Mesazhi.com: “ZYRTARE: Këta janë 30 futbollistët që do të garojnë për Topin e Artë” plus 9 more |
- ZYRTARE: Këta janë 30 futbollistët që do të garojnë për Topin e Artë
- Jeta luksoze e politikanëve milionerë, në shtetin e varfër të Kosovës
- Mustafa: Trepça ka hyrë në rrugën e zhvillimit dhe ardhmëria e saj është e sigurt
- Apeli konfirmon dënimet e të akuzuarve të grupit “Drenica II”
- Turqi, kapen 12 terroristë të përgatitur për sulm me bomba
- Viktimat në avionin e rrëzuar në Maltë janë francezë
- Kosova do të bëhet me ambasadë në Emiratet e Bashkuara Arabe
- Veseli e dërgon në seancë deklaratën për liberalizim të vizave
- Taekwandistët kosovarë fitojnë 7 medale në Tiranë
- Pyetja për xhaminë është provokim për Rakiqin
ZYRTARE: Këta janë 30 futbollistët që do të garojnë për Topin e Artë Posted: 24 Oct 2016 10:45 AM PDT 'France Football' ka kompletuar listën me 30 futbollistët që do të garojnë për Topin e Artë këtë vit. Në pjesën e mëposhtme, mund të mësoni 30 kandidatët për Topin e Artë për vitin 2016: Sergio Agüero Pierre-Emerick Aubameyang Gareth Bale Gianluigi Buffon Cristiano Ronaldo Kevin De Bruyne Paulo Dybala Diego Godin Antoine Griezmann Gonzalo Higuain Zlatan Ibrahimovic Andrés Iniesta Koke Toni Kroos Robert Lewandowski Hugo Lloris Riyad Mahrez Lionel Messi Luka Modric Thomas Müller Manuel Neuer Neymar Dimitri Payet Pepe Paul Pogba Rui Patricio Sergio Ramos Luis Suarez Jamie Vardy Arturo Vidal The post ZYRTARE: Këta janë 30 futbollistët që do të garojnë për Topin e Artë appeared first on Mesazhi.com. |
Jeta luksoze e politikanëve milionerë, në shtetin e varfër të Kosovës Posted: 24 Oct 2016 10:44 AM PDT Përderisa në Kosovë statistikat tregojnë se 22 për qind e popullatës jeton në varfëri, një pjesë e shoqërisë, sidomos zyrtarë të lartë të institucioneve publike, figurojnë si milionerë. Edhe pse pagat vjetore të zyrtarëve të lartë shtetëror sillen deri në mbi 13 mijë euro në vit, disa nga prej tyre figurojnë në formularët e Agjencisë Kosovare Kundër Korrupsionit si deklarues të pasurive prej qindra mijëra eurosh, apo edhe si milionerë. Përfaqësues të shoqërisë civile ngrenë dyshime nëse pasuritë e shumë prej zyrtarëve apo profileve të larta të politikës janë fituar me anë të pagave, çka, sipas tyre, ngrisin dilema për pasurime të paligjshme. Artan Demhasaj, nga Organizata për Demokraci, Anti-Korrupsion dhe Dinjitet "Çohu", duke i konsideruar të dyshimta pasuritë e zyrtarëve politik, shprehet se edhe në rast se këta zyrtarë nuk kanë shpenzuar asnjë pagë, ata nuk do të mund ta arrinin pasurinë që e posedojnë. "Ne kemi bërë një kontrollim të pasurisë së disa zyrtarëve, sepse është e pamundur të kontrollohen të gjithë zyrtarët. I kemi përzgjedhur 80 zyrtarë që kanë pozita më të larta, te të gjitha partitë politike dhe këtu mund të them se deri në 20 për qind e tyre kanë pasuri milionëshe", shprehet Demhasaj. Por, Jeton Zulfaj, menaxher i programit në Lëvizjen "Fol", ka thënë për Radion Evropa e Lirë se të jesh milioner është normale. Por, sipas tij, shqetësuese mbetet mënyra e pashpjegueshme e fitimit të pasurisë. Pikërisht këto shqetësime,thekson ai ,ka ngritur edhe faktori ndërkombëtar. "Shqetësues paraqitet fakti se Komisioni Evropian, vitin e kaluar në Raportin e Progresit, jep sinjal të qartë se zyrtarët publik, përfshirë këtu një numër të madh prej tyre, performojnë pasuri të pashpjegueshme. Dhe Kosova nuk ka mekanizma për hetimin e kësaj pasurie", ka thënë Zulfaj. Tutje, Zulfaj thotë se tek zyrtarët publik është një shpërputhje e madhe në mes të pagës që marrin në pozitat e tyre dhe pasurisë që paraqesin. "Disa zyrtarë, të cilët ne vazhdimisht i shohim, performojnë një luks të lartë të jetesës, duke përfshirë pushime të shtrenjta jashtë vendit, garderobë, makina, shtëpi luksoze, të cilat nuk janë konform me punën që ata e bëjnë në institucionet publike". "Kjo paraqet shqetësim – jo vetëm për Komisionin Evropian – por edhe për ne si qytetarë, njëkohësisht si organizatë të cilët e monitorojmë punën e tyre", thekson Zulfaj. Në anën tjetër, nga keqpërdorimi i pozitës zyrtare, po nga elita politike, ka bërë që politika dhe biznesi të jenë të ndërlidhura mes veti, thotë Artan Demhasaj. Kjo, sipas tij, ka bërë që – përmes tenderëve publik – kompani të ndryshme në Kosovë të fitojnë shuma milionëshe, duke çrregulluar tregun e lirë në Kosovë. "Lidhja në mes politikës dhe biznesit në Kosovë është vështirë të dallohet për shkak të përzierjes në mes vete. Përmes politikës kanë arritur të marrin tenderë të ndryshëm dhe të rrisin të hyrat e tyre. Ose, disa politikanë që kanë qenë në pozita të caktuara dhe kanë pasur mundësi të japin tenderë, këta tenderë ua kanë ndarë kompanive të tyre", ka thënë Demhasaj. Në Kosovë ekziston Agjencia Kosovare Kundër Korrupsionit, në të cilën zyrtarët e lartë e kanë obligim të deklarojnë pasurinë e tyre. Por, kjo agjenci nuk ka numëruar sa zyrtarë kanë pasuri milionëshe. Përveç deklarimit të pagës në mënyrë reale, pasuria e patundshme dhe ajo e luajtshme besohet se paraqitet sipas dëshirës së tyre, ngase askush nuk e verifikon atë. The post Jeta luksoze e politikanëve milionerë, në shtetin e varfër të Kosovës appeared first on Mesazhi.com. |
Mustafa: Trepça ka hyrë në rrugën e zhvillimit dhe ardhmëria e saj është e sigurt Posted: 24 Oct 2016 08:45 AM PDT Kryeministri i Republikës së Kosovës, Isa Mustafa, së bashku me ministrin e Zhvillimit Ekonomik, Blerand Stavileci dhe ministrin e Financave, Avdullah Hoti, ka vizituar Ndërmarrjen Trepça, ku është takuar me drejtuesit e menaxhmentit, përfaqësuesit e sindikatës dhe minatorët e saj. Me këtë rast, kryeministri Mustafa theksoi se me miratimin e Ligjit, Trepça ka marrë rrugën e vet dhe ardhmëria e saj është e sigurt. "Vlerësuam bashkërisht se ardhmëria e Trepçës është e pa kthim, Trepça e ka marrë rrugën e vet, Ligji në mënyrën më të mirë e ka bërë zgjidhjen për perspektivën e Trepçës, dhe tani vetëm se duhet të punojmë që të përgatitemi që ne të implementojmë Ligjin posa ai të hyj në fuqi. Është e drejtë e të gjithëve që të bëjnë ankesa, t'iu drejtohen institucioneve kompetente të Republikës së Kosovës dhe kjo fare nuk e pengon Trepçën dhe neve që të vazhdojmë këtë rrugë, sepse ne jemi të përcaktuar që ta forcojmë Trepçën, që Trepçën ta organizojmë si korporatë moderne dhe Ligji pikërisht e mundëson këtë organizim të "Trepçës" në interesin e punëtorëve të saj dhe qytetarëve të Mitrovicës dhe gjithë qytetarëve të Republikës së Kosovës", theksoi kryeministri Mustafa. Kryeministri Mustafa, po ashtu, u shpreh i kënaqur me statusin e minatorëve në Ligjin e ri i cili do të mundësoj tërheqjen e investimeve publike, private e të kombinuara, për procedimin e produkteve të Trepçës. "Unë dëshiroj t'i uroj gjithë minatorët, të falënderoj Kuvendin e Republikës së Kosovës, kryetarin e Kuvendit, kryetarin e Komisionit Parlamentar dhe Grupet Parlamentare, të cilët në këtë moment kanë qenë gati të gjithë unik sa i përket këtij objektivi nacional të Kosovës dhe konsideroj se Trepça kështu si është paraparë me ligj, është në interes të të gjithëve. Asnjë komunitet nuk mund ta sheh veten të rrezikuar, por e sheh veten të avancuar, sepse nuk kanë pasur shanse më përpara ta mendojë askush, se do të bëhet pjesë edhe pronësore e aseteve të Trepçës, ashtu siç ne tani e kemi rregulluar me Ligj. Çështjet tjera janë pastaj çështje të politikave, sepse e kemi thënë qartë, që ne me askënd nuk do ta diskutojmë çështjen e pronësisë së Trepçës. Ajo i përket Kosovës, minatorëve të Kosovës, ndërkaq pasuritë minerare janë pasuri e shtetit të Kosovës dhe kjo çështje mbetet e mbyllur njëherë e përgjithmonë. E hapur mbetet, se si ne ta çojmë Trepçën përpara", ka theksuar kryeministri. Drejtori i kësaj ndërmarrjeje, Ahmet Tmava, vlerësoi se ligji është në interes të Trepçës, por mbi të gjitha është në interes edhe për vendin. "Ne si Trepçë, si menaxhment, si punëtor, si sindikatë, e falënderuam kryeministrin dhe të gjitha institucionet të cilat kanë qenë të kyçura në kuadër të implementimit të këtij ligji, dhe tani më koha e entuziazmit për ne ka kaluar dhe i premtuam kryeministrit se me zyrtarizimin e ligjit, ne si punëtorë, si Trepçë, do të marrim të gjitha detyrat dhe përgjegjësitë zhvillimore që na takojnë dhe pritjet e shumta të qytetarëve në shkallë vendi do t'i bëjmë realitet", theksoi Tmava. The post Mustafa: Trepça ka hyrë në rrugën e zhvillimit dhe ardhmëria e saj është e sigurt appeared first on Mesazhi.com. |
Apeli konfirmon dënimet e të akuzuarve të grupit “Drenica II” Posted: 24 Oct 2016 07:09 AM PDT Gjykata e Apelit e Kosovës në Prishtinë sot ka sjellë aktgjykimin në rastin Drenica II, me të cilin ka vërtetu aktgjykimin e Gjykatës Themelore në Mitrovicë të datës 27 maj të vitit të kaluar. I vetmi ndryshim në këtë vendim është se Sylejman Selimit ia kanë ulur një vit burg në 7 nga 8 sa është dënuar. Avokati i Selimit Tomë Gashi bën të ditur se përveç Sylejman Selimit është konfirmuar dënimi për Isni Thaçi me 6 vjet e 6 muaj burgim, Zeqir Demaku 6 vjet burgim, Jahir Demaku 6 vjet burgim. Apeli po ashtu ia ka konfirmuar dënimet Agim, Driton, Bashkim dhe Selman Demaj të dënuar me nga tri vjet burg, ndërsa edhe Fadil Demakut dhe Nexhat Demaku iu është konfirmuar dënimi me burgim prej nga 3 vjet. "Aktgjykimi është skandaloz, është masakër i drejtësisë, është nxjerrur aktgjykim i Gjykatës së Apelit faktikisht duke e përshkruar aktgjykimin e Gjykatës Themelore në Mitrovicë të vititi 2015, ku të gjithë janë dënuar pa asnjë provë, dhe me siguri që me vendim politik por në asnjë variant me vendim juridik. Ne avokatëve na mbetet që rastin ta dërgojmë me ankesë në Gjykatën Supreme të Kosovës në Prishtinë, duke shpresuar se atje ndoshta drejtësia do të fitoj dhe nuk do të ketë aktgjykime të këtilla të ndikuara krejtësisht nga politika", ka shkruar Gashi në Facebook. The post Apeli konfirmon dënimet e të akuzuarve të grupit "Drenica II" appeared first on Mesazhi.com. |
Turqi, kapen 12 terroristë të përgatitur për sulm me bomba Posted: 24 Oct 2016 07:05 AM PDT Të paktën 12 militantë të organizatës terroriste PKK, të cilët ishin përgatitur për të kryer sulme me bomba, janë arrestuar në qytetin Mersin të Turqisë, raporton Anadolu Agency (AA) Sipas informacioneve të marra nga forcat e sigurisë, thuhet se gjatë operacionit për kapjen e tyre janë sekuestruar një sasi e madhe lënde eksplozive, pajisje për shpërthimin e bombave, komandues në distancë, etj. Burimet thanë se 3 nga të arrestuarit janë femra. Burimet thanë se shërbimet informative dhe forcat policore kanë zbuluar një person me emrin Medine A cili pasi kishte marrë trajnimin e duhur për vendosjen e bombave në kampet e PKK, kishte hyrë në qytetin e Mersinit me një identitet të rremë. Në saj të një operacioni të suksesshëm, policia turke ka bërë të mundur arrestimin e tij në flagrancë, si dhe dy të dyshuarave të tjera me inicialet D.T dhe A.T. Policia ka njoftuar se me zgjerimin e operacionit, është bërë e mundur ndalimi i 9 personave të tjerë të cilët dyshohen se kanë ndihmuar terroristët. The post Turqi, kapen 12 terroristë të përgatitur për sulm me bomba appeared first on Mesazhi.com. |
Viktimat në avionin e rrëzuar në Maltë janë francezë Posted: 24 Oct 2016 06:57 AM PDT Bëhet e ditur se pesë personat që humbën jetën në avionin që u rrëzua në Maltë mëngjesin e sotëm pak pas ngritjes janë zyrtarë francezë, të cilët ishin nisur për të udhëtuar drejt qytetit Misrata të Libisë. Të vdekurit ishin piloti dhe zyrtarë për monitorim doganor, dhe bazuar në deklaratat e dëshmitarëve okularë, para rrëzimit të avionit nuk ka pasur asnjë shpërthim dhe nuk është hasur në asnjë gjurmë sabotimi. Ndërkaq, u përgënjeshtruan lajmet se në avion gjendeshin zyrtarë të Agjencisë për Bashkëpunim Operativ për Menaxhimin e Kufijve të Jashtëm të Shteteve Anëtare të Bashkimit Evropian (FRONTEX) apo zyrtarë të BE-së. Nga FRONTEX-i deklaruan se avioni nuk ishte i tyre, ndërkohë që Përfaqësuesje e Lartë e BE-së për Politikë të Jashtme dhe Siguri Federica Mogherini bëri të ditur se personat që gjendeshin në avion nuk kishin lidhje me asnjë mision të BE-së. The post Viktimat në avionin e rrëzuar në Maltë janë francezë appeared first on Mesazhi.com. |
Kosova do të bëhet me ambasadë në Emiratet e Bashkuara Arabe Posted: 24 Oct 2016 04:40 AM PDT Kosova shumë shpejt do të bëhet edhe me tri amabsada të reja, por që për herë të parë do të mbulojnë gjeografi dhe shtete që janë të rëndësishme për nga pesha politike dhe shtrirja që do të mbulojnë. Kështu për herë të parë Kosova hap ambasadë në kontinentin e Afrikës, saktësisht në Senegal, shtet që e ka njohur shumë herët Kosovën. Tajlanda, do të jetë vendi i dytë që Kosova hap ambasadën ku në fokus ka të mbuloj disa shtete fqinje që ende nuk e kanë njohur Kosovën sikurse Malajzia. Po ashtu, Kosova do të bëhet edhe me ambasadë në Emiratet e Bashkuara Arabe. Ministri i Jashtëm i Kosovës, Enver Hoxhaj e ka vlerësuar një hap të domosdoshëm hapjen e amabsadave të reja që do ti ndihmojnë edhe më shumë Kosovës në forcimin e sovranitetit të saj ndërkombëtar. "Kosova së shpejti do të hap edhe tri ambasada të reja: Emirate, Tajlandë dhe Senegal. Në konsultim me Kryeministrin dhe pas dekreteve të nxjerra nga Presidenti i Kosovës, misionet e reja diplomatike të Kosovës do të hapen në vende që e kanë njohur dhe e kanë përkrahur për tërë këto vitet shtetndërtimin e Kosovës. Mbi të gjitha, është interes i Kosovës që të ketë misione të vogla diplomatike por me shtrirje të gjerë pasi janë shtete me peshë rajonale dhe me gjerë. Veçmas, po e hapim për herë të parë një ambasadë në kontinentin e Afrikës" ka shkruar Hoxhaj në Facebook. The post Kosova do të bëhet me ambasadë në Emiratet e Bashkuara Arabe appeared first on Mesazhi.com. |
Veseli e dërgon në seancë deklaratën për liberalizim të vizave Posted: 24 Oct 2016 04:36 AM PDT Kryetari i Kuvendit të Kosovës Kadri Veseli ka insistuar në Kryesi të Kuvendit që propozimi i tij që Kuvendi të nxjerr një deklaratë të përbashkët për liberalizimin e vizave të procedohet për seancën e ardhshme plenare, në mënyrë që kjo deklaratë tu dërgohet vendeve anëtare si qëndrim unik i Grupeve Parlamentare për liberalizimin e vizave. Pas dështimit të arritjes së konsensusit mes pozitës dhe opozitës në Komisionin Parlamentar për Politikë të Jashtme, kryeparlamentari Veseli tha se shpreson që deputetët e opozitës të pajtohen në seancë me deklaratën dhe mos të mbajnë të izoluar qytetarët e Kosovës.Ai tha se me këtë opozitë është vështirë të arrihet unitet për çfarëdo lloj marrëveshje pasi ata qe një vit e kanë mbajtur liberalizimin e vizave të bllokuar për interesa të ngushta politike. Veseli tha se kjo është një përpjekje e tij për të unifikuar klasën politike dhe për të bërë përpjekje për heqjen e vizave për qytetarët e Kosovës.Nga ana tjetër, përfaqësuesit opozitës thanë se nuk do ta mbështesin deklaratën e kryeparlamentarit Veseli për liberalizim të vizave nëse aty nuk hynë propozimi i opozitës që marrëveshja e demarkacionit të kthehet nga fillimi.Në draft-deklaratën e kryeparlamentarit Veseli, u bëhet thirrje vendeve anëtare të Bashkimit Evropian që miratojnë liberalizmin e vizave për qytetarët e Kosovës dhe jepet zotimi se klasa politike në Kosovë do të merr në shqyrtim në një të ardhme të afërt marrëveshjen për demarkacionin e kufirit me Malin e Zi. The post Veseli e dërgon në seancë deklaratën për liberalizim të vizave appeared first on Mesazhi.com. |
Taekwandistët kosovarë fitojnë 7 medale në Tiranë Posted: 24 Oct 2016 03:52 AM PDT Akademia e Arteve Marciale “Prishtina” ka zënë vendin e parë për seniorë ne Kampionatin Ndërkombëtar të Taekwondo-së të mbajtur për dy ditë rresht në Tiranë “2nd Tirana Trophy”me 3 medale bronzi, 2 medale argjendi dhe 2 medale ari. "Ishte edhe një përvojë shtesë për sportistët tanë. Shpresojmë që në të ardhmen sportistët tanë të kenë mundësi sa më tepër të garojnë në mënyrë që të përfitojnë përvojë më të madhe" ka thënë për mesazhi.com, Nuhi Gashi, kryetari i Akademisë së Arteve Marciale “Prishtina”. The post Taekwandistët kosovarë fitojnë 7 medale në Tiranë appeared first on Mesazhi.com. |
Pyetja për xhaminë është provokim për Rakiqin Posted: 24 Oct 2016 02:46 AM PDT Kryetari i Mitrovicës Veriore, Goran Rakiq e ka quajtur provokim të pastër pyetjen e Klan Kosovës se nëse ai është pro ose kundër ndërtimit të xhamisë së Ibrit. Kësisoj ai ka reaguar në pyetjen që iu bë nga Klani pas takimit që pati sot me shefen e zyrës së BE-së në Kosovë, Nataliya Apostolova e cila tha se shumë shpejt do të përfundojë projekti i revitalizimit të urës kryesore në Mitrovicë. The post Pyetja për xhaminë është provokim për Rakiqin appeared first on Mesazhi.com. |
You are subscribed to email updates from Mesazhi.com. To stop receiving these emails, you may unsubscribe now. | Email delivery powered by Google |
Google Inc., 1600 Amphitheatre Parkway, Mountain View, CA 94043, United States |
Lexo edhe: