendrave ku popullsia ishte e rralle nuk gjenin bleres as edhe me 10 franga hektarin. ...


(1) I dottori Santucci e Rotolo,della prima Missione Sanitaria dell l'Albania settentrionale (1914),hano riscontato nella popolazione un numero impressionante di malarici,di turbecolotici,di luetici, nonche le forme piu varie e piu gravi di anemie profonde,di bronchiti cronicissime,di affetti di polireumatismo articolare,di cardiaci,e, infine,una straordinaria quantita di malattie della pelle e del cuoio capelluto. Nell'Albania centrale,i dottori Sanmartino e Schiro,della seconda Missione Sanitaria italiana,fecero constatacioni non dissimili da quanto ha riscontrato la prima missione,se si eccetua una notevole prevalenza delle forme luetiche.
I luoghi visitati sono rattristanti,poiche il quadro di miseria,di abbandono in cui giacciono quegli abitanti,l'assoluta mancanza di comodita e di agi della vita,produce nell'animo dell'osservatore un senso di penoso scoramento,tanto piu profondo quanto si pensi alla naturale fertilita dei terreni e alla sveliata intelligenza degli Albanesi,che potrebbero,tutti, con un po'di buona volonta e inspirandosi al conctetto della patria,risorgere a nuova vita,dando forma e contenuto civile al nuovo stato.

Po kaloj ne depresion...

Posted: 23 Jan 2017 01:58 PM PST

Mirmbrema. Jam nje vajze 25 vjece nga jugu i shqiperis. Jam e martuar prej 3 vitesh dhe jetoj ne kurbet me burrin, vjehrrin dhe vjehrren. Jetoj jashte shtetit prej gati 17 vitesh, jam e diplomuar dhe vazhdoj masterin. Ne jeten time kam kaluar mjaft veshtiresi dhe e fundit ka qene humbja e dy binjakeve qe prisja me padurim. Kjo gje me ka çorjentuar, demoralizuar dhe me ka bere tè ndihem e pa vlere. Jam munduar ta kaloj dhe te provoj perseri te ngel shtatezane, por kam shume probleme shendetsore qe nuk me lejojn te kem cikel te rregullt qe prej adoleshences, i cili varet sipas mjekeve nga stresi.
Problemet e mia theksohen kur martohem. Njihem me burrin tim ne Facebook,mbas shume muajsh te dy marim trenin per t'u takuar ne mes te rruges. Kur i treguam familjeve, ata nuk e pranuan dhe aq mire sidomos familja e tij sepse donte nje nuse me lajmesi dhe une nuk isha ashtu si ata donin (sidomos vjehrra! Tek e fundit cfare nuse mund te jet nje qe takon cuna rruges?!). Familja ime nuk donte qe te martohesha me nje person pa shkolle, por une kam vendosur me zemer dhe ata jane te lumtur per mua, nese une jam e lumtur. Dua te theksoj se kam familje shume te rrept, babi im eshte fanatik i papare dhe me ka mbajtur mbyllur ne shtepi per shume vite sa qe nuk kisha jete tjeter pervec familjes.
Jam nje person qe vepron me zemer, coj ndjenjat para gjithckaje dhe sillem mire me te tjeret duke u munduar per me te drejten dhe duke menduar se te gjithe jane si une, por keshtu nuk eshte. Asnjehere nuk them jo edhe kur kam problemet e mia sepse mendoj se neqoftese ndihmoj te tjeret, zoti do me ndihmoj me problemet e mia.
Qe kur kam qene e vogel jam mesuar me sakrifica dhe me pune, kam rritur vllain qe 6 muajsh dhe isha vetem 12 vjece, kam punuar me mamin qe 13 vjece, kam punuar gjate adoleshences si pastruse, ne dyqan, kam mbajtur plaka dhe femi dhe asnjehere nuk i them jo punes edhe tani qe punoj ndonjehere ne buqesi.
Nuk me pelqen te flas per veten me njerezit qe me rrethojn sepse duket sikur dua te mburrem...neqoftese duan te me vleresojn per ate qe jam, le ta bejn...nuk me pelqen te me rritet vlera me fjale por me vepra. Per kete fakt gjthmon me kane lavderuar, me kane pergezuar dhe respektuar. Gjithmone thone: "si goca e Filanit nuk ka per edukaten, kulturen, respektin, sjelljen dhe miresin qe i trasmeton te tjereve."
Gjithe kjo mbaroi kur erdha ne deren e burrit. Kam nje burre te mrekullueshem, duhemi shume dhe nuk e imagjinojm dot jeten tone pa njeri-tjetrin. Vjehrri im eshte tip shume i qet, i shkon mire cdo gje, nuk merzitet kurre, eshte i edukuar dhe i respektueshem ndaj meje, mundohet per me te miren per mua.
Kalojm tek vjehrra ime. Kur kam hyre ne kete dere jam munduar ti mesoj gjerat prej saj sepse isha dhe jam vajze shkolle, nuk kam hulluar kurre byrek apo zier fasule sepse nuk me dilte koha per keto gjera, kisha punen, shkollen, motren dhe vllain per te ndihmuar me shkollen dhe ne shtepi ndihmoja me pastrimin, hekurosjen, larjen e rrobave dhe gatimin e makaronave qe jane pasioni im. Per te tjerat meresh mami im e cila punonte dhe punon shume, poashtu dhe babi.
Vjehrra ime, sic e thash, me ka mesuar shume gjera dhe e falenderoj per kete, por ajo ka filluar te luaj rrolin e burrit per mua, do te di gjithcka, fut hundet kudo, do te di ku i harxhoj leket dhe duhet ta pyes per cdo gje qe bej, blej etj. Burri im punon large dhe vjen nje here ne jave ne shtepi. Ajo futet dhe ne dhomen time kur une jam ne krevat duke studiuar. Fut hundet ne cift, nese kerkojm apo jo femi, nese pi ilace dhe per ca i pi, nese duam te dalim duhet ti japim llogari, nese ka njerez me te cilet ndihem mire dhe qesh (kam nje natyre shume gazmore) duhet mos te zgerdhihem. Ajo eshte tip qe nuk e harxhon lekun per asnje arsye ne bote, kursen jashte maksimumit shume dhe eshte tamaqare per punen (por une jam e vetmja qe nuk ka pune te rregullt ne shtepi dhe harxhoj me shume se te tjeret sepse kam shkollen dhe probleme shendetsore). Une blej shume rralle rroba dhe kur i blej, harxhoj pak sepse ndjej peshen e fjaleve te saj edhe kur i blej me cmim te ulet... sa here qe thaj floket me tharse ose i drejtoj, dmth 1 here ne muaj, ajo do me bej muhabete per harxhimin dhe konsumimin e dritave, poashtu kur hekuros dy ore rrjesht... por mbi te gjitha ajo eshte me mentalitet te vjeter: ajo nuk i nder rrobat ne te kunderten, nuk i palos ne te kunderten, nuk con luget dhe buken ne tavolin para se te ulen njerezit dhe qindra tradita te tjera qe une nuk i kam as degjuar, jo me ti ndjek. Nuk kam fuqi dhe nerva te merem me shkollen dhe punet e shtepis, jo me te merem me budallalliqet e vjetra qe per jeten time nuk kane vlere dhe nuk dua tja di per ato. Por ajo vazhdon te sillet si cdo vet dhe i perserit gjerat 500 here. Per me teper di vetem te shaj te tjeret sepse si ajo nuk ka, ka mbajtur pleqet, rritur femit, mbajtur lop, kal e pula, ka punuar ne koprativ, ka punuar tokat e saja, ka mbajtur familjen, ka qene e bukur (une jam 10 kg mbi peshe si pasoj e problemeve shendetsore) kurse te tjeret para saj jane zero.
Dje ajo me tha "me mire te dish se sa te besh", dhe me kete fjali jam ndjer e ofenduar, sepse do te thot se une nuk di dhe kjo nuk eshte aspak e vertet. I kam ndenjur me hund sepse ky eshte difekti im, une nuk kthej kurre fjale, e vuaj cdo gje nga brenda duke qene person i ndjeshem, por me ngelet qefi shpejt dhe rri mendoj e qaje nate e dite per fjalet qe me thot.
Frika ime eshte mos semurem dhe kaloj ne depresion, sepse para disa ditesh kam qene duke folur me veten se si mund ti pergjigjem provokimeve te saja. Stresohem shume dhe kjo ndikon ne shendetin tim dhe ne jeten ne cift. Jam person qe mendon me teper se aq sa duhet, nuk dua te arri te prish familjen time qe e kam ndertuar me shume sakrifica. Burri im me ka thene ta heq mendjen se do ndahemi nga prinderit e as te ndahemi ne te dy, ai me do dhe me rri prane kur une kaloj fundjavat duke qare. Ai thot se ska cte bej, nuk mundet ti thot gje se e ka nene dhe une jam e para qe i thot ta respektoj e mos ta kundershtoj asnjehere.
Por si mund ta kaloj jeten me nje person qe do tme uli ne cdo ane? Si mund ta kaloj jeten me nje qe do te di gjithcka? Mos valle jam martuar me vjehrren dhe jo me burrin? Ju lutem me ndihmoni te kuptoj si te sillem, dua ta fle mendjen por me rendojn ne zemer fjalet e saj. Kam frike mos nuk ngel kurre shtatezane duke ngelur e stresuar dhe nuk mund te vazhdoj te jetoj pa nje femi qe ne e deshirojm shume.
Kerkoj falje per gabimet ne gjuhen shqipe, shpresoj te me mirekuptoni.

Projektligji, falen taksat dhe gjobat. Amnisti për bizneset dhe individët

Posted: 23 Jan 2017 12:12 PM PST

Taksat e papaguara nga biznesi dhe individët, që i përkasin periudhës para 31 dhjetorit të vitit 2010 do të falen plotësisht.

Top Channel ka zbardhur draftin përfundimtar të qeverisë, për faljen e pjesshme të detyrimeve tatimore, një projekt i nisur në verën e vitit të kaluar por që pritet të finanalizohet vetëm tani, pak muaj para zgjedhjeve.

Drafti parashikon që të gjitha detyrimet e lindura para 31 dhjetorit 2010 të falen plotësisht, pavarësisht llojit të tyre, përveç kontributeve të sigurimeve shoqërore dhe atyre shëndetësore. Për këtë kategori falen vetëm gjobat dhe kamatëvonesat.

Por çfarë ndodh me detyrimet e mëvonshme? Sipas projektligjit, për detyrimet që i përkasin periudhës nga 1 janari 2011 deri në 31 dhjetor 2014 do të falen të gjitha gjobat dhe kamatëvonesat, me kushtin që biznesi apo individi të paguajë të plotë detyrimin fillestar.

Ndërsa për dy vitet e fundit, 2015-2016 nuk do të ketë asnjë falje taksash, përveç një grupi shumë specifik detyrimesh, që biznesit i janë ngarkuar për fajin e administratës.

Këto janë detyrimet për bizneset e çregjistruara para hyrjes në fuqi të këtij ligji, si dhe gjobat ndaj 31 mijë bizneseve që u vendosën gabim nga sistemi i Tatimeve në verën e kaluar.

Po kështu, përmes këtij drafti parashikohet falja edhe e gjobave për vonesat në dorëzimin e pasqyrave financiare, apo destinimit të fitimit, si dhe gjobat e vendosura me ligjin e ashpër të procedurave tatimore, i cili më pas u rrëzua nga Gjykata Kushtetuese.

Ndërsa detyrimet për të cilat bizneset janë dënuar me vendim të formës së prerë nga gjykata nuk falen, por do të paguhen plotësisht.

/ Top Channel

urim ditelindje :

Posted: 23 Jan 2017 06:06 AM PST

[ATTACH=CONFIG]172456[/ATTACH
pershndetje i nderuemi lexues .
Fotografitë e Bashkëngjitura
 

Sot festojne ditlindjen :

Posted: 23 Jan 2017 12:22 AM PST

SOT FESTOJNË DITËLINDJEN
E.J., METIMM, VIP, sweet_eda_05, agimi (63), Alfabeta (48), Fokus (47), LutfiDema (47), "Ambrida" (45), atlanthys (44), fatbardha (44), deadintherain (44), Kobrat (43), Surroplliu (42), AndoniS (37), silvana (37), aurora e ujerav (36), emi (35), Delina (34), olti2002 (33), Centaurs (33), besjon (32), durrsake4ever (32), banax (32), adachicago (31)
Emri:  BAHRI QELLIMI ..................jpg    Shikime: 68    Madhësia:  66.5 KB
pershndetje i nderuemi lexues .
Fotografitë e Bashkëngjitura
 
loading...

Lexo edhe:

Postimet e fundit






Popular posts from this blog

Trajta e shquar dhe e pashquar e emrit

  Trajta e shquar dhe e pashquar e emrit Trajta themelore e emrit është rasa emërore e pashquar.  Nga trajta themelore ose parësore i fitojmë format e tjera gramatikore të emrit (trajtat). Emrat , si në njëjës ashtu edhe në shumës, përdoren në dy trajta: a) në trajtë të pashquar dhe b) në trajtë të shquar shquar. Emri në trajtën e pashquar tregon qenie, sende ose dukuri në përgjithësi, në mënyrë të papërcaktuar. P.sh.: një nxënës, një punëtor, një mendim , një mace, një laps etj. Emri në trajtën e shquar tregon qenie, sende ose dukuri të tjera, të veçuara nga gjërat e tjera të llojit të vet. P.sh.: nxënësi, punëtori, mendimi, macja, lapsi etj.   Formë përfaqësuese (bazë) e emrit është trajta e pashquar, numri njëjës, rasa emërore : djalë, vajzë, shkollë, lule, letër, njeri, kompjuter, lepur, qen, piano etj. Trajta e shquar e emrit formohet duke i pasvendosur formës përfaqësuese nyjën shquese, përkatësisht mbaresën: a) për emrat e gjin

Ese të ndryshme shqip

Ese dhe Hartime '' Ese dhe hartime të ndryshme shqip dhe anglisht '' Ndalohet rreptësisht kopjimi dhe postimi në një faqe tjetër.  Redaksia Rapitful ka lexuar disa ankesa në emailin e saj të bëra nga disa arsimtarë dhe profesorë ku janë ankuar se nxënësit po i kopjojnë esetë dhe hartimet nga faqja Rapitful dhe me ato ese apo shkrime po prezantohen gjatë shkrimit të eseve dhe hartimeve. Pra redaksia Rapitful kërkon nga nxënësit që të mos kopjojnë esetë dhe hartimet dhe me to të prezantohen para mësimdhënësve por le të jenë këto ese vetëm si një udhërrëfyes se si duhet të shkruhet një ese apo hartim dhe asesi të kopjohen. Ju faleminderit për mirëkuptim. Ese dhe hartime do te shtohen vazhdimisht keshtuqe na vizitoni prap. Nëse dëshironi Analiza letrare të veprave të ndryshme kliko mbi Analiza Letrare Kliko mbi titullin që ju intereson Ese për Diturinë   Për Mjekët! Fakultetet e sotme po kryhen me teste 6 arsye për të mos studiuar mjekësinë P

Tekste shqip: ““Ah Kjo Rruga E Gurbetit” - Shaqir Cërvadiku & Fatjon Dervishi” plus 21 more

Tekste shqip: ““Ah Kjo Rruga E Gurbetit” - Shaqir Cërvadiku & Fatjon Dervishi” plus 21 more “Ah Kjo Rruga E Gurbetit” - Shaqir Cërvadiku & Fatjon Dervishi “Du Me T'pa” - Gjyle Qollaku Nora Istrefi “Kercejna” - Sabiani Feat. Denis Taraj Getoar Selimi “Du Me T'pa” - Lori Bora Zemani “Million” - Melissa
Related Posts Plugin for WordPress, Blogger...

Labels

Show more