Skip to main content

15 thëniet epike të Esat Stavilecit

15 thëniet epike të Esat Stavilecit

Akademiku tashmë i ndjerë Esat Stavileci, varrimi i të cilit do të bëhet sot pasdite, ka lënë pas vetës kontribute të çmueshëm shkencore e filozofike. Më poshtë janë të paraqitura 15-të thëniet e tij epike, të shkëputura nga ligjërata e tij

Shkrimi i tij me rastin e daljes në pension si ligjërues në Universitetin e Prishtinës, i ngjanë ndonjë punimi të filozofit gjerman Friederich Nietzsche.Ata që kanë pasur rastin të lexojnë librat e Niçes, veçmas “Zarathrustën”, e dinë që në atë libër mund të nënvizohet gati çdo rresht. Njëjtë ngjan edhe me shkrime të caktuara të profesor Stavilecit, e veçmas në fjalimin e tij që tashmë po konsiderohet si testamenti tij.
Më poshtë janë disa nga thëniet e tij më mbreslënëse.
“E pranoj se kam lindur me fat. Fati më i madh i njeriut është të lindësh me fat! Me fat është ta meritosh lindjen! Kush e meriton lindjen, e ka të lehtë vdekjen”!
“Nëse nuk di se kush je, nuk do të dish as kush do të jesh”.
“Kam ecur nëpër një rrugë të mesme, sepse shumë herët më kishin mësuar se mesi është i artë”.
“Lartësia e bjeshkës “nuk matet me sy”, por “me këmbë!”. Në jetën time kam ecur këmbë, që të “mos më mashtrojnë sytë!”
“Jeta është një mësim që “mund të mësohet”, por që “nuk mund të porositet!”.
“Shpresa është “pasuria më e madhe” e atyre që s’kanë asgjë!”
“Ti je ai që të tjerët mendojnë për Ty, e jo ai që mendon për vetën tënde!”
“Asnjëherë nuk kam kaluar në faqën e dytë pa e mësuar të parën! Askush nuk ka mësuar të vrapojë para se të mësojë të ecë!”
“Sillemi me padrejtësi ndaj jetës. Gjysmën e jetës e përmbushim me dëshira, e gjysmën tjetër me paknaqësi për mospërmbushjen e tyre”.
“Kujdes se edhe budallenjtë bëjnë garë: kush është më budalla se tjetri! Edhe budallenjtë bëhen rresht: u prin budallai më i madh!”
“Shoqërohuni me më “të vjetrit”, që të mund të mësoni më shumë; mos “u shisni mend” me të “vegjëlve”, që të dukeni më të mëdhenj!”
“Eshtë politikan i mirë vetëm ai që “bën gjumë të rahatshëm!”.
“Ora nuk është vetëm “për ta mbajtur”, por edhe “për t’iu përmbajtur!”.
“Zgjedhjet vendosin se “kush do të qeverisë”, e jo “çfarë do të jetë qeverisja”.
“Të vdesësh i ndershëm është më shumë se të jetosh i ndershëm”. (lajmi.net)
loading...

Lexo edhe:

Postimet e fundit






Popular posts from this blog

Trajta e shquar dhe e pashquar e emrit

  Trajta e shquar dhe e pashquar e emrit Trajta themelore e emrit është rasa emërore e pashquar.  Nga trajta themelore ose parësore i fitojmë format e tjera gramatikore të emrit (trajtat). Emrat , si në njëjës ashtu edhe në shumës, përdoren në dy trajta: a) në trajtë të pashquar dhe b) në trajtë të shquar shquar. Emri në trajtën e pashquar tregon qenie, sende ose dukuri në përgjithësi, në mënyrë të papërcaktuar. P.sh.: një nxënës, një punëtor, një mendim , një mace, një laps etj. Emri në trajtën e shquar tregon qenie, sende ose dukuri të tjera, të veçuara nga gjërat e tjera të llojit të vet. P.sh.: nxënësi, punëtori, mendimi, macja, lapsi etj.   Formë përfaqësuese (bazë) e emrit është trajta e pashquar, numri njëjës, rasa emërore : djalë, vajzë, shkollë, lule, letër, njeri, kompjuter, lepur, qen, piano etj. Trajta e shquar e emrit formohet duke i pasvendosur formës përfaqësuese nyjën shquese, përkatësisht mbaresën: a) për emrat e gjin

Ese të ndryshme shqip

Ese dhe Hartime '' Ese dhe hartime të ndryshme shqip dhe anglisht '' Ndalohet rreptësisht kopjimi dhe postimi në një faqe tjetër.  Redaksia Rapitful ka lexuar disa ankesa në emailin e saj të bëra nga disa arsimtarë dhe profesorë ku janë ankuar se nxënësit po i kopjojnë esetë dhe hartimet nga faqja Rapitful dhe me ato ese apo shkrime po prezantohen gjatë shkrimit të eseve dhe hartimeve. Pra redaksia Rapitful kërkon nga nxënësit që të mos kopjojnë esetë dhe hartimet dhe me to të prezantohen para mësimdhënësve por le të jenë këto ese vetëm si një udhërrëfyes se si duhet të shkruhet një ese apo hartim dhe asesi të kopjohen. Ju faleminderit për mirëkuptim. Ese dhe hartime do te shtohen vazhdimisht keshtuqe na vizitoni prap. Nëse dëshironi Analiza letrare të veprave të ndryshme kliko mbi Analiza Letrare Kliko mbi titullin që ju intereson Ese për Diturinë   Për Mjekët! Fakultetet e sotme po kryhen me teste 6 arsye për të mos studiuar mjekësinë P

Tekste shqip: ““Ah Kjo Rruga E Gurbetit” - Shaqir Cërvadiku & Fatjon Dervishi” plus 21 more

Tekste shqip: ““Ah Kjo Rruga E Gurbetit” - Shaqir Cërvadiku & Fatjon Dervishi” plus 21 more “Ah Kjo Rruga E Gurbetit” - Shaqir Cërvadiku & Fatjon Dervishi “Du Me T'pa” - Gjyle Qollaku Nora Istrefi “Kercejna” - Sabiani Feat. Denis Taraj Getoar Selimi “Du Me T'pa” - Lori Bora Zemani “Million” - Melissa
Related Posts Plugin for WordPress, Blogger...

Labels

Show more