“Besa mposht Ferizajn me rezultat 2:0” plus 9 more Ferizaj Press |
- Besa mposht Ferizajn me rezultat 2:0
- Martin Gommel: Kisha dhe xhamia krah për krah
- Mustafa: Bravo Policia e Kosovës
- Dua Lipa arrin suksesin e parë me këngën e re ‘Blow your mind’ (Foto)
- Rita dhe Bebe pjesëmarrëse në MTV VMA
- Studim i ri: Sandviçi i kohës së drekës është fajtori për kilet e tepërta
- Çfarë ndodh nëse e teprojmë me ushqimet e shëndetshme?
- YouTube do të bëhet këtë vit edhe rrjet social
- Kjo tavolinë smart ju ndihmon nëse ju duhet të qëndroni gjatë para kompjuterit
- Aido, roboti më miqësor për ti shërbyer familjes suaj
Besa mposht Ferizajn me rezultat 2:0 Posted: 28 Aug 2016 09:16 AM PDT Besa ka shënuar fitoren e dytë në Superligë duke mposhtur Ferizajn. Besa ka shënuar fitoren e dytë në ndeshjen e dytë të Superligës së Kosovës në futboll, ku ka mposhtur Ferizajn me rezultat 2:0. Golin e parë për Besën e shënoi Mirsad Idrizi (autogol) dhe të dytin Qemajl Elshani. Në ndeshjet e tjera u arritën këto rezultate: Trepça '89 – Drita 1:0 Llapi – Trepça 1:1 Hajvalia – Drenica 0:1 Besa – Ferizaj 2:0 Gjilani – Feronikeli 2:1 |
Martin Gommel: Kisha dhe xhamia krah për krah Posted: 28 Aug 2016 06:50 AM PDT Martin Gommel, një fotozhurnalist nga Gjermania i cili përmes shkrimeve të tij pasqyron ngjarje nga vende të ndryshme të botës në shkrimin e tij të fundit ka bërë një shkrim edhe për Kosovën,gjegjësisht për Kishën dhe xhaminë në Ferizaj, të cilat ndajnë një oborr dhe simbolizojnë tolerancën fetare në Kosovë. Ai përmes një statuti në faqen e tij ka shkruar një artikull me titull “Kisha dhe xhamia krah për krah’ Martin Gommel Kisha dhe xhamia krah për krah Martin Gommel – Fotojournalist |
Mustafa: Bravo Policia e Kosovës Posted: 28 Aug 2016 06:21 AM PDT Zëvendësministri i Punëve të Brendshme, Nehat Mustafa, ka lavdëruar Policinë e Kosovës për gjeturinë në rastin e vrasjes së një të moshuare serbe në Shtërpcë, ku u zbulua menjëherë se kush ishte autor i veprës kriminale dhe u qartësua se nuk kishte të bënte me ndonjë vrasje me motive ndëretnike.Vrasja makabre e të moshuarës në Shtërpcë tregoi edhe njëherë tendencat e qarqeve të caktuara që edhe aktet më kriminale të politizohen dhe t`iu mveshur elementet e dhunës ndëretnike. Policia e Kosovës – Sektori Rajonal i Hetimeve nga Rajoni i Ferizajt, fal profesionalizmit të treguar ka arritur që në afat rekord të zbuloj motivin dhe autoren e krimit. Ky reagim i shpejtë i PK dhe profesionalizmi i treguar mundësuan arrestimin e autores së krimit makabër ( një e re 28 vjeçare e afërt me viktimën), duke e pamundësuar largimin e saj drejt Beogradit. Një largim i eventual i autores së krimit do ta pamundësonte arrestimin e saj. Në një rast të tillë, sikurse ka ndodhur pothuaj gjithnjë në të kaluarën, politika qeveritare e Serbisë do të shfrytëzonte këtë rast për të akuzuar Republikën e Kosovës në të gjitha institucionet ndërkombëtare duke përfshirë edhe OKB-në. Në rastin e Talinocit, Policia e Kosovës nuk arriti ta arrestoj autorin, por puna e saj profesionale e bërë gjatë hetimeve ka rezultuar me identifikimin e autorit dhe konstatimin se autori i atij krimi jeton në Serbi. Që nga atëherë, Institucionet e sigurisë dhe të drejtësisë në Republikën e Serbisë nuk kanë ndërmarr asnjë veprim për arrestimin e autorit, duke dëshmuar mosgatishmërinë e institucioneve të Serbisë për të ndriçuar këtë krim dhe ndoshta edhe krime të tjera që janë bërë ndaj qytetarëve serb në Republikën e Kosovës. A është ky treguesi më i mirë se krimet ndaj qytetarëve serb në Republikën e Kosovës kryesisht janë projektuar në Serbi dhe pastaj janë ekzekutuar në Kosovë. Motivet e këtyre krimeve mund të jenë edhe materiale ( kryesisht me qëllim të përvetësimit të pronave). Por, shfrytëzimi i këtyre rasteve nga ana e propagandës së qeverisë serbe është krejtësisht politik dhe antihumane. Bravo Policisë së Kosovës për profesionalizmin e treguar!, ka shkruar në faqen e tij zyrtare zëvendës ministri në Ministrinë e Punëve të Brendshme ,Nehat Mustafa. |
Dua Lipa arrin suksesin e parë me këngën e re ‘Blow your mind’ (Foto) Posted: 28 Aug 2016 06:00 AM PDT Dua Lipa, përmes një postimi në Instagram ka njoftuar se Radio-ja e BBC ka zgjedhur këngën e saj si hitin e ditës."Blow your mind", është hiti i ditës në BBCRADIO1. Jam shumë e emocionuar! Kur ta dëgjoni mos harroni shazamin", shkruan Dua në Instagram. |
Rita dhe Bebe pjesëmarrëse në MTV VMA Posted: 28 Aug 2016 05:54 AM PDT Dy shqiptaret e njohura botërore, Rita Ora dhe Bebe Rexha do të jenë pjesëmarrëse në Video Music Awards në Los AngelesKëngëtaret e njohura do të ngjiten në skenë për të prezantuar ndonjë nga çmimet e mbrëmjes. Artistet botërore kanë treguar në rrjetet sociale se mezi presin të dielën, madje Bebe është shprehur se po i realizohet ëndrra të ngjitet në atë skenë. Ndryshe, të dielën mbahet ceremonia e ndarjes së çmimeve për videot më të mira muzikore nga MTV. |
Studim i ri: Sandviçi i kohës së drekës është fajtori për kilet e tepërta Posted: 28 Aug 2016 05:13 AM PDT Para se të hani sandviçin e radhës, duhet t'i kushtoni vëmendje më sumë asaj se çfarë ka brenda asaj buke: Njerëzit që hani sandviçë mund të hanë më shumë kalori në përgjithësi, tregon hulumtimi nga Universiteti i Illinois. Në këtë studim, njerëzit kishin raportuar konsumimin e 99 më shumë kalorive në ditët ku kishin ngrënë sandviçë sesa në ditët kur kishin ngrënë ushqime tjera. Dhe, përderisa 100 kalori në ditë mund të mos duken shumë, ajo mund të përkthehet në fitimin e thuajse një kilogrami për një periudhë një mujore, thotë bashkautori i studimit, Ruopeng An. Prandaj, çfarë është gjëja rreth sandviçëve që po ju bën të fitoni më shumë kalori? Një ndër këto arsye mund të jetë se nuk e hamë atë të shëndetshëm, por vendosim ekstra djatht, dy lugë gjelle majonez dhe kësisoj veçse i keni shtuar 300 kalori në shujtë. Veç kësaj, kur hani sandviçë, keni tendenca t'i shtoni edhe diçka: E, çfarë shkon më mirë me një sandviç sesa patatet e fërguara apo çipsat? |
Çfarë ndodh nëse e teprojmë me ushqimet e shëndetshme? Posted: 28 Aug 2016 05:10 AM PDT Ta teprosh me konsumin e ushqimeve të shëndetshme është po aq e rrezikshme sa ngrënia e ushqimeve të pashëndetshme në mënyrë të pakontrolluar. Ekspertët dhe dietologët na paralajmërojnë se tejkalimi i marrjes së kalorive apo mineraleve në një ditë, mund të ketë një efekt të kundërt në organizmin tonë. Mendojmë se po ushqehemi shëndetshëm, por duhet të dimë çdo gjë e ka një masë. Më poshtë do të lexoni 5 ushqimet me të cilat nuk duhet ta teproni. Portokallie dhe domate Konservat e peshkut ton Soja Spinaq |
YouTube do të bëhet këtë vit edhe rrjet social Posted: 28 Aug 2016 04:54 AM PDT Komapania po punon mbi një projekt i njohur si Backstage, i cili i lejon përdoruesit të postojnë mesazhe po video ashtu si në rrjetet e tjera sociale. Ajo ofron edhe opsionin e shpërndarjes së postit në shërbime të tjera si në Twitter dhe Facebook. Kjo risi nga YouTube thjesht do ti rrisë më shumë shifrat e përdoruesven, që për momentin numërohen mbi një miliardë, rreth një e treta e të gjithë përdoruesve globalë, dhe platforma mund të bëhet në të ardhmen një nga konkurrentët më të fortë të Facebook. Në qoftë se punët do ecin sipas planifikimeve, do të mund ta përdorimni Backstage këtë vjeshtë për desktopin dhe celularin tuaj. |
Kjo tavolinë smart ju ndihmon nëse ju duhet të qëndroni gjatë para kompjuterit Posted: 28 Aug 2016 04:50 AM PDT Tavolinat smart nuk janë një koncept i ri. Dizajni i tyre është menduar që të përmirësojë qëndrimin gjatë punës dhe të minimizojë dhimbjet e shkaktuara nga qëndrimi gjithë ditën para kompjuterit. Tavolina Gaze është e pajisur me një teknologji intuitive e cila llogarit automatikisht lartësinë e pozicionimit sapo dikush të ulet pranë saj. Ajo ka të instaluar gjithashtu disa ndjesorë të cilët monitorojnë qëndrimin tuaj në të gjatë gjithë kohës dhe që ju lajmërojnë me anë të mesazheve në një aplikacion të lidhur me të nëse ju qëndroni për shumë gjatë ulur. Tavolina ju kujton që të ngriheni së paku 1 herë në 2 orë. Ka një opsion që ju lejon ta vendosni këtë si lajmërim në celularin tuaj, ose tavolina vendoset vetë në pozicion të tillë që ju të ngriheni nga ajo pas 2 orësh. Ajo është e lidhur me anë të Bluetooth me teknologjinë LE dhe IFTTT nga ku mund të lidheni edhe me pajisjet e tjera smart. Programi i Gaze Desk mund të ndezë në mënyrë automatike dritën si dhe të përgatisë kafenë tuaj sapo ju të uleni në të. Çmimi më të cilin ofrohet tavolina smart është 2,000 dollarë, por projekti ofrohet edhe në Kickstarter me rreth 55% ulje, dhe në një mori variantesh për të zgjedhur. |
Aido, roboti më miqësor për ti shërbyer familjes suaj Posted: 28 Aug 2016 04:48 AM PDT Njihuni me Aido një nga robotët më miqësorë të ndërtuar ndonjëherë i cili në bazë të shërbimeve që ofron, mund të bëhet pjesë e rëndësishme e familjes suaj. Ai është një asistent shtëpie interaktiv që mund të: shërbejë si projektor për të parë filma, si telekomandë për pajisjet e tjera smart të shtëpisë, shfaq video për t'ju treguar si të bëni gjëra të caktuara, arrin të njohë fytyrat në bazë të një sistemi të veçantë të instaluar në të dhe ju përshëndet kur hyni apo dilni nga shtëpia, mund të luajë me fëmijët dhe të flasë me ta, asistent shëndetësor, si dhe monitorues dhe sistem sigurie për shtëpinë tuaj. Robotin mund ta kontrolloi lehtësisht nga një aplikacion që ofrohet në Android dhe mund ta porosisni që tani me një çmim prej 599 dollarë në Indiegogo. |
You are subscribed to email updates from FerizajPress. To stop receiving these emails, you may unsubscribe now. | Email delivery powered by Google |
Google Inc., 1600 Amphitheatre Parkway, Mountain View, CA 94043, United States |
Lexo edhe: