Skip to main content

Zëri: “Drenasi, dështimi i parë i Kadri Veselit” plus 29 more

Zëri: “Drenasi, dështimi i parë i Kadri Veselit” plus 29 more


Drenasi, dështimi i parë i Kadri Veselit

Posted: 04 Dec 2016 02:48 PM PST

Në zgjedhjet e jashtëzakonshme për kryetar të Drenasit nuk ka dështuar vetëm kandidati i PDK-së, Ramiz Lladrovci, por edhe shefi i partisë, Kadri Veseli. Në udhëheqjen e këtij të fundit, PDK për herë të parë që nga paslufta nuk ka arritur të siguroj fitore në raundin e parë të zgjedhjeve në Drenas, shkruan ‘Zeri.info’. Sipas rezultateve preliminare, kadidati i PDK-së, Ramiz Lladrovci, do të detyrohet të garoj edhe në raundin e dytë të zgjedhjeve për kryetar të Drenasit me Isa......

This posting includes an audio/video/photo media file: Download Now

Xhemajlaj: Unë jam tani e tutje kryetar i Drenasit

Posted: 04 Dec 2016 02:22 PM PST

Kandidati për kryetar të Drenasit nga Nisma për Kosovën, Isa Xhemajlaj, është shprehur i kënaqur me rezultatin e arritur në zgjedhjet e jashtëzakonshme të mbajtura sot. “Kam përfaqësuar ndryshimin në Drenas. Ndryshimi ka ndodhur, sepse mbi 50 për qind e banorëve të Drenasit kanë votuar për ndryshimin”, ka thënë Xhemajlaj në KTV. “Ndërsa, partia në pushtet ka 45 për qind”, ka theksuar Xhamajlaj, raporton Gazeta Express. Xhemajlaj tashmë e konsideron veten kryetar të......

This posting includes an audio/video/photo media file: Download Now

E konfirmon KQZ: Drenasi shkon në balotazh

Posted: 04 Dec 2016 02:18 PM PST

Kryetarja e Komisionit Qendror të Zgjedhjeve, Valdete Daka, ka njoftuar se në bazë të rezultateve preliminiare, në Drenas do të zhvillohet një rreth i dytë i votimit për të zgjedhur kryetarin e komunës. Daka, në konferencën për media, ka thënë se sipas ligjit, balotazhi do të duhej të mbahej 4 javë pas ditës së zgjedhjeve. Por ajo ka shtuar se për ditën e saktë të balotazhit publiku do të informohet pas rezultateve përfundimtare. KQZ ka njoftuar se kanë mbetur 2 vendvotime pa u numëruar.......

This posting includes an audio/video/photo media file: Download Now

Niang e Lapadula si Armando Sadiku e Rodriguez (Video)

Posted: 04 Dec 2016 01:47 PM PST

Niang e Lapadula kanë bërë atë që bën ditë më parë Armando Sadiku e Roberto Rodríguez Sulmuesi i kombëtares shqiptare, Armando Sadiku, në ndeshjen ndaj Villarreal në Europa League, u shty me bashkëlojtarin se cili ta ekzekutojë penalltinë, përcjell Gazeta Express. Një moment i tillë ka ndodhur edhe sot në Itali. Në sfidën Milan – Crotone, ku ekipi i Montellas fitoi fal golit pak minuta para fundit të ndeshjes, sulmuesit Niang dhe Gianluca Lapadula janë shtyrë se cili ta ekzekutojë......

This posting includes an audio/video/photo media file: Download Now

Qetë para selisë së PDK-së në Drenas, nis shpërndarja e simpatizantëve

Posted: 04 Dec 2016 01:41 PM PST

Para selisë së PDK-së në Drenas, gjendja paraqitet e qetë. Simpatizantët e kësaj partie kanë nisur tëe shpërndahen për në shtëpitë e tyre, duke lënë kështu hapësirën para selisë pothuajse krejtësisht në qetësi, njofton Klan Kosova. Zyrtarët e kësaj partie në Drenas nuk kanë dashur të proonocohen për Klan Kosovën, ani pse KQZ ka numëruar pothuajse të gjitha votat në zgjedhjet e sotme të jashtëzakonshme në Drenas. Sipas numërimeve të tanishme,......

This posting includes an audio/video/photo media file: Download Now

Albulena Haxhiu: Përgëzoj qytetarët e Drenasit që ndëshkuan një subjekt kriminal

Posted: 04 Dec 2016 01:34 PM PST

Deputetja e Parlamentit të Kosovës, nga Vetëvendosje, Albulena Haxhiu ka thënë se ndryshimi ka filluar duke iu referuar situatës së sotme për zgjedhjet në Drenas. “Ndryshimi ka filluar! Pas një periudhe të gjatë, PDK, po humb besimin në vendet që ka pasur më së shumti mbështetje!”, ka shkruar Haxhiu në llogarinë e saj në Facebook, transmeton Klan Kosova. “Përgëzoj qytetarët e Drenasit që ndëshkuan një subjekt kriminal!” “Zgjedhjet e ardhshme nacionale, do të......

This posting includes an audio/video/photo media file: Download Now

Limaj: Nisma do të fitoj në balotazh

Posted: 04 Dec 2016 01:26 PM PST

Kreu i Nismas për Kosovën, Fatmir Limaj është ndier i lumtur për sukseset e kandidatit të partisë së tij. Limaj është i bindur se edhe në balotazh do të fitoj kandati Isa Xhemajlaj. “Të gjithë qytetasve të Drenasit ia uroj këtë ditë zgjedhorë dhe një sjellje të kulturuar të Drenasit . Ka qenë një proces i rregullt dhe ata e meritojnë shumë këtë punë . Krejt çka ka ndodhë, qytetarët nuk kanë ra në provokim, me një objektiv të qartë për......

This posting includes an audio/video/photo media file: Download Now

Zyrtare: Drenasi në Balotazh (Foto)

Posted: 04 Dec 2016 01:09 PM PST

Deri tash janë numëruar 60 vendvotime nga 72 sa janë gjithsejtë në Drenas. Nga këto rezultate shihet se Drenasi do të shkojë drejt balotazhit, njofton Klan Kosova. Ramiz Lladrovci nga PDK-ja, deri tash ka marrë rreth 45% ndërsa Isa Xhemajlaj nga NISMA ka marrë rreth 27% të votave. Ndërsa i treti në këtë garë deri tash është kandidati i pavaruru, Xhavit Drenori, i cili ka marrë reth 12% të votave. ...

This posting includes an audio/video/photo media file: Download Now

Drenori: Dëm i madh për Drenasin nëse udhëhiqet nga Lladrovci

Posted: 04 Dec 2016 01:08 PM PST

Kandidati i pavarur për kryetar në komunën e Drenasit, Xhavit Drenori në një prononcim për zeri.info ka thënë se do të ishte dëmë i madh për komunën e Drenasit nëse do të udhëhiqej nga kundër kandidati i tij Ramiz Lladrovci. Drenori ka thënë se fushata e tij zgjedhore ka qenë pa shantazhe dhe manipulime. “ Fushata ime zgjedhore ka qenë e pastër sepse nuk e kam shantazhuar askënd. Do të ishte një dëm i madh në Drenasi do të udhëhiqej nga Ramiz Lladrovci sepse nuk është koncepti......

This posting includes an audio/video/photo media file: Download Now

Publikohen rezultatet e KQZ-së nga 51 vendvotime, Drenasi në balotazh

Posted: 04 Dec 2016 12:42 PM PST

Komisioni Qendror Zgjedhor ka publikuar rezultatet e 51 vendvotimeve, për zgjedhjet e jashtëzakonshme në Komunën e Drenasit Sipas këtyre rezultateve, kandidati i PDK-së Ramiz Lladrovci prin më 45, 77 % të votave.  I dyti është Isa Xhemajlaj  me 28,40 %. Ndërsa, i treti më radhë është kandidati i pavarur Xhavit Drenori më 11.75%. Pa u numëruar kanë mbetur edhe 21 vendvotime.  ...

This posting includes an audio/video/photo media file: Download Now

PDK, LDK dhe AAK bëhen bashkë në Drenas (FOTO)

Posted: 04 Dec 2016 12:41 PM PST

Partitë politike në Drenas zyret e tyre i kanë pozicionuar në të njëjtin objekt. Partia Demokratike e Kosovës, Lidhja Demokratike e Kosovës dhe Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës, ndajnë të njëjtin objekt me zyre të veçanta. Ndër të tjera këto parti politike edhe pse të ndara nga koncepti, veprojnë nën një kulm. Në këto momente ata edhe po bëjnë numërimin e tyre të votave./ZERI  ...

This posting includes an audio/video/photo media file: Download Now

Xhemajlaj : Ndërhyrja e Qeverisë bëri që ne të shkojmë në balotazh

Posted: 04 Dec 2016 12:35 PM PST

Kandidati i Nismës për Kosovën për kryetar të Komunës së Drenasit, Ali Xhemajlaj ka thënë se fitorja e tij në këto zgjedhje ka qenë e sigurtë. Ajo që e ka bërë që të shkojë në balotazh sipas tij është ndërhyrja e qeverisë në javën e fundit. Ndryshe, Xhemajlaj ka folur edhe për daljen e ulët të votuesve, sipas tij ky numër I votuesve ka qenë për shkak të mos pastrimit të listave të votuesve. ...

This posting includes an audio/video/photo media file: Download Now

KIZ: Lladrovci dhe Xhemajlaj në balotazh

Posted: 04 Dec 2016 12:31 PM PST

Driton Selmanaj nga Koalicioni për Integritet Zgjedhor ka bërë publike rezultatet preliminare të 80 për qind të votave të numëruara në Komunën e Drenasit. Sipas Selmanajt, PDK ka fituar 46.57 për qind; Nisma 26.20 për qind; kandidati i pavarur Xhavit Drenori 19.78 për qind; AKR 7.3 për qind; LDK 5. 37 për qind, Fjala 2 për qind. Duke u bazuar në këto rezultate Selmanaj tha se në Komunën e Drenasit do të ketë balotazh ku sipas tij në garë do të jenë kandidati i PDK-së Ramiz Lladrovci dhe ai i Nismës......

This posting includes an audio/video/photo media file: Download Now

Lladrovci thotë se nuk ka balotazh në Drenas

Posted: 04 Dec 2016 12:31 PM PST

Kandidati për kryetar në komunën e Drenasit Ramiz Lladrovci në një prononcim për medie ka thënë se beson në fitoren e tij dhe PDK-së Edhe pse i shkurtër në deklaratën e tij, Lladrovci i ka falënderuar të gjithë votuesit e tij. “ Ju falënderoj të gjithë ata që kanë dal në zgjedhje, unë jam bindshëm fitues si dhe partia ime. Nuk ka balotazh, akoma nuk ka dal rezultati pa përfundimtar. Nuk është humbje rënia në përqindje”, ka thënë Lladrovci./ZERI ...

This posting includes an audio/video/photo media file: Download Now

​Matoshi: Rezultati në Drenas, indikator se PDK po bie në gjithë Kosovën

Posted: 04 Dec 2016 12:27 PM PST

Rënia drastike e votave për PDK-në në zgjedhjet e jashtëzakonshme në Drenas, në raport me zgjedhjen e fundit lokale, analistët politik e vlerësojnë si një indikator se subjekti më i madh politik në vend do të ketë rënie në nivel të Kosovës. Madje, sipas tyre, bazuar në këto rezultate, të gjitha partitë politike në vend, përpos PDK-së, do të kërkojnë që vendi të shkoj në zgjedhje të parakohshme nacionale. “Rënia e PDK-së në Drenas është indikator......

This posting includes an audio/video/photo media file: Download Now

Feston PDK-ja, NISMA thotë se ka siguruar balotazhin

Posted: 04 Dec 2016 12:11 PM PST

Menjëherë pas mbylljes së qendrave të votimit dhe pa u shpallur rezultatet preliminare, simpatizantë të PDK-së kanë filluar festën. Ata janë të sigurt se ka fituar kandidati i tyre për kryetar të Drenasit, Ramiz Lladrovci. Edhe në shtabin zgjedhor të PDK-së kanë thënë se kandidati i tyre ka fituar zgjedhjet me shumicën absolute të votave. “Tashmë dihet se PDK-ja dhe kandidati ynë Ramiz Lladrovci i kanë fituar këto zgjedhje. Si gjithmonë, qytetarët e Drenasit kanë votuar për PDK-në“,......

This posting includes an audio/video/photo media file: Download Now

LIVE: Këtu mund t’i ndiqni rezultatet e votimit

Posted: 04 Dec 2016 12:08 PM PST

Në ueb-faqen e Komisionit Qendror të Zgjedhjeve mund të ndiqni hap pas hapi numërimin e votave  në zgjedhjet e jashtëzakonshme në Drenas. Klikoni në linkun e mëposhtëm për të parë numërimin në kohë reale: KLIKO KETU: http://rezultatet.kqz-ks.org/Results.aspx?RaceID=1&UnitID=4&IsPS=0&Turnout=0&LangID=2 ...

This posting includes an audio/video/photo media file: Download Now

Me 65 për qind të numërimit Drenasi shkon në Balotazh

Posted: 04 Dec 2016 12:07 PM PST

Në bazë të rezultateve që janë dhënë deri më tani, asnjë kandidat për kryetar komune nuk e ka arritë cakun për kalueshmëri në këtë garë. Sipas njoftimeve të KDI deri më tani njoftohet se rezultatet e para të zgjedhjeve prinë kandidati i Partisë Demokratike të Kosovës, Ramiz Lladrovci me 46 për qind. Pastaj në këtë garë prinë edhe Isa Xhemajlaj me 25 për qind. Në anën tjetër Xhavit Drenori ka marrë 13 për qind. Dhe Bedri Nika 6 për qind. Këto......

This posting includes an audio/video/photo media file: Download Now

Zgjedhjet

Posted: 04 Dec 2016 12:03 PM PST

Zgjedhjet...

This posting includes an audio/video/photo media file: Download Now

Ramiz Lladrovci prinë me 46 për qind

Posted: 04 Dec 2016 11:57 AM PST

KDI njofton se rezultatet e para të zgjedhjeve prinë kandidati i Partisë Demokratike të Kosovës, Ramiz Lladrovci me 46 për qind. Pastaj në këtë garë prinë edhe Isa Xhemajlaj me 25 për qind. Në anën tjetër Xhavit Drenori ka marrë 13 për qind. Dhe Bedri Nika 6 për qind. Këto rezultate nuk janë zyrtare/ZERI ...

This posting includes an audio/video/photo media file: Download Now

Këto janë rezultatet e para në Drenas (Foto)

Posted: 04 Dec 2016 11:46 AM PST

Kandidati i PDK-së, Ramiz Lladrovci po prin bindshëm në zgjedhjet e jashtëzakonshme në Drenas në rezultatet e para që KQZ po numëron drejtpërdrejt. Në pozitën e dytë vjen kandidati i NISMA-së, Isa Xhemajli, me 244 vota. Për rezultatet tjera shikoni fotografinë më poshtë./ZERI  ...

This posting includes an audio/video/photo media file: Download Now

Stavileci: PDK pret rezultate të thella

Posted: 04 Dec 2016 11:43 AM PST

Zëdhënësi i PDK-së Blerand Stavileci është shprehur se partia e tij do të korrë fitore në këto zgjedhje. Stavileci tha ndër të tjera se duhet të presin edhe rezultatet preliminare e që sipas tij është herët të flasin për rezultate. Ndërkaq për deklaratën e kryetarit të Mitrovicës Agim Bahtirit i cili tha se do të shkohet në Balotazh, Stavileci thotë se nuk duhet qenë aq optimist. “ Të gjithë qytetarët sot e kanë dhënë një test të demokracisë.......

This posting includes an audio/video/photo media file: Download Now

Policia: Shtatë persona shoqërohen në Polici gjatë procesit zgjedhor

Posted: 04 Dec 2016 11:12 AM PST

Policia e Kosovës nëpërmjet një komunikate për media njofton se që nga ora 7:00 e mëngjesit kur edhe janë hapur vendvotimet në komunën e Drenasit ka shoqëruar shtatë persona në stacione policore. Prej tyre pesë si të dyshuar, ndërsa dy në cilësinë e dëshmitarëve, që të gjithë pas përfundimit të procedurave policore me urdhër të prokurorëve përkatës janë liruar. Sipas Policisë me urdhër të Prokurorisë të shtetit janë hapur tri raste: Kanosje,......

This posting includes an audio/video/photo media file: Download Now

Bahtiri: Asnjë parti nuk do të dal fitues pa balotazh

Posted: 04 Dec 2016 11:12 AM PST

Kryetari i Komunës së Mitrovicës, Agim Bahtiri i cili është pjesë marrës në procesin e numërimit të votave në shtabin e AKR-së, në Drenas ka thënë se asnjë parti sipas tij nuk do të dali fitues pa balotazh. “Jemi duke numëruar votat mirëpo deri më tani jemi të sigurt se asnjë parti nuk do të dal fitues pa balotazh”, ka thënë Bahtiri. Votat pritet që të numërohen brenda një ore. /Zeri/ ...

This posting includes an audio/video/photo media file: Download Now

Isa Xhemajlaj i Nismës, e shpall fitoren në Drenas (Video)

Posted: 04 Dec 2016 11:02 AM PST

Kandidati për kryetar të Drenasit nga partia Nisma për Kosovën, Isa Xhemajlaj, ka shpall fitoren e tij në Drenas. Ai ka thënë se ka fituar pa balotazh edhe pse votat nuk janë numëruar ende, raporton lajmi.net. Komisioni Qendror i Zgjedhjeve ka bërë të ditur se rezultatet e para nga zgjedhjet e jashtëzakonshme në Drenas për kryetar të kësaj komune do të komunikohen pas një ore e gjysmë. /Lajmi.net/   ...

This posting includes an audio/video/photo media file: Download Now

PDK fillon festën në Drenas (Video/Foto)

Posted: 04 Dec 2016 10:52 AM PST

Pas mbylljes së vendvotimeve në Drenas ka filluar festa! Në orën 19 ka filluar mbyllja e qendrave të votimeve në Komunën e Drenasit. Në rrugët e këtij qyteti janë parë simpatizant të Partisë Demokratike të Kosovës me flamuj duke festuar. Kandidat i kësaj partie për kryetar të Drenasit është, Ramiz Lladrofci. /Lajmi.net/ ...

This posting includes an audio/video/photo media file: Download Now

Ja kur do të dalin rezultatet e zgjedhjeve në Drenas

Posted: 04 Dec 2016 10:47 AM PST

Komisioni Qendror i Zgjedhjeve ka njoftuar se në orën 21:00 do të bëhen publike rezultatet e zgjedhjeve për kryetar komune në Drenas. Valdete Daka nga KQZ tha se këto rezultate do të bëhen publike shumë shpejt pasi sic thotë ajo do të numërohen vetëm kandidatët./ZERI  ...

This posting includes an audio/video/photo media file: Download Now

Shkon në 24 numri i viktimave nga zjarri në Kaliforni

Posted: 04 Dec 2016 10:44 AM PST

Ekipet e shpëtimit kanë nxjerrë 24 trupa të pajetë nga një objekt banimi në Oakland të Kalifornisë pas shpërthimit të një zjarri gjatë një ndeje që është mbajtur gjatë fundjavës, shkruan Reuters Numri i viktimave pritet të rritet sërish, sipas autoriteteve amerikane. Rreshteri Ray Kelly zëdhënësi sherifit të zonës Alameda, ka thënë se 24 trupa janë gjetur nga autoritetet brenda objektit dy katësh ku ka ndodhur tragjedia. Ky rast tragjik i shkaktuar nga zjarri konsiderohet më i......

This posting includes an audio/video/photo media file: Download Now

40.55 për qind dalja në zgjedhje në Drenas

Posted: 04 Dec 2016 10:40 AM PST

Komisioni zgjedhorë i Kosovës ka deklaruar se votimet në Drenas kanë shkuar pa ndonjë incident të madh. Valdete Daka nga KQZ ka thënë se në këto zgjedhje kanë marrë pjesë 40.55 për qind apo 21 mijë e 318 votues. Daka ka thënë po ashtu se KQZ i falënderon të gjithë ata që kanë marr pjesë në procesin zgjedhor. Kryetarja e Komisionit zgjedhor, Valdete Daka në konferencën për media po ashtu ka thënë se pjesëmarrja në votime krahasuar me zgjedhjet e vitit 2013 është 8......

This posting includes an audio/video/photo media file: Download Now

Vërshime masive në Spanjë (Foto)

Posted: 04 Dec 2016 10:21 AM PST

Të reshurat e shumta në qytetin bregdetar spanjoll të Malagas dhe zonat përreth kanë shkaktuar vërshime të mëdha të cilat kanë marrë jetën e një personi, shkruan Reuters. Qeveria spanjolle tashmë e ka lëshuar alarmin duke paralajmëruar banorët e zonës së goditur që të kenë kujdes të shtuar. Një grua 26 vjeçare është gjetur e vdekur në qytezën Estepona në zonën Costa del Sol, rast ky i konfirmuar nga zëdhënësja e qeverisë lokale të Malagas. Pamjet e......

This posting includes an audio/video/photo media file: Download Now

loading...

Lexo edhe:

Postimet e fundit






Popular posts from this blog

Trajta e shquar dhe e pashquar e emrit

  Trajta e shquar dhe e pashquar e emrit Trajta themelore e emrit është rasa emërore e pashquar.  Nga trajta themelore ose parësore i fitojmë format e tjera gramatikore të emrit (trajtat). Emrat , si në njëjës ashtu edhe në shumës, përdoren në dy trajta: a) në trajtë të pashquar dhe b) në trajtë të shquar shquar. Emri në trajtën e pashquar tregon qenie, sende ose dukuri në përgjithësi, në mënyrë të papërcaktuar. P.sh.: një nxënës, një punëtor, një mendim , një mace, një laps etj. Emri në trajtën e shquar tregon qenie, sende ose dukuri të tjera, të veçuara nga gjërat e tjera të llojit të vet. P.sh.: nxënësi, punëtori, mendimi, macja, lapsi etj.   Formë përfaqësuese (bazë) e emrit është trajta e pashquar, numri njëjës, rasa emërore : djalë, vajzë, shkollë, lule, letër, njeri, kompjuter, lepur, qen, piano etj. Trajta e shquar e emrit formohet duke i pasvendosur formës përfaqësuese nyjën shquese, përkatësisht mbaresën: a) për emrat e gjin

Ese të ndryshme shqip

Ese dhe Hartime '' Ese dhe hartime të ndryshme shqip dhe anglisht '' Ndalohet rreptësisht kopjimi dhe postimi në një faqe tjetër.  Redaksia Rapitful ka lexuar disa ankesa në emailin e saj të bëra nga disa arsimtarë dhe profesorë ku janë ankuar se nxënësit po i kopjojnë esetë dhe hartimet nga faqja Rapitful dhe me ato ese apo shkrime po prezantohen gjatë shkrimit të eseve dhe hartimeve. Pra redaksia Rapitful kërkon nga nxënësit që të mos kopjojnë esetë dhe hartimet dhe me to të prezantohen para mësimdhënësve por le të jenë këto ese vetëm si një udhërrëfyes se si duhet të shkruhet një ese apo hartim dhe asesi të kopjohen. Ju faleminderit për mirëkuptim. Ese dhe hartime do te shtohen vazhdimisht keshtuqe na vizitoni prap. Nëse dëshironi Analiza letrare të veprave të ndryshme kliko mbi Analiza Letrare Kliko mbi titullin që ju intereson Ese për Diturinë   Për Mjekët! Fakultetet e sotme po kryhen me teste 6 arsye për të mos studiuar mjekësinë P

Tekste shqip: ““Ah Kjo Rruga E Gurbetit” - Shaqir Cërvadiku & Fatjon Dervishi” plus 21 more

Tekste shqip: ““Ah Kjo Rruga E Gurbetit” - Shaqir Cërvadiku & Fatjon Dervishi” plus 21 more “Ah Kjo Rruga E Gurbetit” - Shaqir Cërvadiku & Fatjon Dervishi “Du Me T'pa” - Gjyle Qollaku Nora Istrefi “Kercejna” - Sabiani Feat. Denis Taraj Getoar Selimi “Du Me T'pa” - Lori Bora Zemani “Million” - Melissa
Related Posts Plugin for WordPress, Blogger...

Labels

Show more