Skip to main content

Forumi Shqiptar: “Ngritja dhe rënia e meritokracisë europiane. Ivan Krastevi “zbulon sekretin” e populizmit” plus 4 more

Forumi Shqiptar: “Ngritja dhe rënia e meritokracisë europiane. Ivan Krastevi “zbulon sekretin” e populizmit” plus 4 more


Ngritja dhe rënia e meritokracisë europiane. Ivan Krastevi “zbulon sekretin” e populizmit

Posted: 22 Jan 2017 10:36 AM PST

Duhet të jetë e qartë se meritokracia – një sistem në të cilin më të talentuarit dhe të aftët, më të arsimuarit, ata që marrin rezultate më të larta në provime, janë vendosur në pozicione udhëheqëse – është më e mirë se sa plutokracia, gerontokracia, aristokracia, dhe ndoshta, edhe sundimi i shumicës, demokracia. Por elitat meritokratike të Europës nuk urrehen thjeshtë për shkak të fanatizmit të marrë apo konfuzionit të njerëzve të zakonshëm. Ajo që i bën meritokratët kaq të padurueshëm për kritikët e tyre nuk është aq shumë suksesi, sesa këmbëngulja e tyre që ia kanë dalë mbanë për shkak se kanë punuar më shumë se të tjerët, sepse ndodhi që të ishin më të kualifikuar se të tjerët, dhe sepse ata kaluan testet në të cilët të tjerët dështuan.
Emri:  Screen-Shot-2017-01-19-at-10.01.03.jpg    Shikime: 58    Madhësia:  41.1 KB
Nga Ivan Krastev

Kur nuk e kupton dot përse njerëzit sillen në një mënyrë të caktuar, gjëja më e kollajtë që mund të bësh, është që të bindësh veten se njerëzit nuk e dinë se ç'po bëjnë. Këtë kanë bërë udhëheqësit europianë të politikës, biznesit dhe medias, në përgjigje të valës populiste që ka përfshirë kontinentin. Ata janë të tronditur, që shumë prej bashkatdhetarëve të tyre po votojnë për demagogë të papërgjegjshëm. Ata e kanë të vështirë të kuptojnë burimet e zemërimit ndaj elitave meritokratike, që mishërohen më së miri prej nëpunësve civilë të mirëarsimuar dhe kommetentë, në Bruksel.

Përse ka kaq pakënaqësi ndaj klasave "që kanë kaluar provimin", në një kohë kur kompleksiteti i botës, sugjeron që ato u nevojiten më shumë se kurrë njerëzve? Përse njerëzit që punojnë shumë, me qëllim që fëmijët e tyre të diplomohen në universitetet më të mirë të botës, refuzojnë t'u besojnë atyre që janë diplomuar tashmë në këto universitete? Si është e mundur që dikush mund të bjerë dakord me Michael Grove, politikanin pro Brexit, i cili ka thënë se njerëzve "u ka ardhur në majë të hundës nga ekspertët?"

Duhet të jetë e qartë se meritokracia – një sistem në të cilin më të talentuarit dhe të aftët, më të arsimuarit, ata që marrin rezultate më të larta në provime, janë vendosur në pozicione udhëheqëse – është më e mirë se sa plutokracia, gerontokracia, aristokracia, dhe ndoshta, edhe sundimi i shumicës, demokracia.

Por elitat meritokratike të Europës nuk urrehen thjeshtë për shkak të fanatizmit të marrë apo konfuzionit të njerëzve të zakonshëm.

Michael Young, sociologu britanik i cili në mesin e shekullit që kaloi pagëzoi termin "meritokraci", nuk do të habitej nga kthesa e ngjarjeve. Ai ishte i pari që shpjegoi se, ndonëse "meritokracia" mund të tingëllojë e mirë për shumicën e njerëzve, një shoqëri meritokratike do të ishte një katastrofë. Do të krijonte një shoqëri fitimtarësh egoistë dhe arrogantë, dhe humbësish të zemëruar e të dëshpëruar. Triumfi i meritokracisë, sipas Young, do të shpinte në nëj humbje të komunitetit politik. Ajo që i bën meritokratët kaq të padurueshëm për kritikët e tyre nuk është aq shumë suksesi, sesa këmbëngulja e tyre që ia kanë dalë mbanë për shkak se kanë punuar më shumë se të tjerët, sepse ndodhi që të ishin më të kualifikuar se të tjerët, dhe sepse ata kaluan testet në të cilët të tjerët dështuan.

Paradoksi i krizës aktuale politike në Europë, i ka rrënjët në faktin që elitat e Brukselit fajësohen për po të njëjtat arsye, për të cilat ato vlerësojnë veten: kozmopolitanizmi i tyre, rezistenca e tyre ndaj presionit të publikut dhe lëvizshmëria e tyre.

Në Europë, elita meritokratike është një elitë mercenare, jo shumë ndryshe nga futbollistët më të mirë që shiten e blihen nga klubet më të mirë nëpër kontinent. Bankierë të suksesshëm holandezë lëvizin në Londër; burokratë të aftë gjermanë shkojnë në Bruksel. Institucionet dhe bankat europiane, ashtu si klubet e futbollit, shpenzojnë sasi kolosale parash për të blerë "lojtarët" më të mirë.

Zakonisht, ky sistem nënkupton fitore në fushë, në sallën e bordit qendror të bankës.

Po çfarë ndodh kur këto ekipe nisin të humbasin, apo ekonomia ngadalëson? Tifozët i braktisin. Kjo sepse nuk ka një marrëdhënie, që të lidhë "lojtarët" dhe tifozët e tyre, përtej festimit të fitoreve. Ata nuk vijnë nga e njëjta lagje. Ata nuk kanë miq të përbashkët, apo kujtime të përbashkëta. Shumë prej lojtarëve nuk janë as nga të njëjtët shtete si ekipet e tyre. Mund të admirosh "yjet" e paguar, por nuk ke arsye të të vijë keq për ta.

Në sytë e elitave meritokratike, suksesi i tyre jashtë vendeve të tyre është provë e talentit, por në sytë e shumë njerëzve, vetë kjo lëvizshmëri është arsye për të mos u besuar.

Njerëzit u besojnë udhëheqësve të tyre, jo vetëm për shkak të aftësisë së tyre, por edhe për shkak të kurajës dhe angazhimit, dhe për shkak se besojnë që udhëheqësit e tyre do të qëndrojnë aty në kohëra krizash, dhe nuk do të rendin drejt helikopterit, duke dalë nga dera e emergjencës. Paradoksalisht, janë aftësitë e konvertueshme të elitave të sotme, fakti që janë njësoj të afta të drejtojnë një bankë në Bullgari apo Bangladesh, apo të japin leksione në Athinë ose Tokio, që i bën njerëzit kaq dyshues ndaj tyre. Njerëzit kanë frikë se në kohëra telashesh, meritokratët do të zgjedhin të largohen, në vend se të ndajnë koston e qëndrimit.

Atëherë, nuk duhet të habitemi, që është besnikëria – domethënë besnikëria e pakushtëzuar ndaj grupeve etnike, fetare apo shoqërore – që qëndron në zemër të joshjes prej populizmit në Europë. Populistët u premtojnë njerëzve që të mos i gjykojnë bazuar vetëm në meritat. Ata premtojnë solidaritet, por jo domosdoshmërisht drejtësi.

Nryshe nga një shekull më parë, udhëheqësit e sotëm popullorë nuk janë të interesuar në shtetëzimin e industrive. Në vend të kësaj, ata premtojnë që të shtetëzojnë elitat. Ata nuk premtojnë të shpëtojnë popujt, por të qëndrojnë me ta. Ata premtojnë që të rivendosin kufijtë kombëtarë dhe ideologjikë, që globalizimi i fshiu. Shkurt, ajo që u premtojnë populistët votuesve të tyre nuk është aftësia, por afrimiteti. Ata premtojnë të rivendosin lidhjen mes elitave dhe popujve. Dhe shumëkush në Europë e sheh si shumë joshës këtë premtim.

Filozofi amerikan, John Rauls foli për shumë liberalë kur argumentoi se të jesh humbës në një shoqëri meritokratike, nuk ishte aq e dhimbshme, sa të jesh një humbës në një shoqëri haptaz të padrejtë. Sipas konceptit të tij, drejtësia e lojës do të ripajtonte njerëzit me dështimin. Sot, duket sikur filozofi i madh e ka patur gabim. NYT – Në shqip nga www.bota.al
Fotografitë e Bashkëngjitura
 

ut it's about coming together as a team and seeing

Posted: 22 Jan 2017 09:16 AM PST

NFC Championship 2017 online TV channel by iPad, Mac, iPhone, PC,ect

Posted: 22 Jan 2017 06:59 AM PST

Tiramisu Speculoos

Posted: 22 Jan 2017 04:48 AM PST

Sot kan fest ditlindjet :

Posted: 22 Jan 2017 12:59 AM PST

SOT FESTOJNË DITËLINDJEN
Irfan, Diabolic_boy, kallajqe, burbuqja, sun, zenusi (65), japanci (51), art (45), prushi (41), snake (40), snace (40), Nimi1977 (40), [X-MaN] (38), PagarushaPR (38), mikel80 (37), botaed (36), geni_vl (36), lola81 (36), Din (35), SiBora (34), wsu_best (34), Cherry ME (34), genti15 (34), Migert (34), Exelero (34), fjeraku (33), valentina (33), edlira sokoli (33), M_U_XH_A_H_I_D_ (33), Eva-Mi (33), tonidagirl69 (32), iliri (31), CaPoNe (31), Triplo (31), _D12_ (30), |X|--Hacker (30), Sn[][]Py (30), ICE (30), playin e (26)
Emri:  bahri qellimi '.jpg    Shikime: 65    Madhësia:  42.0 KB
PERSHNDETJE I NDERUEMI LEXUES .
Fotografitë e Bashkëngjitura
 
loading...

Lexo edhe:

Postimet e fundit






Popular posts from this blog

Trajta e shquar dhe e pashquar e emrit

  Trajta e shquar dhe e pashquar e emrit Trajta themelore e emrit është rasa emërore e pashquar.  Nga trajta themelore ose parësore i fitojmë format e tjera gramatikore të emrit (trajtat). Emrat , si në njëjës ashtu edhe në shumës, përdoren në dy trajta: a) në trajtë të pashquar dhe b) në trajtë të shquar shquar. Emri në trajtën e pashquar tregon qenie, sende ose dukuri në përgjithësi, në mënyrë të papërcaktuar. P.sh.: një nxënës, një punëtor, një mendim , një mace, një laps etj. Emri në trajtën e shquar tregon qenie, sende ose dukuri të tjera, të veçuara nga gjërat e tjera të llojit të vet. P.sh.: nxënësi, punëtori, mendimi, macja, lapsi etj.   Formë përfaqësuese (bazë) e emrit është trajta e pashquar, numri njëjës, rasa emërore : djalë, vajzë, shkollë, lule, letër, njeri, kompjuter, lepur, qen, piano etj. Trajta e shquar e emrit formohet duke i pasvendosur formës përfaqësuese nyjën shquese, përkatësisht mbaresën: a) për emrat e gjin

Ese të ndryshme shqip

Ese dhe Hartime '' Ese dhe hartime të ndryshme shqip dhe anglisht '' Ndalohet rreptësisht kopjimi dhe postimi në një faqe tjetër.  Redaksia Rapitful ka lexuar disa ankesa në emailin e saj të bëra nga disa arsimtarë dhe profesorë ku janë ankuar se nxënësit po i kopjojnë esetë dhe hartimet nga faqja Rapitful dhe me ato ese apo shkrime po prezantohen gjatë shkrimit të eseve dhe hartimeve. Pra redaksia Rapitful kërkon nga nxënësit që të mos kopjojnë esetë dhe hartimet dhe me to të prezantohen para mësimdhënësve por le të jenë këto ese vetëm si një udhërrëfyes se si duhet të shkruhet një ese apo hartim dhe asesi të kopjohen. Ju faleminderit për mirëkuptim. Ese dhe hartime do te shtohen vazhdimisht keshtuqe na vizitoni prap. Nëse dëshironi Analiza letrare të veprave të ndryshme kliko mbi Analiza Letrare Kliko mbi titullin që ju intereson Ese për Diturinë   Për Mjekët! Fakultetet e sotme po kryhen me teste 6 arsye për të mos studiuar mjekësinë P

Tekste shqip: ““Ah Kjo Rruga E Gurbetit” - Shaqir Cërvadiku & Fatjon Dervishi” plus 21 more

Tekste shqip: ““Ah Kjo Rruga E Gurbetit” - Shaqir Cërvadiku & Fatjon Dervishi” plus 21 more “Ah Kjo Rruga E Gurbetit” - Shaqir Cërvadiku & Fatjon Dervishi “Du Me T'pa” - Gjyle Qollaku Nora Istrefi “Kercejna” - Sabiani Feat. Denis Taraj Getoar Selimi “Du Me T'pa” - Lori Bora Zemani “Million” - Melissa
Related Posts Plugin for WordPress, Blogger...

Labels

Show more