Skip to main content

Mesazhi.com: “Dorëzimi i kuponëve fiskal vazhdon edhe në 2017-ën” plus 9 more

Mesazhi.com: “Dorëzimi i kuponëve fiskal vazhdon edhe në 2017-ën” plus 9 more


Dorëzimi i kuponëve fiskal vazhdon edhe në 2017-ën

Posted: 05 Dec 2016 08:53 AM PST

Administrata Tatimore e Kosovës që nga muaji tetor i vitit 2015 e deri në këtë fundvit, po vazhdon që të bëj rimbursimin e mjeteve në llogaritë bankare të qytetarëve të Republikës së Kosovës për dorëzimin e kuponëve fiskal.

Te ata qytetarë që po merren me këtë "biznes" , pra grumbullim të kuponëve fiskal, ishte përhapur një propagandë së shumë shpejt do të ndalohet një gjë e tillë nga ATK, por 'IndeksOnline' ka kontaktuar me zyrtarë të ATK-së, ku dhe ka mësuar se për këtë çështje qytetarët duhet të rrinë të "qetë", pasi sipas gjitha gjasave kjo do të vazhdojë njëjtë sikur këto muajt paraprak të këtij viti.

"Nuk kemi ndonjë informacion zyrtar se çfarë pritet të ndërmerret për dorëzimin e kuponëve fiskal, por sigurisht që menjëherë pas çdo vendimi që merret do të lajmërohen me kohë qytetarët e Republikës të Kosovës, përderisa s'ka asgjë konkrete kjo formë do të vazhdoi njëjtë", ka thënë zyrtarja për informim e ATK-së, Valentina Bytyqi Sefa.

Ndërkaq për sa i përket mendimeve që kjo çështje do të ndërpritet për të nisur me një vendim tjetër të ATK-së, duke e bërë që kjo të rifilloi me "lojë shpërblyese", ATK-ja thekson se çfarëdo që merret vendim të parët janë qytetarët e Kosovës që do të lajmërohen me kohë.

"Këto normal që janë vetëm supozime se do të ketë ndryshim të kësaj procedure, për këtë vetëm mundet të kemi polemika e jo ende informacion zyrtar andaj edhe njëherë paralajmëroi se për çdo vendim që do të merret së pari do të lajmërohen me kohë qytetarët e Republikës së Kosovës", ka përfunduar ajo.

Dihet se projekti i fiskalizimit është vetëm një nga shumë projekte që implementon ATK-ja, numri i bizneseve të fiskalizuara deri më tani është 25,426, ndërsa numri i pajisjeve elektronike fiskale është 32,726.

The post Dorëzimi i kuponëve fiskal vazhdon edhe në 2017-ën appeared first on Mesazhi.com.

Votuesit të lodhur nga mospërmbushja e premtimeve, bojkotojnë zgjedhjet

Posted: 05 Dec 2016 08:42 AM PST

Premtimet e papërmbushura, mungesa e ofertues politike si dhe niveli i lartë i korrupsionit në Kosovë, besohet se po shkakton si pasojë daljen gjithnjë e më të ulët të votuesve në zgjedhje.

Komisioni Qendror i Zgjedhjeve bëri të ditur se në zgjedhjet e jashtëzakonshme në Komunën e Drenasit për dallim nga zgjedhjet e kaluara, përqindja e daljes së qytetarëve ka qenë me e ulët.

Analistët politikë dhe përfaqësuesit e organizatave joqeveritare, thonë se arsyet pse qytetarët nuk duan të dalin në zgjedhje janë mos-realizim i premtimeve të politikanëve.

Analisti Driton Selmanaj, konsideron se ka një rënie të trendit për pjesëmarrje në zgjedhje, por sipas tij, edhe lista e votuesve nuk është reale pasi ato nuk janë të përditësuara.

"Është e vërtetë se ka një trend të pakënaqësive të njerëzve në klasën politike dhe mungesës së alternativave për të përfaqësuar ata dhe kanë zgjedhur të heshtin. Kemi parë një fenomen të ri në Drenas që për ne ka qenë rasti i parë ku ka pasur një numër të madh të votave të dëmtuara. Do të thotë njerëzit shprehin revoltën e tyre përmes dëmtimit të fletëvotimeve se nuk shohin alternativë se kush mund t'i përfaqësojë ata", tha Selmanaj.

Mënyra se si kanë udhëhequr partitë politike me vendin, thotë Selmanaj, ka ndikuar dhe mund të ndikojë edhe në të ardhmen që qytetarët të mos kenë interesimin e duhur për të dalë në zgjedhje.

"Mënyra se si kanë udhëhequr me vendin [partitë politike], mënyra se si kanë demoluar pushtetin, mënyra se si kanë abuzuar me paranë publike, mënyra se si kanë mbytur shpresat e njerëzve, atëherë ata duhet ta shohin këtë si element më shqetësues për të rishikuar pozicionin e vet, si programor ashtu edhe të të bërit politikë, për tematikat dhe hallet e njerëzve që jetojnë në Kosovë", thotë Selmanaj.

Sipas tij, tani është koha e përshtatshme që në skenë të dalin edhe parti të reja politike me ide dhe vizion ndryshe nga partitë politike që janë aktualisht në Kosovë.

Kurse, analisti i Institutit Demokratik të Kosovës, Albert Krasniqi, tha për Radion Evropa e Lirë se Kosova nuk mund të konsiderohet si një vend në krizë, kur flitet për daljen e ulët në zgjedhje.

Ai thotë se për ta pasur një qartësi të saktë të votueseve në vend, duhet të ketë një përditësim të listave të votuesve.

"Në përgjithësi krahasuar me vendet e rajonit, pra nëse e kemi parasysh gjithmonë parregullsi e listës së votuesve, nuk është se Kosova qëndron më keq se sa trendet në rajon dhe vendet e tjera të pjesëmarrjes së qytetarëve në zgjedhje", tha Krasniqi.

Edhe qytetarët thonë se janë lodhur nga premtimet boshe të partive politike.

Nuhi Muliqi nga fshati Mazgit, Komuna e Obiliqit, thotë se nuk ka besim në asnjë nga partitë politike në Kosovë, andaj edhe nuk sheh ndonjë kandidat a subjekt për të cilin do të votonte.

"Unë edhe për djalin tim më nuk votoj. I ka humbur rendi. Ka humbur besimi. Ka humbur nderi e çfarë shteti është ky. Për kënd të votoj?! -Ka njerëz që nuk kanë bukë për të ngrënë, ka familje që nuk kanë ku të flenë, e këta nga tri e katër rroga i kanë në muaj. Kurse neve na i ndalin edhe ato para që na takojnë", tha Muliqi.

Ndërkaq, Mehmet Berisha nga Komuna e Fushë Kosovës, thotë se do të votonte vetëm nëse vjen një gjeneratë e re e politikanëve.

"A e dini se kur kisha me votu?! – kur të zhduken këta të gjithë dhe të vijnë do të moshës 25 vjeç, se këta janë të krimbur të gjithë dhe vetëm për vete shikojnë", tha Berisha.

Në zgjedhjet e jashtëzakonshme në Drenas, pjesëmarrja e votuesve, sipas Komisionit Qendror të Zgjedhjeve ishte 40.07 për qind. Në zgjedhjet e fundit lokale dalja ishte 46.31 për qind, kurse në zgjedhjet e përgjithshme, dolën 42. 63 për qind e votuesve.

The post Votuesit të lodhur nga mospërmbushja e premtimeve, bojkotojnë zgjedhjet appeared first on Mesazhi.com.

Xhamia e Kalasë së Prizrenit

Posted: 05 Dec 2016 08:30 AM PST

The post Xhamia e Kalasë së Prizrenit appeared first on Mesazhi.com.

Turqia lançon satelitin e dytë ushtarak

Posted: 05 Dec 2016 08:24 AM PST

Nga Guajana Franceze lançohet sateliti GÖKTÜRK-1 i cili përmes pamjeve satelitore me rezolucion të lartë dhe nga çdo vend i botës pa kufizime gjeografike do t'i plotësojë nevojat informative të Forcave të Armatosura Turke (TSK), raporton Anadolu Agency (AA).

Në ceremoninë e organizuar në objektet e Industrisë Turke të Aviacionit dhe Aeronautikës AŞ (TUSAAŞ) nga Komanda e Forcave Ajrore dhe Sekretariati i Ministrisë së Mbrojtjes me pjesëmarrjen e presidentit Recep Tayyip Erdoğan, u ndoq drejtpërdrejt momenti i lançimit.

GÖKTÜRK-1 do të mundësojë pamje me rezolucion të lartë për aplikime civile dhe ushtarake dhe me këto veçori do të zë vend në mesin e satelitëve më të zhvilluar detektues dhe monitorues. GÖKTÜRK-1 ka masë prej 1.070 kilogramësh pa karburant dhe kamerë optike me rezolucion të lartë.

GÖKTÜRK-1 është sateliti i dytë ushtarak që lançohet pas GÖKTÜRK-2 i cili u lançua në vitin 2012. Zhvillimi, prodhimi dhe testimi i tij ka filluar më 19 korrik të vitit 2010. Përmes pamjeve satelitore me rezolucion të lartë dhe nga çdo vend i botës pa kufizime gjeografike, ai do t'i plotësojë nevojat informative të Forcave të Armatosura Turke.

Me rezolucionin dhe kapacitetin e lartë, shpejtësinë e shkarkimit të të dhënave, aftësinë e manovrimit dhe sistemin e zhvilluar tokësor, sateliti GÖKTÜRK-1, së bashku me GÖKTÜRK-2, do ta rrisin forcën e Turqisë në hapësirë.

Pas testimeve të orbitës dhe përfundimit të marrëveshjeve, GÖKTÜRK-1 do të komandohet dhe kontrollohet nga Komanda e Brigadës së Satelitëve Detektues që është themeluar në kuadër të Komandës së Forcave Ajrore.

The post Turqia lançon satelitin e dytë ushtarak appeared first on Mesazhi.com.

Ramadan Muja pro ndërtimit të xhamisë në Kalanë e Prizrenit

Posted: 05 Dec 2016 07:23 AM PST

Kryetari i Prizrenit, Ramadan Muja, përkrah iniciativën për rindërtimin e xhamisë në Kala.

"Ne e përkrahim iniciativën si qytetar dhe, institucione nuk mund të lejojmë të përgjysmohen monumentet. Jemi për ndërtimin e xhamisë në Kalanë e Prizrenit, sepse ka ekzistuar dhe është pjesë e e kulturës së këtij nënqielli, prandaj ajo duhet të rindërtohet dhe ta kompletojë këtë monument ekskluziv kulturor historik", tha Muja transmeton TV Prizrenit.

Përfaqësuesit e Iniciativës për rindërtimin e xhamisë në Kalanë e Prizrenit janë pritur nga kryetari i Komunës së Prizrenit, Ramadan Muja.

Përfaqësuesi i iniciativës, Ilir Gashi, tha se është një kënaqësi e veçantë që gjithë aktiviteti që është zhvilluar në muajin e kaluar ka kulmuar me mbështetjen e fuqishme të kryetarit të Komunës dhe zyrtarëve të tjerë komunal të tjerë që ishin prezent në takim.

"Është kënaqësi e vërtet që është arrit në një konsensus i plotë. Qytetarët dëshirojnë që kalaja të rindërtohet", theksoi Gashi.

Udhëheqësit e Iniciativës për rindërtimin e xhamisë në Kala, thanë se deri me tani peticionin për rindërtimin e kësaj xhamie e kanë nënshkruar 28 mijë qytetarë të Prizrenit.

The post Ramadan Muja pro ndërtimit të xhamisë në Kalanë e Prizrenit appeared first on Mesazhi.com.

Balotazhi për Drenasin mbahet më 18 dhjetor

Posted: 05 Dec 2016 07:16 AM PST

Komisioni Qendror Zgjedhor ka vendosur që zgjedhjet e jashtëzakonshme në Drenas të mbahen më 18 dhjetor.

Balotazhi në Drenas do të zhvillohet në mes kandidatit të PDK-së, Ramiz Lladrovci, dhe atij të NISMA-s, Isa Xhemajlaj.

The post Balotazhi për Drenasin mbahet më 18 dhjetor appeared first on Mesazhi.com.

Ambasadorët kërkojnë luftimin e korrupsionit

Posted: 05 Dec 2016 04:27 AM PST

Ambasadorët e vendeve të Quintit, së bashku me përfaqësuesit e UNDP-së dhe Institutit Demokratik të Kosovës, kanë mbajtur fjalime në hapjen e Javës së Anti-Korrupsionit në Kosovë.Ambasadorët e shteteve të Quintit në Kosovë kanë bërë thirrje për luftim të korrupsionit nga institucionet e vendit e veçanërisht ato të drejtësisë.

Ambasadori i Shteteve të Bashkuara të Amerikës në Kosovë, Greg Delawie, ka kujtuar se korrupsioni në Kosovë nuk është problem i ri, por që ka kohë që është i pranishëm në shoqërinë kosovare.

"Po mundohemi të shprehim ndihmën tonë në mënyrë që të përmirësohet kjo gjendje, e cila është, por Kosova duhet të jetë ajo e cila seriozisht merr punën që të luftojë korrupsionin. Ambasada jonë së bashku me Ministrinë e Drejtësisë po mundohemi që të luftojmë këtë dukuri e cila jo fort jep imazh të mirë për Kosovën", tha Delawie.

Ndërsa, Ambasadorja gjermane në Kosovë, Angelika Viets, në Javën Kundër Korrupsionit ka folur për mundësinë e keqpërdorimit të parave të taksapaguesve."Ambasada jonë ka një fokus në investimet, çdo vit shuma të mëdha të taksapaguesve shpenzohen në aktivitete ekonomike, kjo mundëson mundësi të madhe për biznesin në kompani të ndryshme por prokurimi mund të ofrojë edhe mundësi joligjore për zyrtarët e Qeverisë për shërbime jo ligjore personale".

Viets ka thënë se disa aktivitete të Qeverisë ofrojnë më shumë mundësi për korrupsion, duke u fokusuar në fushën e shëndetësisë."Korrupsioni në nivel botëror përfshin 25 % të prokurimit publik, përfshin fusha të ndryshme derisa sektori i shëndetësisë është shembull i korrupsionit, kur flasim për barnat ose mirëmbajtjen e njësive teknike. Është një lidhje mes mjekëve dhe kompanive farmaceutike", ka thënë ajo.

Ambasadorja gjermane është shprehur se korrupsioni krijon mosbesim."Çfarë mund të bëhet për korrupsionin? Korrupsioni në fushën e prokurimit publik duhet të sigurohet përmes mekanizmave mbrojtës dhe funksionimit të ligjit"."Qeveritë duhet të garantojnë shërbime cilësore, duhet të kenë transparencë".Ajo tha se duke iu referuar Transparency International luftimi i korrupsionit në fushën e prokurimit është prokurimi elektronik.

Kurse, Ambasadori i Britanisë së Madhe në Kosovë, Ruari O'Conell, ka thënë se korrupsioni është një kancer, i cili po e minon të ardhmen e Kosovës.Këto komente ai i ka bërë në fjalimin e tij në hapjen e Javës së Anti-Korrupsionit në Kosovë.

"Korrupsioni është një kancer që e minon të ardhmen e Kosovës. Të mos pretendoj askush që ne ambasadorët e QUINT-it, nuk jemi të interesuar për korrupsionin. Vetë prania jonë këtu tregon se jemi të interesuar për ta luftuar korrupsionin. Po duhet vendosmëri nga politika për ta luftuar këtë dukuri, mirëpo, unë besoj që bashkë me qytetarët e Kosovës kjo është e mundur", ka thënë O'Conell.Java kundër Korrupsionit ka nisur sot dhe do të zgjasë deri më 9 dhjetor.

The post Ambasadorët kërkojnë luftimin e korrupsionit appeared first on Mesazhi.com.

BE-ja dhuron 2 mln € për vetëpunësim

Posted: 05 Dec 2016 04:24 AM PST

Sot në Prishtinë është mbajtur takimi "Biznese me biznese", në kuadër të projekteve të financuara nga grant skema për "Rritjen e punësimit të grupeve në nevojë", ku pjesëmarrës ishin Ministri i Punës dhe Mirëqenies Sociale z. Arban Abrashi, Zëvendës Shefi i Seksionit të Bashkëpunimit të Zyrës së BE-së në Kosovë z. Libor Chlad dhe dhe Kryetari i Odës Ekonomike të Kosovës z. Safet Gërxhaliu.

Kjo grant skemë e menaxhuar nga MPMS, është pjesë e një sërë masave të ndërrmarra nga ana e BE-së për integrimin e personave në nevojë në tregun e punës, duke iu ofruar atyre mundësi që të shëndërrohen në persona të vlerësuar të shoqërisë. Pra me këtë skemë të menaxhuar nga MPMS dhe të financuar nga BE-ja, është mundësuar që gratë, të rinjtë, pjesëtarë të grupeve minoritare dhe persona me aftësi të kufizuara të cilët janë të papunë, të shëndërrohen në ndërrmarrës të vetëpunësuar apo të punësohen duke vënë në pah aftësitë, pasionin, idetë dhe përkushtimin e tyre.

Ministri i Punës dhe Mirëqenies Sociale z. Arban Abrashi, i cili hapi këtë takim u shpreh i kënaqur me jetësimin e këtij projekti i cili sipas tij sjell praktikat më të mira nga vendet e Bashkimit Evropian, sa i përket punësimit të personave në nevojë dhe vënien në dukje të pasioneve dhe ideve të tyre në botën e biznesit. Ministri Abrashi theksoi që ky projekt ka pasur sukses se janë punësuar qindra veta dhe e mira e kësaj është se projekti sjell praktikat më të mira nga vendet e BE-së, poashtu Ministri Abrashi, njoftoi pjesëmarrësit se sa i përket Ligjit për Ndërrmarrjet Sociale jemi në fazën finale të kalimit në Qeveri dhe kjo është çështje javësh.

Ndërkaq Zëvendës Shefi i Seksionit të Bashkëpunimit të Zyrës së BE-së në Kosovë z. Libor Chlad është shprehur i kënaqur me bashkëpunimin dhe kontributin e dhënë nga MPMS edhe bizneset tjera që kanë bërë të mundur përmirësimin e tregut të punës në përgjithësi.

The post BE-ja dhuron 2 mln € për vetëpunësim appeared first on Mesazhi.com.

Ambasada turke dhuroi 20 karroca për HANDIKOS-in

Posted: 05 Dec 2016 03:42 AM PST

Në "Ditën Ndërkombëtare të Personave me Aftësi të Kufizuara", Ambasada Turke në Kosovë dhe kontingjenti i KFOR-it turk në Kosovë , kanë dhuruar 20 karroca për pjesëtarët e HANDIKOS-it në Mitrovicë.

Përveç anëtarëve të rregullt të HANDIKOS-it, pjesëmarrës në këtë aktivitet ishin edhe përfaqësues të institucioneve, shoqërisë civile, ambasadorja Turke në Kosovë Kivilcim Kilic, e cila ishte e shoqëruar nga komandanti i kontingjentit turk në kuadër të KFOR-it në Kosovë, koloneli Saim Bagci.

Në aktivitet morën pjesë po ashtu edhe nënkryetari për komunitete në Komunën e Mitrovicës Eroll Zekirja, drejtori i Drejtorisë së Mirëqenies Sociale Qazim Nimani, si dhe drejtoresha e OJQ "Mundësia" Hasime Tahiri –Hasani.

Me këtë rast u bë e ditur se donacioni përfshinë gjithsej 20 karroca të reja, disa prej të cilave i shpërndau vet ambasadorja Kilic. Pas shpërndarjes së karrocave u diskutua edhe për mundësit e tjera të bashkëpunimit dhe mbështetjes për Personat me aftësi të kufizuara ,si nga pushteti lokal po ashtu edhe mekanizmat tjerë me qëllim që kësaj kategorie ti krijohen kushte sa më të mira për integrim të plotë në shoqëri.

Ambasadorja Kilic tha me këtë rast se ky donacion i shtetit turk për këtë kategori të qytetarëve, nuk është donacioni i vetëm pasi që do të shikohen mundësitë për mbështetje në forma të ndryshme të kësaj dhe kategorive tjera të qytetarëve të Kosovës.

Nënkryetari i komunës, Eroll Zekeria dhe drejtori Nimani, falënderuan shumë ambasadoren Kilic dhe KFOR-in turk për mbështetjen ën vazhdimësi të qytetarëve të Mitrovicës përmes projekteve të ndryshme e të shumta, që kanë ndikuar në ëprmiërsin e jetës të atyre që kanë përfituar.

Mirvete Hasani, drejtoreshë e HANDIKOS-it i njoftoi mysafirët me gjendjen aktuale, aktivitetet si dhe problemet me të cilat përballet kjo shoqatë gjatë gjatë funksionimit të saj. "Unë dua të falënderoj shumë ambasadoren Kilic dhe gjeneralin Bagci për këtë ndihmë të madhe që për ne do të thotë shumë. Tani anëtarësia e jonë do të ketë më lehtë lëvizjen dhe do të ketë mundësi shumë më të mëdha për tu përkujdesur për vet-veten", tha ajo.

Po ashtu, Hasani falënderoi për mbështetje n dhe ndihmën që po i ofron HANDIKOS-it, OJQ "Mundësia", duke organizuar aktivitete të ndryshme, përfshirë këtu edhe kontributin në shkrimin e projekteve.

The post Ambasada turke dhuroi 20 karroca për HANDIKOS-in appeared first on Mesazhi.com.

Apostolova kërkon transparencë nga partitë politike

Posted: 05 Dec 2016 02:28 AM PST

Shefja e Zyrës së Bashkimit Evropian në Kosovë, Nataliya Apostolova, ka kërkuar nga partitë politike që të jenë më transparente karshi qytetarëve.

Ajo këtë e ka thënë në hapjen e Javës Kundër Korrupsionit, ku ndër të tjerash tha se për konsolidimin një demokracie, llogaridhënia e transparenca janë esenciale.

"Jam bashkuar me kolegët e mi duke theksuar një rëndësi të fuqishme që ka transparenca dhe llogaridhënia publike. Llogaridhënia publike mbështetet në transparencë. Kjo është tepër e rëndësishme për një demokraci"."

Për gati 20 vjet financat e partive politike në Kosovë mund të fshihen nga opinioni publik. Qytetarët e Kosovës kanë të drejtë që të dinë se kush i financon partitë politike dhe se si shpenzohen ato para nga partitë politike".

"KQZ-ja duhet të sigurojë zbatimin e ligjit dhe duhet të marrë masa nëse ka vonesa në transparencë", ka thënë Apostolova.

The post Apostolova kërkon transparencë nga partitë politike appeared first on Mesazhi.com.

loading...

Lexo edhe:

Postimet e fundit






Popular posts from this blog

Trajta e shquar dhe e pashquar e emrit

  Trajta e shquar dhe e pashquar e emrit Trajta themelore e emrit është rasa emërore e pashquar.  Nga trajta themelore ose parësore i fitojmë format e tjera gramatikore të emrit (trajtat). Emrat , si në njëjës ashtu edhe në shumës, përdoren në dy trajta: a) në trajtë të pashquar dhe b) në trajtë të shquar shquar. Emri në trajtën e pashquar tregon qenie, sende ose dukuri në përgjithësi, në mënyrë të papërcaktuar. P.sh.: një nxënës, një punëtor, një mendim , një mace, një laps etj. Emri në trajtën e shquar tregon qenie, sende ose dukuri të tjera, të veçuara nga gjërat e tjera të llojit të vet. P.sh.: nxënësi, punëtori, mendimi, macja, lapsi etj.   Formë përfaqësuese (bazë) e emrit është trajta e pashquar, numri njëjës, rasa emërore : djalë, vajzë, shkollë, lule, letër, njeri, kompjuter, lepur, qen, piano etj. Trajta e shquar e emrit formohet duke i pasvendosur formës përfaqësuese nyjën shquese, përkatësisht mbaresën: a) për emrat e gjin

Ese të ndryshme shqip

Ese dhe Hartime '' Ese dhe hartime të ndryshme shqip dhe anglisht '' Ndalohet rreptësisht kopjimi dhe postimi në një faqe tjetër.  Redaksia Rapitful ka lexuar disa ankesa në emailin e saj të bëra nga disa arsimtarë dhe profesorë ku janë ankuar se nxënësit po i kopjojnë esetë dhe hartimet nga faqja Rapitful dhe me ato ese apo shkrime po prezantohen gjatë shkrimit të eseve dhe hartimeve. Pra redaksia Rapitful kërkon nga nxënësit që të mos kopjojnë esetë dhe hartimet dhe me to të prezantohen para mësimdhënësve por le të jenë këto ese vetëm si një udhërrëfyes se si duhet të shkruhet një ese apo hartim dhe asesi të kopjohen. Ju faleminderit për mirëkuptim. Ese dhe hartime do te shtohen vazhdimisht keshtuqe na vizitoni prap. Nëse dëshironi Analiza letrare të veprave të ndryshme kliko mbi Analiza Letrare Kliko mbi titullin që ju intereson Ese për Diturinë   Për Mjekët! Fakultetet e sotme po kryhen me teste 6 arsye për të mos studiuar mjekësinë P

Tekste shqip: ““Ah Kjo Rruga E Gurbetit” - Shaqir Cërvadiku & Fatjon Dervishi” plus 21 more

Tekste shqip: ““Ah Kjo Rruga E Gurbetit” - Shaqir Cërvadiku & Fatjon Dervishi” plus 21 more “Ah Kjo Rruga E Gurbetit” - Shaqir Cërvadiku & Fatjon Dervishi “Du Me T'pa” - Gjyle Qollaku Nora Istrefi “Kercejna” - Sabiani Feat. Denis Taraj Getoar Selimi “Du Me T'pa” - Lori Bora Zemani “Million” - Melissa
Related Posts Plugin for WordPress, Blogger...

Labels

Show more