Poema ,,Te dheu i huaj‟‟ është poemë historike-kombëtare dhe shoqëroro-psikologjike.
Poema ka dy variante një të vitit 1900 me 10 këngë dhe një të mbetur në dorëshkrim me 9 këngë.
Shpjegimet fillojnë në këngën e II dhe zgjasin deri në këngën e X.
Shih edhe: Analiza Letrare
Tendencat e autorit:të zgjasë kontekstin kohor ku paraqet edhe periudhën e lavdishme në shek XV por edhe periudhën e bashkëkohësisë së tij shek XIX.
Shih edhe: Analiza Letrare
Tendencat e autorit:të zgjasë kontekstin kohor ku paraqet edhe periudhën e lavdishme në shek XV por edhe periudhën e bashkëkohësisë së tij shek XIX.
Ai mundohet të prishë konvencën e respektimit të kronologjisë së ngjarjes me atë se ai nuk ka bartës të ngjarjes por vetë ai(një familje arbëreshe,,familja e autorit‟‟) mëton të jetë personazhi real e jo imagjinar që do të shtjellojë historinë dhe të tashmen e arbëreshëve.
Anëtarët e familjes së tillë arbëreshe marin shpjegime për : Moisi Golemin , Gj.M.Topinë , Bushatasit , Ali pashë Tepelenën , Skenderbeun , Rrethimin e Shkodrës,gojëdhënën e Rozafës , për Donikën dhe përfundon me urim për paqen në përgjithësi.
Dallimi qëndron në atë se ai nuk flet vetëm për të madhërishmen heroike të popullit shqiptar të kohës së Skenderbeut por edhe për fatin tragjik arbëresh , për të shëmtuarën arbëreshe që kanë jetuar pa atdhe, për atë se gjithnjë e më pak tek arbëreshët dëgjohet gjuha shqipe , gjithnjë e më pak respektohet traditat , ritet familjare , ritet fetare , zakonet dhe për gjithë këtë ai fajson 2 faktorë : 1) shkëputjen nga trualli atëror dhe 2)mostolerancën e vendasve(italianëve) ndaj ardhacakëve.
Poetin nuk e mundon vetëm e kaluara dhe e tashmja arbëreshe ai preokupohet edhe për të ardhmen duke shtruar pyetje : Po sikur arbëreshët t‟i lënë shtëpitë e tyre në Arbëri e të kthehen në Shqipëri(atdheun e të parëve) a do t‟i gjejnë shtëpitë e të parëve atje ku do të vendoseshin?.Ai ngel me dëshirën që atdheu të lirohet nga turku i zi.Poemës i mungon subjekti.
Nuk kemi personazh qendror dhe nuk ka përshkrim të botës emocionale të personazhit kryesor nga vetë mosprezenca e tij.
Poeti ka prirje lirike shpreh ngjarje ,mendime,ndjenja etj.Mesazhi i kësaj vepre është : ,,Aspiratat e arbëreshëve për një atdhe të lirë të të parëve dhe idenë për një jetë të lumtur e të barabartë në të ardhmen me tërë popujt paqedashës.
Nëse doni analiza letrare të veprave tjera kliko mbi analiza letrare
Nëse doni analiza letrare të veprave tjera kliko mbi analiza letrare
Poema-Te dheu i huaj - kritikë apo analizë letrare,te dheu i huaj analiza,analize te dheu i huaj poema te dheu i huaj koement,komenti te dheu i huaj koment,
loading...
Lexo edhe: