Skip to main content

Mesazhi.com: “Seanca gjyqësore për të dyshuarit në rastin “Stenta”, më 21 tetor” plus 9 more

Mesazhi.com: “Seanca gjyqësore për të dyshuarit në rastin “Stenta”, më 21 tetor” plus 9 more


Seanca gjyqësore për të dyshuarit në rastin “Stenta”, më 21 tetor

Posted: 30 Sep 2016 07:24 AM PDT

64 të persona në rastin "stenta" do të ulen në bankën e të akuzuarve më 21 tetor.

Mantelbardhë e zyrtarë të lartë të institucioneve të shëndetësisë, ndaj të cilëve prokuroria ngrit dyshimet se rrezikuan jetë njerëzish, do të paraqiten së bashku në Gjykatën Themelore, në fund të javës së tretë të tetorit, raporton KTV.

Megjithëse kreu i kësaj gjykate, Hamdi Ibrahimi, ka deklaruar se shumë shpejt pritet të mbahet seanca e parë për këtë rast, ai ka qenë i rezervuar kur është pyetur për datën.

Burime të KTV-së kanë bërë të ditur se seanca do të mbahet pas tri javësh. Këtë ia ka konfirmuar televizionit ish-ministri i shëndetësisë, Ferid Agani, i cili liroi edhe detyrën e ministrit të mjedisit, deri sa të përfundojë procesi si një prej të akuzuarve të kësaj lënde.

"Po, e kam pranuar ftesën për të marrë pjesë në seancën e parë, ajo do të mbahet më 21 tetor në ora nëntë të mëngjesit", ka thënë Agani, përmes telefonit. Këtë e ka konfirmuar edhe zyra e avokatit të tij, përmes postës elektronike.

"Ne si mbrojtës të z. Aganit kemi pranuar thirrjen për seancën. Sipas thirrjes për seancë, të cilën e kemi pranuar nga gjykata për rastin 'Stenta', seanca do të mbahet me datë 21.10.2016 në ora 09:00 në sallën numër 106", thuhet në përgjigje të zyrës së avokatit.

Por numri i madh i të akuzuarve në këtë lëndë do të vështirësojë realizimin e mbajtjes së seancave. Kjo ka bërë që kreu i Gjykatës Themelore, Ibrahimi, të kërkojë nga prokuroria që aktakuza të ndahet.

Por, zyrtarë të prokurorisë, përmes një përgjigjeje me shkrim, kanë bërë me dije për Kohavisionin se ndarja e aktakuzës mund të vendoset vetëm pas fillimit të seancave.

Prokuroria e shtetit kishte ngritur aktakuzë për dhjetëra mjekë, kryesisht kardiologë e zyrtarë institucionesh, në rastin "stenta", në qershor të këtij viti, pas gati dy vjet hetimesh ndaj tyre.

    The post Seanca gjyqësore për të dyshuarit në rastin "Stenta", më 21 tetor appeared first on Mesazhi.com.

Kryetari i ri i PD-së, Sylejman Çerkezi: Kuvendi ishte legjitim, kishte ftesë edhe KQZ-ja

Posted: 30 Sep 2016 07:21 AM PDT

Të mërkurën, Partia e Drejtësisë ka mbajtur një Kuvend të jashtëzakonshëm, ku edhe është zgjedhur kryetari i ri, Sylejman Çerkezi.

Në një prononcim për "Indeksonline", Çerkezi ka thënë se brenda partisë është kërkuar që të ketë reforma, andaj në mbledhjen e Këshillit Drejtues është vendosur për mbajtjen e një Kuvendi të jashtëzakonshëm.

Në Kuvend nuk ishte pjesëmarrës Ferid Agani, kurse sipas Çerkezit, ishin ftuar të gjithë anëtarët, derisa varej nga ta pastaj a kanë pasur dëshirë të marrin pjesë apo jo.

Ai ka thënë se gjithçka ka shkuar sipas rregullave dhe se ftesa ka shkuar edhe në Komisionin Qendror të Zgjedhjeve (KQZ).

Ai ka thënë se nga Partia e Drejtësisë ka mbi 150 delegatë që ishin larguar, kurse shumë degë që janë mbyllur. Tani, thotë Çerkezi, është duke u punuar që ata delegatë që janë të interesuar, të kthehen në parti, kurse degët tjera të hapen.

Çerkezi ka thënë se do të vazhdojë bashkëpunimin me të gjitha partitë, sepse përkundër rivalitetit politik, secili program partiak shkon në interesa të qytetarëve.

Çerkezi ka shtuar se në Kuvendin e mbajtur të mërkurën kishin marrë pjesë 17 degë nga 24 sa ka në tërësi PD-ja. Sipas tij, secili që merr vesh nga politika, e di që kjo është e mjaftueshme për partinë.

I pyetur se a e kishte liruar selinë Ferid Agani, ashtu siç i ishte kërkuar, Çerkezi është shprehur se "Nuk e di, nuk jam marrë me këtë punë, janë çështje teknike, kemi punë të tjera".

The post Kryetari i ri i PD-së, Sylejman Çerkezi: Kuvendi ishte legjitim, kishte ftesë edhe KQZ-ja appeared first on Mesazhi.com.

Nehat Thaçi kthehet në Nish

Posted: 30 Sep 2016 07:18 AM PDT

Nehat Thaçi, drejtori i arrestuar i policisë është rikthyer përsëri në Nish, ndërsa gjykata e këtij qyteti pritet të vendosë rreth masave që do të merren ndaj tij.

Prokuroria Speciale në Beograd ka vendosur që çështjen e Nehat Thaçit ta rikthejë në kompetencë të gjykatës dhe prokurorisë së Nishit.

Sipas zëdhënësit të prokurorisë Vlladimir Stojanoviq vendimi është marrë sot dhe Thaçi është ridërguar në Nish ku pritet që deri në orën 8 të mbrëmjes të merret një vendim rreth masave ndaj tij.

Drejtori i policisë për rajonin jugor të Mitrovicës është arrestuar të ënjten nga Policia e Serbisë nën dyshimin për terrorizëm. /kallxo.com/

The post Nehat Thaçi kthehet në Nish appeared first on Mesazhi.com.

Dogana konfiskon 3000 litra naftë të kontrabanduara

Posted: 30 Sep 2016 07:15 AM PDT

Dogana e Kosovës ka arritur të parandalojë kontrabandimin e 3000 litra naftë në rajonin e Mitrovicës.

Gjatë patrollimeve rutinore njësit e anti-kontrabandës kanë hasur në lëvizjen e një automjeti të markës FORD në regjionin e Mitrovicës, oficerët doganor kanë ndalur këtë automjet për një kontroll rutinore. Gjatë kontrollit është hasur në një sasi të konsiderueshme mallrash, mallra këto për të cilat dyshohet se nuk janë paguar taksat importuese:

1. Derivate të naftës, të vendosura në tre bidonë plastik, në sasi afër 3000 litra

2. Automjet që transportonte naftën ishte i pa-zhdoganuar.

Automjeti në fjalë i ngarkuar me mall nën përcjell është dërguar në Doganë, derisa për rastin në fjalë janë iniciuar kundërvajtjet doganore, me c 'rast i pandehuri është shoqëruar në Doganë për verifikime të mëtutjeshme nga zyrtarët.

Automjeti dhe mallrat janë konfiskuar derisa rasti është referuar për kundërvajtje doganpre./Mesazhi.com/

The post Dogana konfiskon 3000 litra naftë të kontrabanduara appeared first on Mesazhi.com.

Kinë, një person vret 19 njerëz pas grindjes me prindërit

Posted: 30 Sep 2016 05:31 AM PDT

Yunnan, Kinë

Një person ka vrarë 19 persona pas një grindje që pati me prindërit e tij për cështje të hollash.

Agjencia e lajmeve Xinhua, duke cituar policinë, tha se personi i idetifikuar si Yang Qingpei vrau nënën dhe babain e tij, e më pas edhe fqinjët e tyre, për të parandaluar “raportimin për krimin e tij”. Vrasja masive ndodhi në fshatin Yema, në provincën malore Yunnan.

Një listën e emrave të viktimave që qarkullojnë në internet thuhet se 11 meshkuj dhe tetë femra, më e vjetra 72 vjec, ndërsa më e reja 3 vjec. /MESAZHI/

 

The post Kinë, një person vret 19 njerëz pas grindjes me prindërit appeared first on Mesazhi.com.

BE-ja përshpejton ratifikimin e marrëveshjes klimatike

Posted: 30 Sep 2016 04:45 AM PDT

Ministrat e bllokut 28-anëtarësh të BE-së kanë rënë dakord për të përshpejtuar ratifikimin e marrëveshjes klimatike në Paris. Gjermania dhe Franca e kanë vërtetuar tashmë paktin, i cili bën thirrje për eliminimin e lëndëve djegëse fosile.

Përmes një cicërrime në Twitter, Ministrja franceze e mjedisit Segolene Royal shkroi “Fitore”, duke aluduar në marrëveshjen e sapoarritur. Ajo më pas ka shtuar se Evropa kishte “kapur momentin në përgjigje të urgjencës klimatike.”

Presidenti i Bashkimit Evropian Donald Tusk u shpreh i lumtur për dritën jeshile të dhënë nga ministrat e BE-së.
28 shtetet e BE-së janë përgjegjëse për rreth 12 për qind të emetimeve globale. /MESAZHI/

The post BE-ja përshpejton ratifikimin e marrëveshjes klimatike appeared first on Mesazhi.com.

Rreth 10 mijë persona janë vrarë nga sulmet ajrore ruse në Siri

Posted: 30 Sep 2016 04:03 AM PDT

Sulmet ajrore ruse në Siri kanë vrarë rreth 10.000 njerëz duke filluar që prej një vit më parë, tha sot një grup monitorimi, i cili dokumenton dhunën në vendin e shkatërruar nga lufta, pasi Rusia këmbënguli se kishte vënë në shënjestër vetëm “terroristët”.

"Në shifrën e lartpërmendur përfshihen 3 804 civilë, ku në mesin e tyre 906 janë fëmijë", sipas Observatori Sirian për të Drejtat e Njeriut (OSDH).

Përveç kësaj u komunikua se sulmet kanë vrarë 2 746 anëtarë të orgaizates terroriste ISIS dhe nga grupe të tjera rebele.

 Observatori akuzoi Rusinë se kohët e fundit ka kryer sulme me predha që përmbajnë termit, një përbërje alumin pluhur dhe oksid hekuri që mund të shkaktojë djegie.

Materiali vazhdon të djegë për rreth 180 sekonda pasi është goditur objektivi.

Rusia filloi një fushatë bombardimesh në Siri më 30 shtator të vitit 2015, për të ndihmuar aleatin e saj, regjimin e Bashar al-Assad, për të luftuar grupet opozitare qe synojnë rrëzimin e tij. /MESAZHI/

The post Rreth 10 mijë persona janë vrarë nga sulmet ajrore ruse në Siri appeared first on Mesazhi.com.

Të hënën mblidhet kryesia e Kuvendit, në rend dite Veriu dhe Kodi Telefonik

Posted: 30 Sep 2016 03:56 AM PDT

Kryesia e Kuvendit së bashku me kryetarët e grupeve parlamentare do të mlidhen ditën e hënë (03.10.2016).

Duke filluar nga ora 11:00, si pika të rendit të ditës do të jenë edhe situata atkuale në veri sikurse dhe kodi telefonik.
Kuvendi ka njoftuar për pikat e rendit të ditës për të hënën:

Miratimi i procesverbalit nga mbledhja e mëparshme,
Përgatitjet për seancën plenare:
Koha për deklarime jashtë rendit të ditës,
Koha për pyetje parlamentare,
Miratimi i procesverbalit nga seanca e mëparshme,
Votimi për emërimin e një anëtari në Komisionin për Kërkesa Pronësore,
Votimi i Projektligjit për investimet strategjike në Republikën e Kosovës,
Votimi i Propozim-Rezolutës lidhur me Kodin telefonik shtetëror të Republikës së Kosovës,
Votimi i Propozim-Rezolutës lidhur me situatën aktuale politike në pjesën veriore të Republikës së Kosovës,
Shqyrtimi i parë i Projektligjit nr. 05/L-117 për Akreditim,
Shqyrtimi i dyë i Projektligjit nr. 05/L-047 për ndryshimin dhe plotësimin e Ligjit nr. 04/L-065 për të drejtat e Autorit dhe të drejtat e përafërta,
Zgjedhja e një (1) anëtari të Këshillit Prokurial të Kosovës,

The post Të hënën mblidhet kryesia e Kuvendit, në rend dite Veriu dhe Kodi Telefonik appeared first on Mesazhi.com.

Hoxhaj paralajmëron tri njohje të reja

Posted: 30 Sep 2016 03:55 AM PDT

Ministri i Punëve të Jashtme i Republikës së Kosovës, Enver Hoxhaj, ka bërë me dije të premten se brenda këtij viti pavarësia e Kosovës do të njihet nga tri shtete.

Konfirmimin për këtë ministri Hoxhaj e ka marrë gjatë takimeve që ka zhvilluar në New-York ku ka marrë pjesë në punimet e Asamblesë së Përgjithshme të OKB-së me ç'rast ka realizuar më shumë se 70 takime me përfaqësues të shteteve të ndryshme.

Hoxhaj ka theksuar se qëllimi i dytë gjatë pjesëmarrjes në punimet e asamblesë ka qenë zyrtarizimi i raporteve ndërshtetërore me disa nga shtetet që tashmë e kanë njohur Kosovën, me qëllim të avancimit të raporteve bilaterale.

Duke theksuar se nënshkrimi i marrëveshjeve për marrëdhënie diplomatike është faza e dytë më e rëndësishme pas njohjes nga shtetet, pasi që pas nënshkrimit sigurohet vota për përkrahje për anëtarësim në organizata ndërkombëtare, ministri Hoxhaj e ka vlerësuar këtë proces kaptinë të re për një bashkëpunim më të ngushtë në fusha të ndryshme.

Por ka shtuar se "ideja që të anëtarësohemi nëpër organizata nuk ka të bëjë vetëm me rritjen e sovranitetit por ka të bëjë edhe me ushtrimin e sovranitetit dhe pikërisht detyra jonë si MPJ është që ta ushtrojmë sovranitetin. Dhe ne mund ta ushtrojmë sovranitetin përmes organizatave, duke promovuar një politikë të jashtme që i përmbush kërkesat tona të brendshme".

Fokusi i radhës, siç ka thënë ministri është Hoxhaj, gjatë takimeve në New York ka qenë procesi i liberalizimit të vizave për qytetarët e Kosovës.

Ai gjithashtu ka theksuar se gjatë takimeve me zyrtarë të lartë të shteteve partnere ka diskutuar edhe për avancimin e raporteve ndërmjet Kosovës dhe NATO-së dhe për bashkëpunimin me organizata të ndryshme multilaterale./

The post Hoxhaj paralajmëron tri njohje të reja appeared first on Mesazhi.com.

Zbardhet lista e Spanjës kundër Shqipërisë

Posted: 30 Sep 2016 03:52 AM PDT

Spanja ka publikuar listën e futbollistëve të ftuar për ndeshjet e ardhshme kualifikuese për "Kampionatin botëror 2018" kundër Italisë dhe Shqipërisë.

Selektori i Spanjës, Julen Lopetegui ka publikuar listën e futbollistëve të ftuar për ndeshjet e ardhshme kualifikuese për "Kampionatin botëror 2018" kundër Italisë dhe Shqipërisë.

Shqipëria pret Spanjën në Shkodër më 9 tetor.
lista

The post Zbardhet lista e Spanjës kundër Shqipërisë appeared first on Mesazhi.com.

loading...

Lexo edhe:

Postimet e fundit






Popular posts from this blog

Trajta e shquar dhe e pashquar e emrit

  Trajta e shquar dhe e pashquar e emrit Trajta themelore e emrit është rasa emërore e pashquar.  Nga trajta themelore ose parësore i fitojmë format e tjera gramatikore të emrit (trajtat). Emrat , si në njëjës ashtu edhe në shumës, përdoren në dy trajta: a) në trajtë të pashquar dhe b) në trajtë të shquar shquar. Emri në trajtën e pashquar tregon qenie, sende ose dukuri në përgjithësi, në mënyrë të papërcaktuar. P.sh.: një nxënës, një punëtor, një mendim , një mace, një laps etj. Emri në trajtën e shquar tregon qenie, sende ose dukuri të tjera, të veçuara nga gjërat e tjera të llojit të vet. P.sh.: nxënësi, punëtori, mendimi, macja, lapsi etj.   Formë përfaqësuese (bazë) e emrit është trajta e pashquar, numri njëjës, rasa emërore : djalë, vajzë, shkollë, lule, letër, njeri, kompjuter, lepur, qen, piano etj. Trajta e shquar e emrit formohet duke i pasvendosur formës përfaqësuese nyjën shquese, përkatësisht mbaresën: a) për emrat e gjin

Ese të ndryshme shqip

Ese dhe Hartime '' Ese dhe hartime të ndryshme shqip dhe anglisht '' Ndalohet rreptësisht kopjimi dhe postimi në një faqe tjetër.  Redaksia Rapitful ka lexuar disa ankesa në emailin e saj të bëra nga disa arsimtarë dhe profesorë ku janë ankuar se nxënësit po i kopjojnë esetë dhe hartimet nga faqja Rapitful dhe me ato ese apo shkrime po prezantohen gjatë shkrimit të eseve dhe hartimeve. Pra redaksia Rapitful kërkon nga nxënësit që të mos kopjojnë esetë dhe hartimet dhe me to të prezantohen para mësimdhënësve por le të jenë këto ese vetëm si një udhërrëfyes se si duhet të shkruhet një ese apo hartim dhe asesi të kopjohen. Ju faleminderit për mirëkuptim. Ese dhe hartime do te shtohen vazhdimisht keshtuqe na vizitoni prap. Nëse dëshironi Analiza letrare të veprave të ndryshme kliko mbi Analiza Letrare Kliko mbi titullin që ju intereson Ese për Diturinë   Për Mjekët! Fakultetet e sotme po kryhen me teste 6 arsye për të mos studiuar mjekësinë P

Tekste shqip: ““Ah Kjo Rruga E Gurbetit” - Shaqir Cërvadiku & Fatjon Dervishi” plus 21 more

Tekste shqip: ““Ah Kjo Rruga E Gurbetit” - Shaqir Cërvadiku & Fatjon Dervishi” plus 21 more “Ah Kjo Rruga E Gurbetit” - Shaqir Cërvadiku & Fatjon Dervishi “Du Me T'pa” - Gjyle Qollaku Nora Istrefi “Kercejna” - Sabiani Feat. Denis Taraj Getoar Selimi “Du Me T'pa” - Lori Bora Zemani “Million” - Melissa
Related Posts Plugin for WordPress, Blogger...

Labels

Show more