Skip to main content

Ora News: “Italia sot mban zi, varros viktimat e tërmetit. Bilanci rritet në 283” plus 9 more

Ora News: “Italia sot mban zi, varros viktimat e tërmetit. Bilanci rritet në 283” plus 9 more


Italia sot mban zi, varros viktimat e tërmetit. Bilanci rritet në 283

Posted: 26 Aug 2016 11:33 PM PDT

Italia sot është në zi kombëtare për viktimat e tërmetit që goditi pjesën qëndrore të saj.

Po sot do të jetë dhe dita e ceremonisë mortore për disa nga viktimat e tërmetit në Arquata del Tronto dhe Pescara del Tronto.

Vetë presidenti i Italisë Sergio Mattarella do të jetë në këtë ceremoni lamtumire por më parë do të vizitojë Amatricen. Ndërkohë gjatë natës janë dëgjuar sërish lëkundje

Bilanci i të vdekurve nga tërmeti i 24 gushtit 2016 rritet gradualisht. Deri tani janë nxjerrë nga rrënojat trupat e pajetë të 283 personave. Dy trupa të tjerë të pajetë janë gjetur nën rrënojat e hotel Roma në Amatrice duke e quar në 223 bilancin e viktimave në këtë qytezë të vogël.

Te gjitha lajmet per termetin qe tronditi Italine me 24 gusht 2016

epa05511064 Rescue workers in Amatrice, Rieti Italy, 26 August 2016, two days after the powerful earthquake that killed at least 250 people. Displaced survivors of the 24 August's earthquake in central Italy have occupied some 2,100 of the 3,500 beds made available by the Civil Protection Department, officials said. However the number is on the rise as residents are still fleeing their homes due to continuing tremors hitting the area. EPA/ROBERTO SALOMONE

Foto:  EPA/ROBERTO SALOMONE

Italia në gjëndje të jashtëzakonshme

termeti ne itali

termeti ne itali termeti ne itali termeti ne itali

/Oranews.tv/

 

Të parët për lajmin e fundit. Ndiqni Oranews.tvFacebook dhe në Twitter

Mustafaj “dhëndër” në dasmën e Sherefedinit!

Posted: 26 Aug 2016 11:17 PM PDT

Besnik Mustafaj u pa sot në fushatën elektorale në Dibër. Si një dhëndër Dibre, mik i Sherefedinit, por dhe i lodhur nga të qëndruarit larg politikës, ai ka shkuar në takimin e Shehut në Dibër dhe ka tërhequr vëmendjen, më shumë se sa vetë kandidati për kryetar Bashkie.

Dhe kjo ka arsyet e veta.

Mustafaj është larguar me dorëheqje nga qeveria e Berishës në vitin 2007, për shkak të përpjekjeve të Berishës për të mos e konsideruar si ministër të Jashtëm, dhe është hequr prej tij dhe nga lista e kandidatëve për deputet të vitit 2009, me arsyetimin se ai ka votuar kundër PD, në një prej ligjeve vendimtarë të saj, që më pas u hodh poshtë dhe nga Gjykata Kushtetuese.

Prej asaj kohe Mustafaj ka qëndruar larg PD dhe ka qenë deri diku kritik me politikat e saj. I vetmi rast që ai ka shfaqur entuziasëm ishte zgjedhja e Bashës kryetar i PD, por dhe atë e kishte më shumë nga problemet që kishte me Olldashin, se sa me mënyrën si Berisha e emëroi Bashën kryetar, me një proces të pandershëm dhe të padinjitetshëm, fiks siç di të bëjë "ndere" Berisha.

Në krah të Mustafajt ishte dhe Selami Xhepa, një tjetër ekspert i njohur i ekonomisë, i afërt dikur me Berishën si këshilltar i tij, por që u mënjanua deri në largim nga PD, për shkak të qëndrimeve të tij kritike me politikat e saj.

Edhe ai ishte në Dibër si një mik i Shehut, dhe si dibran. Kaq ka mjaftuar që Basha, në vend të shkonte për fushatë për Sherefedinin, të prodhonte lajme me problemet
e PD. Biles për ta çuar deri në fund, edhe Mustafaj u kujdes që të lavdëronte më shumë Bashën se sa Sherefedinin.
Të gjitha lajmet e sotme, flasin më shumë për faktin që Mustafaj dhe Xhepa kanë shkuar në Dibër, se sa çfarë ka thënë Basha dhe pse nuk ka shkuar Berisha bashkë me të tjerët.
Arsyeja është se PD, e ka më shumë "gjakun e ngrirë" nga mënyra se si Basha po diktohet nga Berisha në drejtimin e PD, se sa nga fitorja apo humbja e Shehut në Dibër, të cilat janë thjeshtë zgjedhje lokale.

Dhe kjo vjen nga fakti se mbështetësit e PD, e gëlltisin të mërzitur në heshtje faktin që Basha nuk e bashkon dot PD­në dhe bëhen entuziastë menjëherë dhe nga gjeste të tilla të vogla.

Por deri për në Dibër kanë leje të gjithë. Dhe Basha ka leje nga Berisha të bëjë sikur se ka mendjen. Basha mund të marrë me vete Mustafajn, Zogajn, Xhepën dhe këdo tjetër, por vëmendja nuk është shkaktuar nga fakti se ata kanë shkuar për Sherefedinin, por nga fakti nëse Basha ka fuqi të afrojë në PD ata që ka larguar Berisha. E vërteta është se Sherefedini e bashkon PD më shumë se Basha, dhe sot fushata e tij, u kthye më shumë në një tribunë promovimi më shumë për ata që Basha nuk ka fuqi t'i kthejë në PD, se sa për sebepin që
ishin mbledhur. Dasma ishte e Sherefedinit, por si "dhëndër" u prit Besniku!

Mustafaj: PD i ka të gjitha mundësitë të kthehet në pushtet

/Oranews.tv/

 

Të parët për lajmin e fundit. Ndiqni Oranews.tvFacebook dhe në Twitter

Përurohet ura e tretë mbi Bosfor

Posted: 26 Aug 2016 02:44 PM PDT

Ne Turqi përurohet ura e tretë mbi Bosfor.

Ura është e gjerë 59 metra dhe lartësia e saj shkon në 320 metër, më e larta në botë.

Presidenti turk, Recep Tayyip Erdogan ishte sot në ceremoninë e përurimit në Stamboll

Kjo urë e tretë është menduar për të zhbllokuar metropolin dhe lehtësuar qarkullimin në dy urat e para të ndërtuara mbi Bosfor që lidhin gjithashtu brigjet evropiane dhe aziatike të një qyteti me 18 milionë banorë.

Ura Yavuz Sultan Selim që pritet të vihet në shërbim që nesër është pjesë e një projekti gjigant, e ndërtimit të autostradës që do t'i mundësojë qytetit më të madh të Turqisë për t'u zgjeruar drejt Detit të Zi.

"Jemi në Evropë dhe po lidhemi për herë të tretë në rrugë detare me Azinë", deklaroi presidenti Erdogan përpara prerjes së shiritit të inagurimit të kësaj vepre arkitekturore. Do t"i lidhim kontinentet në sajë të urave", pohoi ai duke shtuar :"Filmat nga mbarë bota do të xhirohen këtu".

epa05511258 A handout picture provided by Turkish President Press office shows, Turkish President Recep Tayyip Erdogan speaks during the opening ceremony of Yavuz Sultan Selim Bridge, the Third Bosphorus Bridge in Istanbul, Turkey, 26 August 2016. The bridge spans over 59 meters width and the height of its towers is 320 meters, the highest in the world. EPA/TURKISH PRESIDENTAL PRESS OFFICE / HANDOUT HANDOUT EDITORIAL USE ONLY/NO SALES

Foto: EPA

epa05511259 A handout picture provided by Turkish President Press office shows, Turkish President Recep Tayyip Erdogan (L)speaks during the opening ceremony of Yavuz Sultan Selim Bridge, the Third Bosphorus Bridge in Istanbul, Turkey, 26 August 2016. The bridge spans over 59 meters width and the height of its towers is 320 meters, the highest in the world. EPA/TURKISH PRESIDENTAL PRESS OFFICE / HANDOUT HANDOUT EDITORIAL USE ONLY/NO SALES

Foto: EPA

epa05511263 A handout picture provided by Turkish President Press office shows, A view of Yavuz Sultan Selim Bridge, the Third Bosphorus Bridge in Istanbul, Turkey, 26 August 2016. The bridge spans over 59 meters width and the height of its towers is 320 meters, the highest in the world. EPA/TURKISH PRESIDENTAL PRESS OFFICE / HANDOUT HANDOUT EDITORIAL USE ONLY/NO SALES

Foto: EPA

Të parët për lajmin e fundit. Ndiqni Oranews.tvFacebook dhe në Twitter

Adem Grabovci hetohet për shpërdorim detyre

Posted: 26 Aug 2016 01:46 PM PDT

Prokuroria Speciale e Kosovës ka nisur hetimet ndaj deputetit të Kuvendit të Kosovës, Adem Grabovci, për "shpërdorim të detyrës dhe ndikim mbi procesin e vendimmarrjes brenda institucioneve, agjencive qeveritare dhe ndërmarrjeve publike".

Në një kumtesë të Prokurorisë Speciale thuhet se "Adem Grabovci, me qëllim të përfitimit të dobisë për vete apo persona të tjerë, me dashje ka shkelur ligjet dhe procedurat e punësimit dhe përzgjedhjes së drejtorëve dhe anëtarëve të trupave menaxhuese të ndërmarrjeve publike, të agjencive të pavarura dhe institucioneve të tjera, duke siguruar në këtë mënyrë punësimin kundërligjor për një numër të caktuar të personave".

Prokuroria Speciale thotë se me veprimet e tij "Grabovci, gjatë vitit 2011 e tutje, në mënyrë të kundërligjshme ka mohuar dhe kufizuar liritë dhe të drejtat e qytetarëve tjerë të vendit për punësim… dhe ka diskriminuar të drejtat për punësim të qytetarëve tjerë në bazë të kushteve të barabarta, të cilat janë paraparë me ligj".

Vendimi i Prokurorisë Speciale pason publikimin në mediat lokale të bisedave të përgjuara telefonike të ish-shefit të Grupit Parlamentar të PDK-së, Adem Grabovci, në të cilat qenë përfshirë vec tjerash edhe presidenti aktuale, Hashim Thaci dhe kryetari i Kuvendit Kadri Veseli.

Bisedat e përgjuara, përfshijnë periudhën e fund vitit 2011 në rastin e Ministrisë së Transporteve, që po e hetonte misioni i BE-së për sundimin e ligjit, EULEX.

Prokuroria Speciale thotë se "hetimi kundër Adem Grabovcit është një hetim fillestar dhe varësisht nga rezultati, në ndjekjen penale të prokurorisë do të përfshihen të gjithë personat tjerë, për të cilët do të vërtetojet se kanë bashkëpunuar me të pandehurin Grabovci"./REL/

Të parët për lajmin e fundit. Ndiqni Oranews.tvFacebook dhe në Twitter

Çekët dhe hungarezët bëjnë thirrje për krijimin e ushtrisë së BE-së

Posted: 26 Aug 2016 01:42 PM PDT

Liderët e Republikës Çeke dhe të Hungarisë thonë se "një ushtri e përbashkët Evropiane" është e nevojshme për të forcuar sigurinë në BE.

Deklaratat u bënë në prag të bisedimeve në Varshavë me kancelaren gjermane Angela Merkel. Ata nuk e pëlqyen mirëseardhjen e saj për migrantët myslimanë nga jashtë BE-së.

Kryeministri i Hungarisë, Viktor Orban, tha se "duhet t'i japim përparësi sigurisë, prandaj le të fillojmë të ndërtojmë një ushtri të përbashkët Evropiane".

Qeveria e Britanisë së Madhe e ka kundërshtuar fuqishëm një lëvizje të tillë jashtë hapësirës së NATO-s.

Liderët e Çekisë, Hungarisë, Polonisë dhe Sllovakisë po bashkërendojnë politikat e tyre të jashtme si "Grupi i Vishegradit".

Kryeministri cek, Bohuslav Sobotka, tha se krijimi i një ushtrie të përbashkët Evropiane mund të mos jetë i lehtë por bëri thirrje për diskutime që të fillojë një gjë e tillë.

BE-ja ka kapacitete të përbashkëta të mbrojtjes në formën e 1500 trupave luftarake, por ato nuk janë testuar për luftime ende, njofton BBC. .

Vitin e kaluar, President i Komisionit Evropian, Jean Claud Juncker, bëri thirrje për krijimin e një ushtrie Evropiane, për t'i dhënë BE-së muskuj në përballje me kërcënimet nga Rusia dhe gjithandej. .

Sllovakia do të jetë mikpritëse e një samiti joformal të BE-së më 16 shtator për të vlerësuar të ardhmen e BE-së pa Britaninë e Madhe.

Asnjë ministër britanik nuk do të marrë pjesë, meqë qeveria konservatore po përgatit terrenin për Brexit, në përputhje me votën e 23 qershorit për të dal nga blloku i 28 vendeve..

“Brexit nuk është vetëm një ngjarje si çdo tjetër – është pikë kthese në historinë e BE-së dhe ne prandaj duhet të formësojmë një përgjigje të kujdesshme", tha Merkel./REL/

Të parët për lajmin e fundit. Ndiqni Oranews.tvFacebook dhe në Twitter

Italia në gjëndje të jashtëzakonshme, 281 të vdekur nga tërmeti

Posted: 26 Aug 2016 01:30 PM PDT

Ka mbërritur në 281 numri i viktimave të cilët kanë humbur jetën nga tërmeti i 24 gushtit në Itali.

Ky është bilanci i fundit provizor i cili u publikua rreth orës 22: 30 minuta nga Drejtoria e Mbrojtjes Civile.

221 viktima janë në Amatrice, dhe 60 të tjerë në Accumoli dhe Arquata del Tronto.

Ajo çfarë e zbut sadopak këtë tragjedi, janë 238 jetët e shpëtuara, të cilët u nxorën të gjallë nga rrënojat nga ekipet e shpëtimit.

387 është numri i  të plagosurve të shtruar në spitalet e rajonit të Lacios, Marke e Abruzzo.

Drejtoria e Mbrojtjes Civile informon se nga momenti i tërmetit e deri në mëngjesin e sotëm janë regjistruar 928 lëkundje tërmeti.

Lëkundja e fundit e tërmetit është regjistruar në ora 6.28 minuta të mëgjesit të sotëm e shkallës 4.8.

E enjte 25 gusht, raportimi për situatën

Në zonat e prekura nga tërmeti në Italinë Qëndrore vijojnë kërkimet në gërmadha për të shpëtuar të mbijetuarit nga tërmeti i 24 gushtit 2016 .  Deri në orët e pasdites (15:00) numërohen 215 persona të shpëtuar. E konfirmon prefekti Bruno Frattasi  kreu i departamentit të zjarrfikëseve. Ndërkohë  numri i viktimave deri tani ka shkuar në 250 por Italia i druhet një bilanci shumë më të keq se ai i shkaktuar nga tërmeti i Aquilas në 2009.

Bilanci i viktimave nga tërmeti i së mërkurës në Italinë qëndrore është rritur në mënyrë të frikshme.

Zyra e Mbrojtjes Civile konfirmoi  tha se mes viktimave ka shumë fëmijë. Ndërkaq 368 të tjerë janë lënduar nga tërmeti.

"Kjo nuk është shifra përfundimtare e viktimave", ka thënë kryeministri italian Mattero Renzi, duke paralajmëruar se ekipet e shpëtimit kanë punuar gjatë gjithë natës për të gjetur të mbijetuar të tjerë.

"Dhimbja për këtë ngjarje nuk ka kufi", ka thënë tutje Renzi.

Shumë njerëz besohet se janë të varrosur nën rrënoja dhe shumica e personave të zhdukur janë shtetas të huaj dhe turistë, të cilët po vizitionin këtë zonë historike.

Ndërkohë lëkundjet duken se nuk kanë të ndalur. E fundit u regjistrua në orën 14:36 minuta me magnitudë 4.3. Pallati i sportit i cili përdorej për të strehuar të pastrehët apo ndihmat për ta është evakuar.

Gërmimet nuk janë ndërprerë gjatë gjithë natës në Amatrice, Accumoli, Pescara del Tronto dhe Aquata.

Janë ngritur kampe strehimi për 2500 të pastrehë.

Instituti sizmik konfirmon një lëkundje të re të tërmeti të regjistruar në orët e para të mëngjesit të sotëm në shkallën 4.5 ballë të shkallës Rihter.

Sipas specialistëve të këtij Instituti, aktiviteti sizmik vazhdon të jetë ende i fuqishëm në këtë territor.

Tërmeti me magnitudë 6.2 ballësh në orët e para të mëngjesit të së mërkurës goditi në veri të Romës, duke shkaktuar dëme të mëdha në qytetet Accumoli, Amatrice, Posta dhe Arqueta del Trono.

Kërkimet pas tërmetit, familjeve u kërkohet zhbllokimi i WI-FI

Familjarët në Fier: Bashkëshortja e Erjonit humbi këmbët nga tërmeti

 

epa05509116 Search and rescue teams sift through the rubble of a collapsed building in Pescara del Tronto, where a 6.2 magnitude earthquake struck just after 3:30 am (CET), Pescara del Tronto, Italy, 24 August 2016. The quake was felt across a broad section of central Italy, in Umbria, Lazio and Marche Regions, including the capital Rome. According to reports at least 120 people have died and close to 400 injured in the quake. EPA/FLAVIO LO SCALZO

Foto: EPA/FLAVIO LO SCALZO

epa05509115 Recovered bodies lay covered on the ground in Pescara del Tronto, where a 6.2 magnitude earthquake struck just after 3:30 am (CET), Pescara del Tronto, Italy, 24 August 2016. The quake was felt across a broad section of central Italy, in Umbria, Lazio and Marche Regions, including the capital Rome. According to reports at least 120 people have died and close to 400 injured in the quake. EPA/FLAVIO LO SCALZO

Trupat e personave te vdekur te nxjerre nga rrenojat ne Pescara del Tronto. EPA/FLAVIO LO SCALZO

epa05509337 A general view ofrom inside a sports hall providing earthquake victims and rescue workers with temporary shelter after the earthquake in Amatrice, central Italy, 25 August 2016. The provisional death toll from Wednesday's earthquake in central Italy has risen to 247, the civil protection agency said Thursday, 25 August. EPA/FLAVIO LO SCALZO

Ne pallatin e sportit ne Amatrice ku jane grumbulluar ndihmat dhe ata qe marrin pjese ne operacionet e shpetimit pushojne pak Foto: FLAVIO LO SCALZO

 

20 30 40 50 60 70 80 90 100 110 120 130 140 250

Të parët për lajmin e fundit. Ndiqni Oranews.tvFacebook dhe në Twitter

E frikshme, Pitbulli kafshon qenin e rrugës në Durrës

Posted: 26 Aug 2016 01:23 PM PDT

Nuk është rasti i parë që një qen rrace të sulmojë një qen rruge. Një situatë e tillë ka ndodhur në qytetin e Durrësit, ku një qen Pitbull ka kafshuar për disa minuta një qen tjetër.

Kjo skenë ka shqetësuar edhe banorët të cilët janë përpjekur që të ndajnë, por e kanë pasur shumë të vështirë.

Videoja është publikuar nga Portali DurresLajm dhe siç shihet kjo skenë ka zgjatur për disa minuta.

Pas përfundimit të kësaj “ndeshjes”, qeni Pitbull u largua me pronarin, ndërsa ai që u sulmua mbeti i shtrirë në tokë.

Të parët për lajmin e fundit. Ndiqni Oranews.tvFacebook dhe në Twitter

Supriza e nxënësve për mësuesin në dasmën e tij

Posted: 26 Aug 2016 01:22 PM PDT

Një mësues – së bashku me klasën e tij fillore – la gruan e tij të re me gojë hapur ditën e tyre të dasmës me performancën e një këngë që kishte zgjedhur posaçërisht për të.

31 vjeçari Lee McDowall u martua me partneren e tij Katy në 22 gusht të këtij viti.

Video e adhureshme tregon se si nxënësit e tij nga shkolla Forehill në Ayr të Skocisë, e ndihmojnë me suprizën duke kënduar në kor.

3798B23800000578-3759673-image-a-9_1472203718702

/Oranews.tv/

Të parët për lajmin e fundit. Ndiqni Oranews.tvFacebook dhe në Twitter

Itali, babai shqiptar plagos me thikë të dashurin e vajzës

Posted: 26 Aug 2016 01:00 PM PDT

Xhelozia ndaj vajzës së tij, deri në pikën për të mos pranuar lidhjen me një djalë, ka bërë që 50-vjeçari shqiptar të qëllojë me thikë të dashurin e vajzës 23 vjeç dhe vëllain e tij.

Ngjarja ka ndodhur në parkun publik "Regina Margherita" në Fabriano në Itali.

Mediat italiane shkruajnë se edhe të plagosurit janë me origjinë shqiptare. Ata u dërguan në spital me plagë në krah dhe ndodhen jashtë rrezikut për jetën.

Mjekët italianë kanë deklaruar se duhen 10 ditë për të rikuperuar plagët e marra.

/Oranews.tv/

Të parët për lajmin e fundit. Ndiqni Oranews.tvFacebook dhe në Twitter

Olta Gixhari shfaq format me bikini

Posted: 26 Aug 2016 12:55 PM PDT

Duket se pushimeve të Olta Gixharit po i vjen fundi.

Megjithatë aktorja shqiptare nuk ka ndalur së postuari foto në llogarinë e saj të Instagram dhe Snapchat.

Në disa prej tyre, ajo shfaqet tepër provokuese teksa ka nxjerrë në pah format me bikini.

olta_1472231909-4866290 14138986-10205344353323092-1585418244-o_1472231909-2000441 14124114-10205344407564448-1405888418-o_1472231909-8626040

/Oranews.tv/

Të parët për lajmin e fundit. Ndiqni Oranews.tvFacebook dhe në Twitter

loading...

Lexo edhe:

Postimet e fundit






Popular posts from this blog

Trajta e shquar dhe e pashquar e emrit

  Trajta e shquar dhe e pashquar e emrit Trajta themelore e emrit është rasa emërore e pashquar.  Nga trajta themelore ose parësore i fitojmë format e tjera gramatikore të emrit (trajtat). Emrat , si në njëjës ashtu edhe në shumës, përdoren në dy trajta: a) në trajtë të pashquar dhe b) në trajtë të shquar shquar. Emri në trajtën e pashquar tregon qenie, sende ose dukuri në përgjithësi, në mënyrë të papërcaktuar. P.sh.: një nxënës, një punëtor, një mendim , një mace, një laps etj. Emri në trajtën e shquar tregon qenie, sende ose dukuri të tjera, të veçuara nga gjërat e tjera të llojit të vet. P.sh.: nxënësi, punëtori, mendimi, macja, lapsi etj.   Formë përfaqësuese (bazë) e emrit është trajta e pashquar, numri njëjës, rasa emërore : djalë, vajzë, shkollë, lule, letër, njeri, kompjuter, lepur, qen, piano etj. Trajta e shquar e emrit formohet duke i pasvendosur formës përfaqësuese nyjën shquese, përkatësisht mbaresën: a) për emrat e gjin

Ese të ndryshme shqip

Ese dhe Hartime '' Ese dhe hartime të ndryshme shqip dhe anglisht '' Ndalohet rreptësisht kopjimi dhe postimi në një faqe tjetër.  Redaksia Rapitful ka lexuar disa ankesa në emailin e saj të bëra nga disa arsimtarë dhe profesorë ku janë ankuar se nxënësit po i kopjojnë esetë dhe hartimet nga faqja Rapitful dhe me ato ese apo shkrime po prezantohen gjatë shkrimit të eseve dhe hartimeve. Pra redaksia Rapitful kërkon nga nxënësit që të mos kopjojnë esetë dhe hartimet dhe me to të prezantohen para mësimdhënësve por le të jenë këto ese vetëm si një udhërrëfyes se si duhet të shkruhet një ese apo hartim dhe asesi të kopjohen. Ju faleminderit për mirëkuptim. Ese dhe hartime do te shtohen vazhdimisht keshtuqe na vizitoni prap. Nëse dëshironi Analiza letrare të veprave të ndryshme kliko mbi Analiza Letrare Kliko mbi titullin që ju intereson Ese për Diturinë   Për Mjekët! Fakultetet e sotme po kryhen me teste 6 arsye për të mos studiuar mjekësinë P

Tekste shqip: ““Ah Kjo Rruga E Gurbetit” - Shaqir Cërvadiku & Fatjon Dervishi” plus 21 more

Tekste shqip: ““Ah Kjo Rruga E Gurbetit” - Shaqir Cërvadiku & Fatjon Dervishi” plus 21 more “Ah Kjo Rruga E Gurbetit” - Shaqir Cërvadiku & Fatjon Dervishi “Du Me T'pa” - Gjyle Qollaku Nora Istrefi “Kercejna” - Sabiani Feat. Denis Taraj Getoar Selimi “Du Me T'pa” - Lori Bora Zemani “Million” - Melissa
Related Posts Plugin for WordPress, Blogger...

Labels

Show more