“Udhëtari i dehur voziti autobusin, pasi shoferi shkoi në tualet (Video)” plus 4 more Telegrafi Dështime
“Udhëtari i dehur voziti autobusin, pasi shoferi shkoi në tualet (Video)” plus 4 more Telegrafi Dështime |
- Udhëtari i dehur voziti autobusin, pasi shoferi shkoi në tualet (Video)
- Vodhi 133 diamante, e pabesueshme se ku i kishte fshehur (Foto)
- Po realizonte setin fotografik, modelja goditet në kokë nga droni (Video)
- Gjatë fotosesionit në det modelja u qëllua në kokë nga droni (Video)
- Gorilla e kopshtit zoologjik stërvitet që të ndezë dhe tymosë duhan (Foto)
Udhëtari i dehur voziti autobusin, pasi shoferi shkoi në tualet (Video) Posted: 21 Oct 2016 11:08 AM PDT Deepak Malhotra e ka shfrytëzuar rastin, kur shoferi e ka lënë autobusin e ndezur për të shkuar në tualet, që ta vozisë nëpër një lagje të Londrës. Burri 35-vjeçar ka qenë aq i dehur, sa që e ka ndeshur autobusin dykatësh nëpër shumë makina, derisa është përplasur në një ndërtesë, transmeton Telegrafi. Gjatë vozitjes për afro dy kilometra, ai ka shkaktuar dëme që kapin vlerën deri në 170 mijë euro, megjithëse nuk e ka lënduar ndonjë kalimtarë apo udhëtarë që ishte brenda. Për këtë veprim ai është dënuar me 21 muaj burg, si dhe detyrim paraqitje pasi të ketë vuajtur dënimin. /Telegrafi/ The post Udhëtari i dehur voziti autobusin, pasi shoferi shkoi në tualet (Video) appeared first on Telegrafi. |
Vodhi 133 diamante, e pabesueshme se ku i kishte fshehur (Foto) Posted: 21 Oct 2016 08:43 AM PDT Një burrë në Kinë u kap në përpjekje e sipër duke vjedhur 133 diamante duke i fshehur ato në një vend ku askujt nuk i shkon mendja. Gjatë kontrollit që i bënë në qytetin e Shenzhen, në provincën Guangdong në Kinë, ai i kishte fshehur 133 diamantet brenda në pantallona, në vende intime. Në doganën midis kufirit të Hong Kongut dhe Kinës, sipas zakoneve, ata gjetën gjithashtu dhe në çorape dhe në paketat e cigareve. Falë zakoneve në Shenzhen, mundën të gjendeshin diamantet e fshehur në vendet e pazakonta, transmeton tvklan. Polica deklaron se kanë mundur të kapin rreth 100 persona që kanë tentuar të vjedhin diamante. The post Vodhi 133 diamante, e pabesueshme se ku i kishte fshehur (Foto) appeared first on Telegrafi. |
Po realizonte setin fotografik, modelja goditet në kokë nga droni (Video) Posted: 21 Oct 2016 07:57 AM PDT Ajo po përgatitej të realizonte setin fotografik në plazh por nuk e mendoi se diçka qesharake mund t’i ndodhte. Një modele është qëlluar në kokë nga droni që po e fotografonte, teksa po vraponte së bashku me një shoqe në një plazh të Shteteve të Bashkuara. Pajisja teknologjike u lëshua më poshtë dhe e qëlloi, ndërsa helikat që po rrotulloheshin iu ngatërruan për flokë, transmeton oranews. Megjithëse video përfundon shpejtë, mësohet se ajo e ka hequr dronin pa i dëmtuar flokët. The post Po realizonte setin fotografik, modelja goditet në kokë nga droni (Video) appeared first on Telegrafi. |
Gjatë fotosesionit në det modelja u qëllua në kokë nga droni (Video) Posted: 21 Oct 2016 04:59 AM PDT
Një modele e paemëruar është qëlluar në kokë nga droni që po e fotografonte, teksa po vraponte së bashku me një shoqe në një plazh të Shteteve të Bashkuara. Ajo buzëqeshte dhe tregonte format trupore para fluturakes, pa pritur se mund të ndodhte ndonjë aksident, transmeton Telegrafi. Por, papritmas pajisja teknologjike u lëshua më poshtë dhe e qëlloi, ndërsa helikat që rrotulloheshin iu ngatërruan për flokë. Megjithëse video përfundon shpejtë, mësohet se ajo e ka hequr dronin pa i dëmtuar flokët. "Modelet janë shumë të afërta me kamera, por kjo u afrua më shumë se që duhet me këtë pajisje" është një koment lidhur me rastin. /Telegrafi/ The post Gjatë fotosesionit në det modelja u qëllua në kokë nga droni (Video) appeared first on Telegrafi. |
Gorilla e kopshtit zoologjik stërvitet që të ndezë dhe tymosë duhan (Foto) Posted: 20 Oct 2016 10:45 PM PDT
Azalea është gorilla e cila jeton në kopshtin zoologjik në Penian të Koresë së Veriut, që është stërvitur të tymosë nga një pako duhan në ditë. Kafsha është mësuar që të ndezë cigaren me shkrepës, apo me anë të një bishti tjetër të ndezur, transmeton Telegrafi. Turmat e vizitorëve brohorasin me 19-vjeçare, kur ajo po nxjerrë tym nga goja dhe hundët, sikur një njeri. Por, ky aktivitet i kopshtit që sapo është rinovuar, nuk u ka pëlqyer aspak mbrojtësve të të drejtave të kafshëve. Ata kanë kërkuar që gorillës mos t'i jepet më duhan dhe të mbrohet shëndeti saj. Në anën tjetër, zyrtarët e kopshtit që ndodhet në kryeqytetin e Koresë komuniste, kanë thënë se ajo nuk e inhalon tymin, por vetëm e sjellë nëpër gojë. /Telegrafi/ The post Gorilla e kopshtit zoologjik stërvitet që të ndezë dhe tymosë duhan (Foto) appeared first on Telegrafi. |
You are subscribed to email updates from Dështime – Telegrafi. To stop receiving these emails, you may unsubscribe now. | Email delivery powered by Google |
Google Inc., 1600 Amphitheatre Parkway, Mountain View, CA 94043, United States |
Lexo edhe: