“U del gjoksi duke vallëzuar në transmetim live (Foto/Video, +16)” plus 3 more Telegrafi Dështime |
- U del gjoksi duke vallëzuar në transmetim live (Foto/Video, +16)
- Me turjelë ia hoqën vidhën që i kishte hyrë në gisht (Video)
- Dhëndrit i ngec unaza e martesës në penis dy ditë para se të martohej (Foto/Video, +16)
- Derisa po e priste topin e takimit sportiv, qëllohet në fytyrë dhe turpërohet keq (Video)
U del gjoksi duke vallëzuar në transmetim live (Foto/Video, +16) Posted: 29 Sep 2016 12:48 PM PDT Prezantueses së motit i është zbuluar gjoksi gjatë transmetimit të drejtpërdrejt, por kjo nuk është hera e parë që po i ndodh, pasi gjatë kësaj jave ajo i nxori jashtë teksa po vallëzonte pas prezantimit të motit. Rumunia Daniela Crudu e njohur për linjat e përkryera trupore, është bërë aq e njohur sa që ka mijëra ndjekës në rrjetet sociale, transmeton Telegrafi. Por Crudu duket se nuk e ka ndërmend të ndalet së provokuari gjatë paraqitjeve televizive, madje ajo kësaj radhe ka qenë kryetemë së bashku me një kolege, të cilat derisa po vallëzonin zbuluan gjoksin, duke ngritur kështu temperaturat. /Telegrafi/ The post U del gjoksi duke vallëzuar në transmetim live (Foto/Video, +16) appeared first on Telegrafi. |
Me turjelë ia hoqën vidhën që i kishte hyrë në gisht (Video) Posted: 29 Sep 2016 10:37 AM PDT Në një punishte në pjesën jugore të Anglisë, është filmuar momenti rrëqethës kur një punëtori i nxjerrin nga mishi vidhën me anë të turjelës. Objektin metalik që i kishte mbetur në gishtin tregues në rrethana të panjohura, kolegu tij ia hoqi me anë të pajisjes elektrike, transmeton Telegrafi. Derisa një tjetër ia mban dorën, ai e vendosë makinën në vidhë dhe e rrotullon në anën e kundërt. "Ka për të djegur, por do të jem i shpejtë", dëgjohet duke thënë ai, para se ta kryej intervenimin e pazakontë. Pas disa sekondash shihet vrima që i mbetet në mish, teksa objekti metali është hequr në këtë mënyrë të çuditshme pa shkuar te mjeku. /Telegrafi/ The post Me turjelë ia hoqën vidhën që i kishte hyrë në gisht (Video) appeared first on Telegrafi. |
Dhëndrit i ngec unaza e martesës në penis dy ditë para se të martohej (Foto/Video, +16) Posted: 29 Sep 2016 08:55 AM PDT Një moment i pazakontë dhe për shumëkënd i paimagjinueshëm është filmuar nga kamerat, ku shfaq momentin kur disa zjarrfikës mundohen ta ndihmojnë burrin që i kishte ngecur unaza e martesës në penis. 18-vjeçari nga Liuzhou në Kinës, kishte futur unazën në penis dy ditë para se të martohej, por dhimbjet e mëdha ishin ato që detyruan atë t'i telefonojë ekipeve mjekësore, transmeton Telegrafi. Ai menjëherë ishte dërguar me urgjencë në spital dhe pas një ndërhyrjeje kirurgjike që zgjati plotë 90 minuta, i ka shpëtuar më të keqes. Para se të dërgohej në spital, në video mund të shihet se si ky burrë mban një qese me akull në penis, derisa zjarrfikësit mundoheshin me dara t'ia këpusin unazën e martesës. Por ndërhyrja kirurgjike nuk kishte qenë aspak e lehtë për mjekët, pasi ata kishin problem ta heqin unazën pasi penisi ishte ënjtur në masë të madhe. /Telegrafi/ The post Dhëndrit i ngec unaza e martesës në penis dy ditë para se të martohej (Foto/Video, +16) appeared first on Telegrafi. |
Derisa po e priste topin e takimit sportiv, qëllohet në fytyrë dhe turpërohet keq (Video) Posted: 28 Sep 2016 11:21 PM PDT Ashley Ward ka qenë shumë e emocionuar, kur është përpjekur të kapte topin e ragbitë, në një stadium të Alabamës në Shtetet e Bashkuara. Por, biondina atraktive është lënduar kur topi e qëlloi në fytyrë, transmeton Telegrafi. Për pasojë ajo është shtrirë për toke nga goditja, ndërsa turma brohorisnin dhe qeshnin. "Nuk më shkaktoi dhimbje, por më turpëroi pa masë", ka thënë ajo për ngjarjen që ndodhi në mes të takimit ndërmjet Lousiana State dhe Auburn Tigers. /Telegrafi/ The post Derisa po e priste topin e takimit sportiv, qëllohet në fytyrë dhe turpërohet keq (Video) appeared first on Telegrafi. |
You are subscribed to email updates from Dështime – Telegrafi. To stop receiving these emails, you may unsubscribe now. | Email delivery powered by Google |
Google Inc., 1600 Amphitheatre Parkway, Mountain View, CA 94043, United States |
Lexo edhe: