Skip to main content

“Kur burri mërzitet nga gruaja, në ditën e martesës: Fajet i ka gruaja, apo jo? (Video)” plus 4 more Telegrafi Dështime

“Kur burri mërzitet nga gruaja, në ditën e martesës: Fajet i ka gruaja, apo jo? (Video)” plus 4 more Telegrafi Dështime


Kur burri mërzitet nga gruaja, në ditën e martesës: Fajet i ka gruaja, apo jo? (Video)

Posted: 30 Sep 2016 01:25 PM PDT

Dukej se një copë tortë është bërë mollë sherri për një çift, të cilët gjatë ceremonisë së tyre martesore për pak sa nuk përfunduan duke u rrahur.

Një video e postuar së fundmi në internet, shfaq momentin kur dhëndri dhe nusja derisa po shijonin tortën e martesës për pak sa nuk rrahën, transmeton Telegrafi.

Dhe derisa në sfond dëgjohej një muzikë romantike dhe dhëndri po i jepte me lugë një copë tortë nuses së tij, e kundërta ndodhi kur i erdh asaj radha.

Dhëndri mbante gojën e hapur dhe priste që nusja t'ia fusë lugën plotë me tortë, por ajo vendosë të tallet paksa me të duke mos menduar se kjo mund t'i shkaktojë probleme të mëdha.

Ajo në vend se t'ia japë lugën me tortë, e mashtron duke ia larguar për disa herë radhazi dhe ky veprim i saj nervozoi tej mase dhëndrin, i cili në një moment humb durimin dhe ia përplas dorën.

Por ky nuk është rasti i vetëm që çifti për pak sa nuk janë rrahur shkaku i kësaj shakaje. /Telegrafi/

The post Kur burri mërzitet nga gruaja, në ditën e martesës: Fajet i ka gruaja, apo jo? (Video) appeared first on Telegrafi.

Bllokuan trafikun për pesë minuta, duke u ‘rrahur’ pa hedhur asnjë grusht të vetëm (Video)

Posted: 30 Sep 2016 01:12 PM PDT

Një rrugë shumë e frekuentuar në Berkshire të Anglisë, është bllokuar për pesë minuta nga dy burra të panjohur që janë përfshirë në një zënkë.

Pos që i kanë mbajtur grushtet në gatishmëri, ata vetëm janë sjellë dhe kanë kërcënuar njëri-tjetrin, por nuk e kanë bërë asnjë goditje, transmeton Telegrafi.

Në të dy anët e rrugës janë bërë kolona të veturave që prisnin të kalonin, teksa ata e bllokonin trafikun në mes.

Madje, afër dyshes që është quajtur si shumë patetike, kanë shkuar edhe kalimtarë të ndryshëm për të bërë 'selfie'.

Nuk dihen motivet e përleshjes së pazakontë, që nuk e la asnjërin të lënduar. /Telegrafi/

The post Bllokuan trafikun për pesë minuta, duke u 'rrahur' pa hedhur asnjë grusht të vetëm (Video) appeared first on Telegrafi.

Argjentinasja turpërohet në skenë, i del gjiri jashtë (Video)

Posted: 30 Sep 2016 12:18 PM PDT

Laura Miller nga Argjentina është dashur ta ndërpresë këngën, pasi bluza e hapur ia ka nxjerr përjashta njërin gji.

Ajo ishte duke e kënduar 'Si Me Dejas No Vale' në 'La Casa Del Pop' kur e kanë njoftuar se diçka nuk është në rregull, transmeton Telegrafi.

Në videon e filmuar më 2013, por që tani ka filluar të qarkullojë në internet, këngëtarja shihet duke e kontrolluar njërën anë, derisa kupton se sisa i është lëshuar përjashta.

Më poshtë mund ta shihni ngjarjen e censuruar, që nuk është transmetuar në televizion, por ka përfunduar në rrjete sociale. /Telegrafi/

The post Argjentinasja turpërohet në skenë, i del gjiri jashtë (Video) appeared first on Telegrafi.

Tmerrohet nga ‘demoni’ të cilin e gjuan me shishe në fytyrë (Video)

Posted: 30 Sep 2016 10:03 AM PDT

Në Australi është zhvilluar një organizim, ku janë ftuar adhuruesit e filmave horror që të shohin disa pjesë të filmit të papublikuar 'Conjuring 2'.

Ata kanë hyrë në një dhomë, ku në pasqyrë del imazhi i një fantazme të frikshme, transmeton Telegrafi.

Sikur kjo të mos mjaftonte, në dhome hyn 'demoni' me veshjen e motrës së nderit.

Derisa dy femra dalin duke bërtitur, një mashkull qëndron në vend, por nga paniku e qëllon me shishe gruan e maskuar.

Më pas qesh dhe i kërkon falje, ndërsa ajo e përqafon dhe i thotë se i pëlqei reagimi tij. /Telegrafi/

The post Tmerrohet nga 'demoni' të cilin e gjuan me shishe në fytyrë (Video) appeared first on Telegrafi.

Hyri në dyqanin e Apple-t, theu secilin iPhone 7 që kishte para (Video)

Posted: 30 Sep 2016 08:31 AM PDT

Në dyqanin e Apple që ndodhet në Dijon të Francës, ka hyrë një njeri i paidentifikuar dhe ka thyer me një mjet metalik disa iPhone 7.

Burri me syze dhe çantë shpine , ka lëvizur qetësisht dhe i ka qëlluar telefonat e zgjuar, derisa nuk kanë arritur rojat, transmeton Telegrafi.

Të pranishmit kanë shikuar të habitur, derisa shkaktonte dëme të pariparueshme për pronarin.

Nuk bëhen të ditura motivet e këtij krimi material, nga njëri që iku në drejtim të panjohur. /Telegrafi/

The post Hyri në dyqanin e Apple-t, theu secilin iPhone 7 që kishte para (Video) appeared first on Telegrafi.

loading...

Lexo edhe:

Postimet e fundit






Popular posts from this blog

Trajta e shquar dhe e pashquar e emrit

  Trajta e shquar dhe e pashquar e emrit Trajta themelore e emrit është rasa emërore e pashquar.  Nga trajta themelore ose parësore i fitojmë format e tjera gramatikore të emrit (trajtat). Emrat , si në njëjës ashtu edhe në shumës, përdoren në dy trajta: a) në trajtë të pashquar dhe b) në trajtë të shquar shquar. Emri në trajtën e pashquar tregon qenie, sende ose dukuri në përgjithësi, në mënyrë të papërcaktuar. P.sh.: një nxënës, një punëtor, një mendim , një mace, një laps etj. Emri në trajtën e shquar tregon qenie, sende ose dukuri të tjera, të veçuara nga gjërat e tjera të llojit të vet. P.sh.: nxënësi, punëtori, mendimi, macja, lapsi etj.   Formë përfaqësuese (bazë) e emrit është trajta e pashquar, numri njëjës, rasa emërore : djalë, vajzë, shkollë, lule, letër, njeri, kompjuter, lepur, qen, piano etj. Trajta e shquar e emrit formohet duke i pasvendosur formës përfaqësuese nyjën shquese, përkatësisht mbaresën: a) për emrat e gjin

Ese të ndryshme shqip

Ese dhe Hartime '' Ese dhe hartime të ndryshme shqip dhe anglisht '' Ndalohet rreptësisht kopjimi dhe postimi në një faqe tjetër.  Redaksia Rapitful ka lexuar disa ankesa në emailin e saj të bëra nga disa arsimtarë dhe profesorë ku janë ankuar se nxënësit po i kopjojnë esetë dhe hartimet nga faqja Rapitful dhe me ato ese apo shkrime po prezantohen gjatë shkrimit të eseve dhe hartimeve. Pra redaksia Rapitful kërkon nga nxënësit që të mos kopjojnë esetë dhe hartimet dhe me to të prezantohen para mësimdhënësve por le të jenë këto ese vetëm si një udhërrëfyes se si duhet të shkruhet një ese apo hartim dhe asesi të kopjohen. Ju faleminderit për mirëkuptim. Ese dhe hartime do te shtohen vazhdimisht keshtuqe na vizitoni prap. Nëse dëshironi Analiza letrare të veprave të ndryshme kliko mbi Analiza Letrare Kliko mbi titullin që ju intereson Ese për Diturinë   Për Mjekët! Fakultetet e sotme po kryhen me teste 6 arsye për të mos studiuar mjekësinë P

Tekste shqip: ““Ah Kjo Rruga E Gurbetit” - Shaqir Cërvadiku & Fatjon Dervishi” plus 21 more

Tekste shqip: ““Ah Kjo Rruga E Gurbetit” - Shaqir Cërvadiku & Fatjon Dervishi” plus 21 more “Ah Kjo Rruga E Gurbetit” - Shaqir Cërvadiku & Fatjon Dervishi “Du Me T'pa” - Gjyle Qollaku Nora Istrefi “Kercejna” - Sabiani Feat. Denis Taraj Getoar Selimi “Du Me T'pa” - Lori Bora Zemani “Million” - Melissa
Related Posts Plugin for WordPress, Blogger...

Labels

Show more