Takvimi 2016 I Autoshkolla I Ese I Analiza I Vjersha I Lojra I Blej I Mëso Gjermanisht I Mëso shqip I

“10 Secrets to Overcome Closed Doors, Detours, & Roadblocks to Become Unstoppable” plus 1 more - Infinite Waters (Diving Deep)

“10 Secrets to Overcome Closed Doors, Detours, & Roadblocks to Become Unstoppable” plus 1 more - Infinite Waters (Diving Deep)


10 Secrets to Overcome Closed Doors, Detours, & Roadblocks to Become Unstoppable

Posted: 30 Aug 2016 07:52 AM PDT

How to Grow Richer - the Secret

Posted: 30 Aug 2016 07:51 AM PDT

Ruaje këtë faqe

Promo PRIVE - Shihemi në Shtator Prive KlanKosova

Promo PRIVE - Shihemi në Shtator Prive KlanKosova


Promo PRIVE - Shihemi në Shtator

Posted: 29 Aug 2016 10:34 PM PDT

Ruaje këtë faqe

Top Channel Albania: “Papa takon Zuckenbergun - Top Channel Albania - News - Lajme” plus 14 more

Top Channel Albania: “Papa takon Zuckenbergun - Top Channel Albania - News - Lajme” plus 14 more


Papa takon Zuckenbergun - Top Channel Albania - News - Lajme

Posted: 29 Aug 2016 11:47 PM PDT

Pasuesi i Ban Ki-moon në OKB, 10 kandidatë në garë - Top Channel Albania - News - Lajme

Posted: 29 Aug 2016 11:16 PM PDT

Britani-Francë, pritet marrëveshje e re për emigrantët - Top Channel Albania - News - Lajme

Posted: 29 Aug 2016 11:27 PM PDT

Rrufeja vret mbi 300 drerë në Norvegji - Top Channel Albania - News - Lajme

Posted: 29 Aug 2016 11:50 PM PDT

Edicioni Informativ, 29 Gusht 2016, Ora 22:30 - Top Channel Albania - News - Lajme

Posted: 29 Aug 2016 06:07 PM PDT

Kruja e pazbuluar - Top Channel Albania - News - Lajme

Posted: 29 Aug 2016 07:36 PM PDT

Veliaj përuron rikonstruksionin e kopshtit “Harry Potter” - Top Channel Albania - News - Lajme

Posted: 29 Aug 2016 08:18 PM PDT

Rama me të rinjtë e FRESSH - Top Channel Albania - News - Lajme

Posted: 29 Aug 2016 11:52 PM PDT

Hiqet kufizimi për mishin - Top Channel Albania - News - Lajme

Posted: 29 Aug 2016 02:20 PM PDT

Edicioni Informativ, 29 Gusht 2016, Ora 19:30 - Top Channel Albania - News - Lajme

Posted: 29 Aug 2016 09:38 PM PDT

Policia Rrugore, mbi 5 mijë masa administrative në fundjavë - Top Channel Albania - News - Lajme

Posted: 29 Aug 2016 03:45 PM PDT

Kosova, ratifikim i Demarkacionit, ose zgjedhje - Top Channel Albania - News - Lajme

Posted: 29 Aug 2016 03:29 PM PDT

PD, 28 amendamente për vetting-un - Top Channel Albania - News - Lajme

Posted: 29 Aug 2016 03:30 PM PDT

De Biasi: Cana është tërhequr nga kombëtarja - Top Channel Albania - News - Lajme

Posted: 29 Aug 2016 05:17 PM PDT

Helikopterë kundër zjarreve - Top Channel Albania - News - Lajme

Posted: 29 Aug 2016 07:38 PM PDT

Ruaje këtë faqe

Ora News: “Ndërron jetë aktori legjendar” plus 9 more

Ora News: “Ndërron jetë aktori legjendar” plus 9 more


Ndërron jetë aktori legjendar

Posted: 29 Aug 2016 11:53 PM PDT

Aktori legjendar, Gene Wilder, i njohur për rolin e tij "Willy Wonkas" në filmin "Willy Wonka dhe Fabrika e Çokollatës", ka ndërruar jetë në moshën 83 vjecare.

Wilder vdiq të dielën(28 gusht) pasdite në Stamford të Connecticut për shkak të komplikimeve nga sëmundja e alxheimerit (dobësi mendore e shkaktuar nga pleqëria) dhe lajmin e bënë të ditur familjarët e tij.

Wilder e nisi karrierën në teatër, por botërisht u bë i njohur me rolet e tij filmike, sidomos me bashkëpunimet me Mel Brooks në "The Producers", "Blazing Saddles" e "Young Frankenstein".

90963566_rexfeatures_403938i gene GeneWilder-780x439

Të parët për lajmin e fundit. Ndiqni Oranews.tvFacebook dhe në Twitter

Shqipëri-Marok, policia: Bizneset përreth “Loro Boriçit” të mbyllen

Posted: 29 Aug 2016 11:53 PM PDT

Policia e Shkodrës ka marrë masa për mbarëvajtjen e miqësores që do të zhvillohet nesër në orën 20:30 mes kombëtares shqiptare dhe asaj të Marokut në stadiumin e ri "Loro Boriçi".

Të gjithë tifozët që do të ndjekin ndeshjen, duhet të jenë të pajisur me bileta dhe me dokumenta identifikimi. Nuk do të lejohen as sende të forta. Ndërkohë policia e Shkodrës kërkon mirëkuptimin e biznesve që ushtrojnë aktivitetin përreth stadiumit, duke i bërë thirrje që ti mbyllin aktivitetet në orën 15:00.

Njoftimi i policisë Shkodër

Më datë 31.08.2016 ora 20.30, në qytetin Shkodër, do të zhvillohet ndeshja miqësore, ndërkombëtare e futbollit, ndërmjet përfaqësueses së Shqipërisë dhe Marokut, ndeshje e cila do të luhet në stadiumin e ri "Loro Boriçi".

Drejtoria Vendore e Policisë Shkodër, do të marrë një sërë masash teknike dhe organizative për, sigurimin e rendit dhe sigurisë publike, para, gjatë dhe pas zhvillimit të ndeshjes ndërkombëtare të futbollit, duke synuar një mbarëvajtje të aktivitetit sportiv.

Në kuadër të këtyre masave të parashikuara, ju bëjmë me dije qytetarëve të qytetit Shkodër dhe tifozerisë që do të vizitojë qytetin e Shkodrës dhe do të ndjekin ndeshjen në stadiumin "Loro Boriçi" se, DVP Shkodër, për mbarëvajtjen normale të aktivitetit sportiv, do të marrë disa masa kufizuese mbi lëvizjen dhe parkimin e automjeteve në afërsi të stadiumit dhe në akset rrugore që lidhen me të, si më poshtë vijon:

  1. Në aksin bulevardi "Zogu i Parë” (ose sheshi Parrucë deri tek “Ish 5-Heronjtë”), duke filluar nga ora 15:00 do të ketë kufizim të qarkullimit dhe ndalim parkimi të automjeteve në të dy kahet e rrugës, deri në orën 24.00.
  2. Në rrugën "Bujar Bishanaku", (ose rruga e gjerë e Kirasit), duke filluar nga ora 15:00 do të ketë kufizim të qarkullimit rrugor dhe ndalim të parkimit të automjeteve në të dy kahet e rrugës, deri në orën 24.00.
  3. Do të ndalohet parkimi i automjeteve dhe lëvizja e tyre nga degëzimet e rrugës që të çojnë në rrugën "B. Bishanaku" dhe anasjelltas, nga ora 15.00 deri në ora 24.00.
  4. Do të ndalohet parkimi dhe lëvizja e automjeteve në rrugën "Zyhdi Repishti" (rruga e ish poligonit të qitjes) nga ora 15.00 deri në orën 24.00.
  5. Do të ketë kufizim lëvizjeje të automjeteve në orët e pasdites deri në përfundim të ndeshjes në segmentet rrugore:

o       “Xhabije – Parrucë”

o       “Sheshi 2 Prilli – Parrucë”

o       “Kryqëzimi i ish degës – Ish 5-Heronjtë”

o       “Kryqëzimi i Rusit – Ish 5-Heronjtë”

  1. Aktiviteti sportiv është parashikuar të fillojë në orën 20.30 dhe hyrja e tifozerisë, me qëllim shmangien e konfuzionit, do të nisë nga ora 18.00.
  2. Kërkojmë mirëkuptimin e sportdashësve që do të marrin pjesë në këtë aktivitet në respektimin dhe zbatimin e këtyre masave si dhe paisjen me biletë dhe dokument identifikimi, duke shmangur njëkohësisht mbajtjen me vete dhe futjen në ambientet e stadiumit të, sendeve të forta, borive, shisheve të çfarëdolloji, fishekzjarreve, monedhave apo sendeve metalike, pasi në hyrje do të kontrollohen fizikisht të gjithë.
  3. Njoftojmë administratorët e bizneseve që zhvillojnë aktivitet tregëtar përreth dhe në afërsi të stadiumit "Loro Boriçi" të tregohen mirëkuptues duke i mbyllur aktivitetet në orën 15.00.
  4. Drejtoria Vendore e Policisë Shkodër, kërkon mirëkuptimin e drejtuesve të automjeteve, të shmangin zonën ku zhvillohet aktiviteti sportiv duke përdorur akse dhe drejtime të tjera lëvizjeje pasi, do të vlerësohej si një ndihmë mjaft e çmuar në mbarëvajtjen e dhe garantimin e masave të sigurisë.

Të parët për lajmin e fundit. Ndiqni Oranews.tvFacebook dhe në Twitter

Shqiptari vritet gjatë ndjekjes, dy policë italianë në hetim

Posted: 29 Aug 2016 11:47 PM PDT

Prokuroria e qytetit të Milanos ka vënë nën hetim 2 oficerë policie mbi ngjarjen e vetë vrasjes së paqëllimshme të shtetasit shqiptar Besnik Tafaj 27 vjec në qytetin e Milanos.

Ngjarja ka ndodhur të shtunën më 20 gusht në në lagjen Peschiera Borromeo të këtij qyteti.

Sipas prokurorisë së Milanos këta dy oficer policie kanë qënë mjaft pranë shtetasit shqiptar kur ky është penguar në ecje e gjatë rrëzimit pistoleta e tij ka bërë një shkrepje aksidentale duke i shkaktuar vdekjen.

Plumbi e ka marrë në mjekër duke i kaluar në pjesën e pasme të kokës. Vdekja e tij ka qënë e menjëhershme.

Prokurorja e çështjes Bianca Maria Eugenia Baj Macario , ka deklaruar se vënia nën hetim e dy oficerëve të policisë është një akt garancie i detyrueshëm deri në zbardhjen e plotë të dinamikës së ngjarjes.

Gjatë javës së ardhshme pritet raporti i plotë i ekspertizës së mjekësisë ligjore mbi trupin e viktimës.

Policia italiane dyshon se viktima shqiptare ishte pjesë e një organizate kriminale internacionale që merrej me grabtjen e makinave lluksoze sidomos të tipeve Audi, Bmw e Mercedes e shitjen e tyre ne Europën Lindore.

Aksioni policor për arrestimin e shqiptarit ka nisur në qytetin e Breshës pasi Policia italiane ishte vënë në ndjekje të shqiptarit për të zbuluar bazën operative të kësaj organizate kriminale.

Shqiptari udhëtoi me një makinë të vjedhur tip Audi A8, nga Breshia në qytetin e Milanos dhe ka parkuar makinën në një bar të hapur në lagjen Peschiera Borromeo, të periferisë Veri – lindore të Milanos. Po në atë vend shqiptari kishte parkuar një tjetër makinë tip Audi A6 të vjedhur në Bergamo.

Pikërisht në këtë moment ka hyrë në veprim aksioni i policisë italiane për të evituar largimin e shqiptarit në bordin e automjetit tjetër të vjedhur.

Në momentin e përpjekjeve të policisë italiane për ndalimin e 27 vjecarit shqiptar, ai ka qënë i armatosur duke shtënë 4 herë me një armë të tipit Bereta 84 ndaj policisë italiane e duke tentuar arratisjen.

/Oranews.tv/

Të parët për lajmin e fundit. Ndiqni Oranews.tvFacebook dhe në Twitter

Pica ju ndihmon që të humbisni peshë

Posted: 29 Aug 2016 11:34 PM PDT

Sipas një studimi të ri të bërë në Portugali, pica plot me djathë dhe proshutë bashkë edhe me ndonjë spec djegës sipër do të mund të jetë zgjidhje për humbjen e tepricës së kilogramëve.

Është konstatuar që kjo metodë vërtet ndihmon në humbjen e kilogramëve, sepse të hash një herë në javë ndonjë ushqim të shijshëm përjetohet si shpërblim për tërë mundin dhe heqjen dorë nga ushqimi gjatë gjashtë ditëve të kaluara.

Në studimin e bërë kanë marrë pjesë vullnetarët e ndarë në dy grupe. Edhe grupit të parë edhe atij të dytë u është lejuar të hanë 10.500 kalori në javë. Mirëpo, njëri grup ka pasur privilegjin që një herë në javë të hajë picë apo ndonjë ëmbëlsirë tjetër me kalori të larta.

Megjithatë, numri i përgjithshëm i kalorive të marra në javë nuk është lejuar të kalohet. Domethënë, nëse një ditë e kanë tepruar, ditëve të tjera kanë marrë më pak kalori.

Pikërisht ky grup ka pasur rezultate më të mira në fund të studimit, përkatësisht ka humbur më tepër kilogramë.

Të parët për lajmin e fundit. Ndiqni Oranews.tvFacebook dhe në Twitter

Fier, asgjesohen 1880 rrënjë kanabis sativa

Posted: 29 Aug 2016 11:33 PM PDT

Policia e Fierit ka asgjesuar 1880 rrënjë kanabis sativa, e cila ishte mbjellë në disa zona të ndryshme.

Në vendin e quajtur "Pylli i lumit" në fshatin Adë, u gjetën dhe u asgjesuan me djegie 1520 bimë narkotike të dyshuara Cannabis Sativa.

Në vendin e quajtur "Çezma" në fshatin Drenovë, Mallakastër, u gjetën dhe u asgjësuan me djegie  15 bimë narkotike të dyshuara Cannabis Sattiva.

Në vendin e quajtur "Përroi i Madh" në fshatin Drenovë, u gjetën dhe u asgjësuan me djegie 270 bimë narkotike të dyshuara Cannabis Sativa.

Në kufirin ndarës të fshatrave Luar dhe Mbërës, Rroskovec, në një sipefaqe të pyllëzuar, u gjetën dhe u asgjësuan me djegie 75 bimë narkotike të dyshuar Cannabis Sativa.

Policia po punon për identifikimin dhe kapjen e kultivuesve të bimëve narkotike.

Materialet i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Fier për veprën penale “Kultivimi i bimëve narkotike” parashikuar nga Neni 284 i Kodit Penal.

Të parët për lajmin e fundit. Ndiqni Oranews.tvFacebook dhe në Twitter

Tërmeti, sot varrimi i shtetit për viktimat e Amatrices

Posted: 29 Aug 2016 11:07 PM PDT

Do të zhvillohen sot në ora 18.00 në qytezën e Amatrices, ceremonia e varrimit të shtetit  e viktimave të shkaktuar nga tërmeti i 24 gushtit.

Do të jenë të pranishëm në këtë ceremoni Kryeminsitri italian Matteo Renzi, Presidenti i Republikës Sergio Mattarella, Kryetari i Dhomës së Senatit Piero Grassi e autoritete të larta të ekzekutivit lokal të këtij territori.

Do të celebrojë meshën e këtij varrimi peshkopi i qytetit të Rietit Imzot Domenico Pompili.

Cerremonia e varrimit shtetëror në Amatrice do të zhvillohet vetëm për 78 viktima të kësaj qyteze, familjarët e 74 viktimave të tjera  kanë kërkuar të marrin trupat e afërmëve të tyre për zhvillimin e një ceremonie në formë private.

Familjarët e dhjetra viktimave të tjera të tërmetit presin ende identifiimin e trupit të të afërmëve të tyre.

Ndërsa familjarët e rreth 30 vitkima të tjera janë në pritje të zhbllokimit të rrugëve për të tërhequr trupat e të dashurve drejt vendit të tyre të origjinës.

Fillmisht qeveria Renzi kishte vendosur që ceremonia shtetërore e varrimit të viktimave të tërmetit në komunën e Amatrices. që është dhe qyteza më e goditur nga ky tërmet, të zhvillohej në qytezën e Rietit. Por pas protestave të familjarëve të viktimave vendi i zhvillimit të kësaj ceremonie u zhvendos në Amatrice.

Familjarët e viktimave kërkuan që të afërmit e tyre të varrosen në Amatrice, në qytezën ku u lindën, jetuan e ku mbetën dhe viktimë e kësaj tragjedie natyrore.”

“Nuk pranojmë absolutisht, kanë deklaruar ata, që ceremonia e lamtumirës së fundit e të dashurve tanë të zhvillohet në një qytet që nuk është i tyre. “

Të parët për lajmin e fundit. Ndiqni Oranews.tvFacebook dhe në Twitter

Sot seanca e jashtëzakonshme për ligjin e Vettingut

Posted: 29 Aug 2016 10:58 PM PDT

Ditën e sotme në orën 17:00 do të mbahet seanca e jashtëzakonshme plenare, e cila do të shqyrtojë dhe miratojë projektligjin "Për rivlerësimin kalimtar të gjyqtarëve dhe prokurorëve në Republikën e Shqipërisë".

Ky ligj është ligji i parë i cili do të shoqërojë paketën e ndryshimeve kushtetuese, për ta bërë të mundur zbatimin e reformës në drejtësi.

Një ditë më parë, ambasadori i SHBA-së Donald Lu dhe ajo e BE-së Romana Vlahutin zhvilluan një takim me kryetarin e parlamentit zotin Ilir Meta. Po dje Lu u takua paradite edhe me kryetarin e Partisë Demokratike Lulzim Basha, në selinë e PD-së.

Ditën e djeshme Partia Demokratike dorëzoi zyrtarisht në Kuvend 75 amendamentet e plota mbi ligjin për Rivlerësimin kalimtar të Gjyqtarëve dhe Prokurorëve.

/Oranews.tv/

Të parët për lajmin e fundit. Ndiqni Oranews.tvFacebook dhe në Twitter

Mijëra emigrantë të shpëtuar në Libi, mes tyre edhe foshnja

Posted: 29 Aug 2016 10:43 PM PDT

Rreth 6500 emigrantë janë shpëtuar në Libi thonë rojet bregdetare italianë, një nga operacionet më të mëdha të këtij lloji deri më sot.

Shpëtimi i emigrantëve u bë nga 40 misione të bashkërenduara 12 milje nga qyteti libian Sabratha.

Emigrantët mendohet se janë nga Eritrea dhe Somalia. Në këto pamje duken klandestinët të cilët brohorasin dhe i drejtohen me not anijeve të shpëtimit, ndërsa në bord ka edhe foshnja.

Të dielën më shumë se 1.100 emigrantë janë shpëtuar në të njëjtën zonë.

Paqëndrueshmëria në Libi ka bërë që në qendër të jetë trafikimi i njerëzve.

Operacionet e të hënës përfshijnë anije nga Italia dhe nga agjencia kufitare e BE, Frontex dhe disa Organizata jo qeveritare.

_90963920_mediaitem90963919 _90963928_mediaitem90963927 _90963932_mediaitem90963931

/Oranews.tv/

Të parët për lajmin e fundit. Ndiqni Oranews.tvFacebook dhe në Twitter

Singapor, konfirmohen 41 raste me virusin Zika

Posted: 29 Aug 2016 10:27 PM PDT

Singapori ka konfirmuar 41 raste me virusin Zika të cilat janë transmetuar në nivele lokale. Shumica e të infektuarëve ishin punëtorë të huaj dhe të gjithë kanë jetuar dhe punuar në të njëjtën vend.

Ministria e Shëndetësisë ka deklaruar se 34 persona janë shëruar plotësisht, por janë ende edhe 7 persona që ndodhen në spital.

Virusi Zika i cili përhapet nëpërmjet pickimit të mushkonjave, ose transmetohet seksualisht është shpallur emergjencë globale nga Organizata Botërore e Shëndetësisë në muajin shkurt.

Të parët për lajmin e fundit. Ndiqni Oranews.tvFacebook dhe në Twitter

Dy të vrarë në Prishtinë, autori dyshohet nga Shqipëria

Posted: 29 Aug 2016 02:25 PM PDT

Dy të rinj u vranë me armë sot në Parkun e qytetit në Prishtinë

Viktimat 22 vjeçarë Arianit Gashi dhe Eron Agaj humben jeten në qendrën Klinike Universitare të Prishtinës.

Vrasja konfirmohet edhe nga zëdhënësja e policisë në Prishtinë, Flora Ahmeti.

Sipas saj policia ka identifikuar një të dyshuar, i cili vazhdon të jetë në arrati.

Njëri nga dëshmitarët thotë se e pa edhe dorasin, por duke dashur t'u ndihmojë viktimave nuk u morr me të.

Klan Kosova thotë se autori i dyshuar mendohet se është shtetas i Shqipërisë dhe ishte konfliktuar me viktimat dhe më pas i ka qëlluar me pistoletë. Dy ditë para krimit ata kishin qenë shokë me njëri tjetrin.

 

/Oranews.tv/

 

 

Të parët për lajmin e fundit. Ndiqni Oranews.tvFacebook dhe në Twitter

Ruaje këtë faqe

Lajmi.net: “Prezantuesen e kap vapa, i heq të brendshmet e saj (Foto +18)” plus 8 more

Lajmi.net: “Prezantuesen e kap vapa, i heq të brendshmet e saj (Foto +18)” plus 8 more


Prezantuesen e kap vapa, i heq të brendshmet e saj (Foto +18)

Posted: 29 Aug 2016 11:47 PM PDT

PAY-Jemma-Lucy-arrives-at-Playground-nightclub

Jemma Lucy, me trupin e mbushur me tatuazhe, po pushon në Ibiza.

 28-vjeçarja vendosi të bëjë disa poza provokuese.

4-250_1469621118-3384144PREZZ

Me 3 shtator, protestë në Prishtinë kundër Vuk Jeremiqit

Posted: 29 Aug 2016 11:42 PM PDT

Vuk Jeremiq

Më 3 shtator në sheshin "Zahir Pajaziti" do të protestohet kundër kandidaturës së ish-ministrit të Jashtëm serb, Vuk Jeremiç, për sekretar të përgjithshëm të OKB-së. Motivet për ta kundërshtuar këtë kandidaturë janë të shumta. Mirëpo, zyrtarët kosovarë kanë përmendur disa prej tyre, duke u nisur nga fakti se Jeremiç ka pasur gjithmonë politikë destabilizuese dhe përjashtuese ndaj Kosovës.

"Përkundrazi, ai ishte pjesë e shtetit që kishte dhe ka qasje destabilizuese ndaj nesh e për rrjedhojë edhe ndaj stabilitetit në rajon", ka thënë për "Zërin" zëdhënësi i Qeverisë, Faton Abdullahu. Ai më tutje ka thënë se Jeremiç asnjëherë nuk e pati kurajën të gjejë moral të mjaftueshëm për të kërkuar falje për krimet e shtetit serb të bëra ndaj qytetarëve civilë në Kosovë, gjatë luftës së fundit.

"Meqenëse përpjekja e Jeremiçit gjatë kohës sa ishte në pozitën e ministrit në Kosovë ishte ndarja e Kosovës, zgjedhja e tij në këtë post do të kishte karakter destabilizues në rajon. Ai ka dëshmuar pandalshëm se nuk ka mundur të shkëputet përmbajtjesisht nga mendësia politike me të cilën udhëhiqen ende institucionet .

12 vrasësit serialë më djallëzor të historisë

Posted: 29 Aug 2016 11:35 PM PDT

Psikologjia e tyre destruktive dhe mendjet e tyre të sëmura janë bërë objekt studimesh për shkencëtarë e psikologë të të gjithë botës. Janë bërë kërkime, analiza, studime e vëzhgime për shekuj me rrallë, por çuditërisht nuk arrihet ti gjendet një shkak konkret psikik apo fizik, ligësisë së tyre të tejskajshme.

Paraqiten si më të rrezikshmit në një shoqëri.

Janë midis nesh po me një inteligjencë të jashtëzakonshme arrijnë të fshehin vesin e tyre makabër.

Dikush i quan psikopatë, dikush kriminelë të lindur, por në fakt asnjë epitet ose krahasim nuk do të ishte i mjaftueshëm për të përshkruar ligësi të tilla çnjerëzore.

Problemi qëndron në faktin se, pjesa më e madhe e tyre, duke përjashtuar rastet e vrasësve të pandërgjegjshëm, nuk pendohen dhe nuk i vret ndërgjegjja për krimet e tyre.

Disave, thjesht u pëlqen të vrasin e të torturojnë, ndërsa të tjerë mendojnë se për shkak të vuajtjeve që kanë përjetuar në fëmijëri, kanë të drejtë që të hakmerren ndaj racës njerëzore madje në disa raste, duke thënë se vetë Zoti i ka nxitur që ti kryejnë këto veprime.

Nuk është edhe aq e lehtë të krijosh një listë kronologjike të historisë së këtyre vrasësve, pasi është e vështirë të përcaktosh me saktësi nga ku t'ia fillosh.

Nga një anë, vrasjet seriale mund të duken si një fenomen tërësisht modern, një simptomë e sëmundjeve të ndryshme mendore që kanë pushtuar Amerikën më tepër pas shekullit 20 si për shembull: izolimi, shkatërrimi social, dhuna seksuale, krimet e tërbuara, etj. Por, në anën tjetër, impulset kafshërore dhe sadiste që karakterizojnë vrasjet seriale janë padyshim po aq të vjetra sa edhe vetë raca njerëzore.

Çdo vështrim i përgjithshëm historik i vrasësve serialë duhet të fillojë të paktën me ngjarjet që përkojnë me epokën e Romës së Lashtë, kur Perandori Kaligula përhapte me tërbim dhe kënaqësi të madhe shijen e tij të torturës dhe perversitetit. Gjatë periudhës Mesjetare, aristokratë të shthurur si Gilles de Rais (i njohur si "Mjekra Blu") dhe Elizabeth Bathory (Kontesha e Përgjakshme), ushqenin epshet e tyre çnjerëzore me gjakun e qindra viktimave.

Shumica e ekspertëve të kriminalistikës bien dakord në faktin që vrasësi seksual i parë i periudhës moderne është Xhek Rrjepësi, krimet e të cilit, therja e kobshme e pesë prostitutave të Londrës, përhapi një valë shokuese paniku në të gjithë Londrën Viktoriane.

Pas këtij vrojtimi të errët, është e vështirë të mos biesh dakord me shprehjen e famshme të Volterit: Historia nuk është veçse një pikturë e krimit dhe fatkeqësisë njerëzore. Ja disa nga rastet që kanë hyrë në histori .

1 – Kontesha vampire, Erzsebet Bathory (1560-1614)

Erzsebet Bathory, kontesha "Drakula" siç është emërtuar kjo femër fisnike hungareze e shekullit XVI, konsiderohet vrasësja seriale më e pamëshirshme në histori: kanibale, joshëse biseksuale, e ligë, vampire sadiste dhe brenda 20 viteve ka torturuar e shfarosur më shumë se 650 shërbëtorë. I

tërhiqte vajzat me premtimin e një pune të mirë, më pas i torturonte në mënyrat më të këqija.

U ngulte thonjtë në trup, i rrihte me egërsi, i digjte, i linte të zhveshura në mes të dimrit përjashtë. Pinte gjakun e virgjëreshave pasi besonte se kjo do i siguronte bukuri të përjetshme.

2- Gilles de Rais, Mjekërbluja (1404-1440)

Ishte aq i keq, sa përfundoi në një legjendë: në fakt duket se fisniku francez Gilles de Rais është frymëzuar nga historia e mjekroshit vrasës Charles Perault (1628-1703).

Megjithatë, De Rais nuk i preu kokën asnjë bashkëshorteje: përdhunoi, torturoi, dhe vrau dhjetëra fëmijë. Me prindër nga familjet më fisnike të Britanisë, ai u rrit në oborrin e mbretit të ardhshëm Karli VII i Francës.

Në fillim ishte një hero lufte, në krah të Zhan D'Ark, në luftën kundër anglezëve. Pas vdekjes së çupëzës së Orleans, iu kushtua veprimtarive të ndryshme. Pasi u tërhoq në tokat e tij, iu përkushtua alkimisë, kjo sipas akteve të proceseve që përfunduan me dënimin e tij me vdekje. Ishin ndihmësit e tij që i siguronin fshatare të reja në moshë si dhe lypsa, me të cilët abuzonte dhe më pas i masakronte.

3- Xhek Rrjepësi

Në vitin 1888 mbolli terror në "East End", një prej zonave më famëkeqe të Londrës. E megjithatë, vrasësi i parë serial i historisë nuk ka ende një identitet, pavarësisht një mijë hipotezave që ekzistojnë.

Mes tyre, njëra më e bujshmja: mos ai ishte Albert Victor, nipi i mbretëreshës Viktoria, që në ata vende kish marrë sifilizin? Donte të hakmerrej? Të pesë viktimat, në fakt, ishin prostituta.

Vrasësi i vriste duke u prerë fytin, por më pas u kthehej organeve të brendshme, duke ua hequr me një ekspertizë pothuajse kirurgjike (gjë që ka bërë të mendohet se ndoshta ka qenë një mjek).

Shumë mitomanë u vetëakuzuan, por vrasësi do të bëhej i famshëm me emrin të skalitur në mure dhe një letër drejtuar Scotland Yard: "Jack the Ripper". Dyshimet ranë edhe mbi Amelia Dyer, e njohur si Jill the Ripper, duke qenë se ajo veproi në po ata vite. Megjithatë, Dyer ishte e "specializuar" në fëmijët: i adoptonte për të bërë para, dhe më pas i vriste ose i linte të vdisnin nga uria.

4- Sapunifikuesja Leonarda Cianciulli (1893-1970)

Viktimat e saj ishin "vetëm" tre, por trajtimi që u bënte kufomave ka hyrë në analet e krimit: siç tregonte ajo vetë në procesin gjyqësor, me një farë krenarie, i përziente me sodë kaustike për t'i transformuar në sapunë me erë. Ndërsa me gjakun e tyre, lyente ëmbëlsirat që u jepte mysafirëve. Fëmijë aksidental (e ëma ishte përdhunuar dhe më pas ishte detyruar të martohej me përdhunuesin), Leonarda kish patur një fëmijëri të tmerrshme, gjatë të cilës ishte përpjekur disa herë të vetëvritej.

Në moshën 21-vjeçare, u martua me një punëtor krahu dhe në 1930 u transferua në Correggio (Reggio Emilia). Me iniciativë dhe karizmatike u shndërrua në një fallxhore shumë e vlerësuar, një veprimtari që kjo që i mundësoi të njihte viktimat e saj. Përse i vriste? Ndoshta për para (u grabiste atyre para dhe sende të çmuara).

Apo ndoshta, sic deklaroi, bëhej fjalë për flijime njerëzorë për të shmangur që djali i saj i dashur të shkonte në luftë. Ndërroi jetë në moshën 77-vjeçare në burgun e Pozzuolit në Napoli, aty ku deri në fund të jetës përgatiti ëmbëlsira shumë të shijshme.

5- Mister Satanai, Charles Manson (1934-ende gjallë)

Një Jezu Krisht me shikim satanist: amerikani Charles Manson është konsideruar më mbresëlënësi ndër vrasësit serialë.

Me një adoleshencë të trazuar, përfundoi shumë shpejt në burg në Virxhinia, ku pësoi dhunime të vazhdueshme nga ana e të burgosurve. Doli në moshën 33 vjeç, në kulmin e viteve gjashtëdhjetë dhe të lëvizjes së hipive, ku u angazhua edhe vetë. Me një karizëm të lindur e të jashtëzakonshme, mblodhi rreth vetës mbi pesëdhjetë ndjekës (mbi të gjitha gra) që u vetëquajtën The Family.

Bashkë me ta shkoi në vilën e Terry Melcher, një producent që kish refuzuar ta angazhonte (Manson kishte ambicie muzikore): por aty gjeti Sharon Tate, bashkëshortja shtatzënë e Roman Polanskyt, të cilën e vrau brutalisht. Vazhdoi me masakra të tjera amerikanësh të pasur, me gjakun e të cilëve shkruante "Vdekje derrave". I dënuar me vdekje në vitin 1970 do të thoshte: "I vetmi pendim që kam është që nuk kam qenë i keq aq sa duhej".

6- Henri Desire Landru, vrasësi xhentëlmen (1869-1922)

"Zotëri dyzetepesë vjeç, me një pasuri prej 4 mijë frangash, do të donte të martohej me një zonjë të një moshe dhe situate ekonomike të ngjashme".

Pothuajse 300 gratë që iu përgjigjën këtij lajmërimi gjendeshin përpara një burri elegant dhe shumë xhentil, i cili bashkëbisedonte me to për mundësinë e martesës. Landru synonte më të pasurat dhe të vetmuarat: shoqëroi dhjetëra prej tyre në vilën që kish marrë me qera në periferi të Parisit, ku i bindte që të firmosnin një prokurë për të shtënë në dorë paratë e tyre.

Në atë pikë i lidhte dhe masakronte trupat e tyre, që më pas i digjte në oxhakun e vilës. Ishte pikërisht era e mishit të djegur që e tradhëtoi. U arrestua në 1919, me akuzën e mashtrimit dhe vrasjes së dhjetë grave, plus një fëmijë që kishte shoqëruar njërën prej tyre.

Gjatë procesit (ku u dënua me vrasje në gijotinë)  mohoi gjithçka pa e humbur asnjëherë mirësjelljen, as kur në kopshtin e tij u gjetën eshtra dhe dhëmbë.

7- Albert Fish, monstra e Bruklinit (1870-1936)

Krenohej se kishte ngacmuar seksualisht 400 fëmijë dhe kishte vrarë më shumë se 100. Në të vërtetë, vrasjet e vërtetuara ishin vetëm pesë, por Fish i kreu me një mizori të tillë (i torturonte dhe masakronte të vegjlit e më pas ushqehej me ta) saqë tashmë figuron ndër vrasësit serialë më famëkeqë të të gjitha kohërave.

I rritur në jetimore, ku ngacmohej dhe dhunohej vazhdimisht, zbuloi shumë shpejt që dhuna i provokonte kënaqësi. Më tej nisi të frekuentojë banjot publike, si për të parë djem lakuriq, si për të praktikuar koprofaginë (hante jashtëqitje dhe urinë).

Perversitetet e tij ushqenin njëra-tjetrën: në bordello kërkonte që të dhunohej, diku tjetër dhunonte të rinjtë dhe abuzonte me fëmijët kryesisht me ngjyrë. Në proces, mbrojtja e tij kërkoi të mbrohej për gjendjen mendore, por juria e gjykoi të shëndoshë mendërisht dhe e dënoi me vdekje.

Kur i afrohej karrikes elektrike, Fish deklaroi se ishte i kënaqur pasi do të ishte "kulmi emocional i jetës së tij".

8- Harold Shipman, doktor "Vdekja" (1946-2004)

Për nga numri i viktimave (200-350) është konsideruar vrasësi serial më i madh i historisë. Vokacioni i Harold mori udhë kur, në moshën e adoleshencës në Nottingham, Angli, humbi nënën për shkak të një kanceri në mushkëri: i magjepsur prej efektit të fuqishëm të morfinës ndaj dhimbjeve të sëmundjes së pashërueshme, u rregjistrua në mjekësi ku u diplomua në vitin 1970.

Pasi veshi këmishën e bardhë, u angazhua menjëherë në kryerjen e vrasjeve: përzgjidhte të moshuarit dhe të sëmurët rëndë, që nuk shkaktonin dyshime. Përveçse kur, gjatë hapjes së një testamenti, u zbulua një falsifikim në favor të Doktor Shipman. Kufoma e zhvarrosur u ekzaminua dhe rezultoi që kishte një mbidozë morfine. Në atë moment, doktorin e vdekjes e kompromentoi statistika: kur u vërejt numri i rasteve të pacientëve të tij që kishin vdekur dhe u krahasua me atë të mjekëve të tjerë, u zbulua një ndryshim prej afro 200 vetësh.

I dënuar, ai kreu vetëvrasje në burg, për gëzimin e shumë tabloidëve anglezë. The Sun shkruante në faqen e parë: "Ship Ship Hooray!"

9- Pietro De Negri, ekzekutuesi (1956-ende gjallë)

Më shumë se sa i keq, legjenda Pietro De Negro që për profesion kishte kujdesin për qentë, konsiderohej një ekzekutues që vinte drejtësinë në vend: nuk pati asnjëherë ndjenja faji për vrasjen brutale të boksierit amator Giancarlo Ricci, shpërndarësi i tij i kokainës si dhe ortak në vjedhje, i cili i impononte tangjente të mëdha si dhe e shantazhonte.

Në 18 shkurt 1988 De Negri tërhoqi Riccin në dyqanin e tij me pretekstin që do të grabiste një shpërndarës droge dhe e bindi të fshihej në një kafaz për qenë. E mbajti për disa orë: ia leu fytyrën me benzinë dhe i vuri flakën, pastaj e lidhi pas tavolinës. Me një pincë i këputi gishtërinjtë (të cilët më pas ia futi në sy dhe në gojë) dhe i preu hundën, veshët, gjuhën dhe organet gjenitalë, me të cilët e mbyti.

Në procesin gjyqësor iu njoh "paaftësia për të kuptuar dhe qenë i vetëdijshëm për shkak të intoksikimit kronik me kokainë". Një i burgosur model, pas 16 vitesh burg, që nga viti 2005 është i lirë.

10- Richard Trenton Chase, vampiri i Sakramentos (1950–1980)

Që prej lindjes së tij më 23 maj 1950 dukej se Richard Trenton Chase nga Sakramento, Kaliforni kishte lindur nën një yll fatkeq. Kur ishte fëmijë ai lagte shtratin natën, ndizte zjarre dhe vriste kafshë të vogla. Kur nisi shkollën e mesme, Chase filloi të mendonte se një sindikatë krimi naziste e kishte vënë në shënjestër dhe po paguante nënë e tij që ta helmonte me një lëndë kimike që po ia kthente gjaku në pluhur.

Që të mbante zemrën e tij në funksion, Chase filloi të vriste dhe t'u nxirrte zorrët kafshe të vogla, duke i përzier organet e tyre me coca-cola në një përzierës dhe më pas pinte përbërjen. Në vitin 1975, pasi kishte injektuar gjak lepuri në venat e tij dhe pësoi helmim gjaku Chase u shtrua në një institut psikiatrik. Edhe atje ai e gjeti mënyrën për të vazhduar fiksimin e tij duke kapur zogj që uleshin në dritare dhe duke i ngrënë. Në vitin 1976 Chase iu dorëzua së ëmës bashkë me ilaçet. Në mes të vitit 1977 ai u gjet duke u endur në zonën e lumit Tahoe me një kovë të mbushur me gjak, por që nuk ishte gjak njeriu. Ai vrau njeriun e parë më 29 dhjetor 1977 dhe një muaj më vonë ai vrau 22-vjeçaren, Teresa Wallin. Ai tërhoqi trupin e saj në dhomën e gjumit dhe i nxori gjakun duke lyer gjithë fytyrën e trupin e tij. Dy ditë më vonë Chase bleu dy këlyshë nga një fqinj e më pas i vrau dhe u piu gjakun.

Më 27 janar të atij viti, Chase vrau katër persona, të cilëve u nxori organet dhe u piu gjakun, por u arrestua shumë shpejt nga policia pasi kishte lënë gjurmë gjithandej.

11- Ted Bundy (1946-1989)

Theodore Robert Cowell (Teodor Robert Kouell) i njohur si Ted Bundy lindi më 24 nëntor 1946 në Burligton të Vermont dhe u ekzekutua më 24 janar 1989 në burgun Raiford, Union County në Florida.

Ai ishte një vrasës serial, përdhunues, rrëmbyes, i cili sulmoi dhe vrau shumë vajza dhe gra gjatë viteve '70. Ai kishte mohuar për më shumë se një dekadë vrasjet e tij, por një ditë para se ta ekzekutonin ai pranoi se ishte fajtor për 30 vrasje, por disa mendojnë se numri i viktimave te tij ishte 36 apo dhe më i lartë.

Sipas FBI-së, Bundy ishte mjaft romantik dhe miqësor me viktimat e tij, të cilat ishin femra. Ai i joshte me fjalë të bukura drejt vdekjes dhe thuhet se motivi i vrasjeve të tij ishte seksual.

Epshi i tij seksual kalonte çdo kufi por ai kishte dhe patologji të tjera, 12 prej viktimave te tij ishin gjetur me koka të prera. Së pari viktimat mashtroheshin apo rrëmbeheshin, në fillim ekzekutoheshin e më pas Bundy kryente marrëdhënie seksuale me kufomat e tyre. Disa prej viktimave rrëmbeheshin nga Bundy e më pas mund t'i përdhunonte dhe pastaj t'i vriste ato apo priste derisa ato të flinin dhe futej fshehurazi brenda shtëpive të tyre për t'i vrarë. Bundy ishte arrestuar së pari në Utah e më pas u gjykua dhe u burgos në vitin 1975 për tentativë vrasjeje dhe rrëmbim. Ai arratiset në dhjetor të vitit 1977 ku shkon në Florida, ku kryen disa vrasje të tjera. Aty arrestohet dhe merr 3 dënime me vdekje dhe më pas ekzekutohet.

Bundy u ekzekutua mbi karrige elektrike në burgun e Raiford në veri të Florida-s. Aty morën pjesë disa dëshmitarë ku ishte e pranishme edhe biografia amerikane Anna Role e cila e quajti atë simbolin e së keqes dhe të pashpirt. Dita e ekzekutimit të tij u festua në Florida.

12-Teodor Kaçinski, "Unabomber" (1942-ende gjallë)

Teodor Xhon Kaçinski ka lindur me 22 maj 1942 në Çikago, por historia e mban mend sipas nofkës "Unabomber". Viktimave u dërgonte bomba, për dallim nga vrasësit tjerë serial. Viktima kryesisht ishin profesorët, dhe në periudhën kohore prej 20 vjetësh ka lënduar 23 dhe ka vrarë tre persona. Në klasën e pestë ka bërë testin e inteligjencës dhe doli me koeficient 167. Ishte gjeni, ka kapërcyer disa klasë, merrte pjesë në disa grupe shkollore, shah, biologji, gjuhë gjermane e matematikë. 16 vjeç mori bursën e Harvardit  dhe pas diplomimit u bë doktor i matematikës në Universitetin e Miçiganit dhe punoi si profesor në Universitetin e Berklit në Kaliforni.

Shpëtohen mijëra migrantë në Libi (Foto)

Posted: 29 Aug 2016 11:30 PM PDT

Kjo ngjarje po cilësohet si një nga operacionet më të mëdha të këtij lloji deri më sot.

Shpëtimi i emigrantëve u bë nga 40 misione, 12 milje nga qyteti libian Sabratha.

Emigrantët mendohet se janë nga Eritrea dhe Somalia. Në këto pamje duken klandestinët të cilët brohorasin dhe i drejtohen me not anijeve të shpëtimit, ndërsa në bord ka edhe foshnja.

Të dielën më shumë se 1.100 emigrantë janë shpëtuar në të njëjtën zonë.

migg mig1 mig2_2293

Dikur Getinjo këndonte gjermanisht (Video)

Posted: 29 Aug 2016 11:27 PM PDT

Getinjo

Anëtari i labelit "On Records", ka publikuar një video në Instagramin e tij duke kënduar gjermanisht. Video-ja është bërë në vitin 2013 ku Getinjo tregoi se ka jetuar një kohë të gjatë në Gjermani.

"Per ata qe nuk e din un kam jetu ne gjermani nje kohe te gjate 2013 getinjo deutschrap ", shkruan reperi.

Ndryshe, Getinjo solli para një muaji bashkëpunimin e parë me Kidën me këngën "Ku je" e cila deri më tani ka mbi gjashtë milionë klikime./21Media

Horoskopi, 30 gusht 2016

Posted: 29 Aug 2016 11:22 PM PDT

Horoskopi

Dashi – Dite fantastike ka për te qene kjo e sotmja për ata qe janë ne një lidhje. Do ndiheni ne çdo moment mire me partnerin dhe nuk do keni për çfarë te qaheni. Beqaret do kenë një dite te favorshme dhe do e gjejnë personin për te cilin do ju rrahe zemra fort. Buxheti nuk do jete ne gjendjen me te mire për shkak te disa shpenzimeve te papritura dhe te konsiderueshme.

Demi – Dite e mbushur me kontradikta do jete kjo e sotmja për te dashuruarit. Do jeni te dy strikte dhe nuk do toleroni as për gjene me te vogël. Kjo ne fakt është diçka e gabuar. Beqaret me ne fund do e gjejnë dashurinë e madhe me te cilin do FIllojnë një lidhje te qëndrueshme. Ne planin FInanciar mundohuni te mos ndërmerrni shume rreziqe sepse mund te keni probleme.

Binjaket – Te gjithë ata qe janë ne një lidhje do kalojnë një dite fantastike sot dhe do përjetojnë emocione te njëpasnjëshme. Partneri do kujdeset edhe për detajet me te vogla. Beqaret gjithashtu do jene me shume fat ne dashuri dhe mund te FIllojnë lodhjen qe kane ëndërruar. Me shpenzimet duhet te jeni me te mature dhe duhet te mendoni edhe për te ardhmen. Po FIlluan tronditjet nuk do dini nga t'ia mbani me pas.

Gaforrja – Dite shume e vështirë do jete kjo e sotmja për ata qe janë ne një lidhje. Nuk do kenë aspak durim ta dëgjojnë tjetrin dhe për gjene me te vogël do konfliktohen me te. Beqaret gjithashtu do jene konfuze dhe nuk do dine çfarë hapash te hedhin. Ne planin FInanciar vështirësitë do jene te njëpasnjëshme. Mundohuni sa te mundeni ta kuFIzoni veten sa te mundeni.

Luani – Jeta juaj ne çift do jete gjithë kohës e mbrojtur sot. Nuk do keni asgjë për çfarë te qaheni, përkundrazi do ndiheni me se miri. Beqaret duhet te bëjnë akoma me shume durim qe ta gjejnë personin me te përshtatshëm. Po u nxituan mund te bëjnë zgjedhje te gabuara. Te ardhurat do përmirësohen ndjeshëm fale maturisë qe keni treguar kohet e fundit me shpenzimet.

Virgjeresha – Ata qe janë ne një lidhje kane për te kaluar një dite vërtet interesante dhe te mbushur me emocione. Çdo çast ka për te qene i veçante. Beqaret gjithashtu do kenë një dite te bukur dhe me fat. Për ta mund te ketë ndryshime rrënjësore. Për FInancat duhet te përkujdeseni ne çdo moment pasi ne te kundërt situata mund te dale jashtë kontrollit dhe nuk do ketë kthim mbrapa.

Peshorja – Dite e jashtëzakonshme ka për te qene kjo e sotmja për ata qe janë ne një lidhje. Do ndani gjithçka me partnerin tuaj dhe do afroheni me tepër me njeri-tjetrin. Beqaret me ne fund do e realizojnë takimin e shume ëndërruar dhe do FIllojnë një lidhje te qëndrueshme. Ne planin FInanciar gjerat nuk do shkojnë shume mire kështu qe duhet ta kuFIzoni veten sa te mundeni.

Akrepi – Dite entuziaste do jete kjo e sotmja për te dashuruarit. Qe ne mëngjes do i shprehin ndjenjat për njeri-tjetrin dhe gjate gjithë kohës do dashurohen pa dorashka. Beqaret do bëjnë mire te mos nxitohen për asgjë sepse po gabuan kane për te vuajtur. Financat nuk do jene te qëndrueshme kështu qe për te shmangur problemet, kryejini me maturi dhe kujdes shpenzimet.

Shigjetari – Dite e mbushur me shume vështirësi do jete kjo e sotmja për te dashuruarit. Nuk do arrini dot te bini dakord për asgjë me partnerin dhe debatet do jene te njëpasnjëshme. Beqaret do jene te palogjikshëm dhe mund te bëjnë gabime te mëdha. Ne planin FInanciar gjendja do përmirësohet tej mase fate disa parave qe do merrni nga një pune e kryer me herët.

Bricjapi – Jeta ne çift do jete shume e paqëndrueshme sot. Here do dashuroheni me pasion dhe here do debatoni ashpër me atë qe keni ne krah. Beqaret do jene shume te shpërqendruar dhe nuk do arrijnë dot ta gjejnë shpirtin e tyre binjak. Ne planin FInanciar duhet te jeni me te logjikshëm nëse nuk doni qe situata te dale jashtë kontrollit. Investime te mëdha nuk duhet te kryeni për asnjë lloj arsyeje.

Ujori – Ka rrezik qe dita e sotme te jete e mjegullt për ata qe janë ne një lidhje. Nuk do i keni shume te qarta mendimet dhe nuk do dini çfarë hapash duhet te hidhni. Beqaret do bëjnë mire te mos nxitohen për asgjë pasi ne te kundërt situata mund t'iu dale jashtë kontrollit. Ne planin FInanciar gjendja do përmirësohet tej mase fale ndihmës se çmuar qe do iu japin disa te afërm.

Peshqit – Dite mjaft qe qete ka për te qene kjo e sotmja për ata qe janë ne një lidhje. Kjo do ju shërbejë për te reflektuar me kujdes dhe për te bere plane. Beqaret do kenë një dite te tensionuar dhe nuk do ndihen aspak te qete për te joshur. Ne planin FInanciar problemet do jene te shumta kështu qe mire do jete te kërkoni sa me shpejt ndihmën e specialisteve.

Flet i moshuari pasi vrau gruan: Ajo më tradhtonte gjithmonë!

Posted: 29 Aug 2016 11:19 PM PDT

Sipas hetuesve të çështjes, 73-vjeçari duke fajësuar gruan për shkakun e vrasjes, përpiqet të justifikohet para familjes dhe opinionit publik.

Dyshimet për një vrasje të paramenduar kanë marrë shkas dhe nga dëshmia e dhënë nga i moshuari Dervishi nga Tirana. Gjatë marrjes në pyetje në polici ai ka pranuar autorësinë e krimit, ndërsa është shprehur se gjithçka ka ndodhur nga xhelozia dhe se ishte i bindur që e shoqja e kishte tradhtuar. "Gruaja e kishte mbushur kupën. Ajo më ka tradhtuar gjithë jetën, ndërsa më bënte skena xhelozie. Nuk mund ta duroja dot më, pasi më ngrinte nervat dhe më acaronte sa herë më pyeste se ku isha e me kë isha. Kështu bënte gjithmonë, ndaj më erdhi në majë të hundës", – është shprehur Veli Dervishi.

Gjithashtu, ai ka pohuar para bluve se "mbrëmjen e së dielës, unë kisha dalë e po bëja xhiro bregut të detit. Shëtita derisa u errësua. Kur u ktheva në shtëpi, gruaja më ngriti nervat. Filloi të më pyeste: Ku ishe? Me kë ishe? Kë takove? M'i ngriti nervat në kulm, ndaj i thashë ta qepte gojën se e kishte mbushur kupën, por ajo nuk po pushonte. I thashë të shkonte pak në depo se kisha lënë diçka atje. Kur shkoi atje, e vrava me sëpatë. E godita në kokë. Më pas shkova dhe bëra denoncim në polici. Ajo më tradhtonte, dhe për këtë nuk kisha dyshime. Më ka tradhtuar që kur ishim të rinj e deri tani".

*DJALI I VIKTIMES*
Bashkëshortët Dervishi, të cilët banonin në një apartament në rrugën "Muhamet Gjollesha" në Tiranë, kanë tre djem, dy prej të cilëve janë emigrantë në Angli dhe Itali. Djali i vogël i çiftit, i cili jeton në Tiranë, ka thënë në polici se prindërit e tij, edhe pse të moshuar, grindeshin vazhdimisht për xhelozi dhe se kjo ishte arsyeja që ai nuk ishte martuar, por jetonte vetëm.

Parashikimi i motit

Posted: 29 Aug 2016 11:16 PM PDT

Parashikimi i motit

Sipas Institutit Hidrometeorologjik  të Kosovës, temperaturat minimale gjatë ditës do të lëvizin ndërmjet 11-13 gradë Celsius , kurse maksimalet e ditës do të lëvizin ndërmjet 28-30 gradë Celsius.

Fushat barike vazhdojnë të mbesin të larta për gjatë gjithë javës.

Fakte interesante për aromat

Posted: 29 Aug 2016 11:11 PM PDT

Ndërsa një tjetër studim thotë që mund ta gjesh se nga cili vend është një femër vetëm nga aroma e parfumit të saj.

Por pse është shqisa e të nuhaturit një pjesë vitale jona dhe si ka ndikuar kjo në shije, art, kulturë dhe histori?

1.       Një hundë e re

Ju mund të ndjeni aromat më fuqishëm çdo muaj, sepse shqisat e të nuhaturit rikrijohen çdo 28 ditë, prandaj çdo katër javë ju keni një hundë të re.

2.        Të kujtuarit një aromë

Njerëzit mund të kujtojnë një aromë 65 % pas një viti, ndërsa 50 % pas tre muajsh. Studimi ka treguar që të nuhaturit është shqisa më e ndërlidhur me ndjenjat tona.

3.       Shqisa e të nuhaturit të femrave

Shqisa e të nuhaturit të një femre është më e fortë se e një mashkulli.

4.       Stinët dhe aromat

Mund të ndjeni aromat më shumë gjatë pranverës dhe verës, për shkak të lagështisë së ajrit. Për të njëjtën arsye ndjesia është më e fortë edhe pas stërvitjes, pasi që rrit lagështin në hundë.

5.       Aroma e historisë

Nuk është e mjaftueshme të shkosh në muze vetëm për të parë të kaluarën, ju duhet edhe ta nuhatni atë gjithashtu. Në qendrën Jorvik Viking, një erë e keqe është derdhur brenda saj për t'iu dhënë vizitorëve një stimulim të vërtetë të asaj që se si ishte epoka e Viking-ëve.

Ruaje këtë faqe

Kygo - Carry Me feat. Julia Michaels (Lyric Video) Ultra Music

Kygo - Carry Me feat. Julia Michaels (Lyric Video) Ultra Music


Kygo - Carry Me feat. Julia Michaels (Lyric Video)

Posted: 30 Aug 2016 12:00 AM PDT

Ruaje këtë faqe

“Valentino Mitaj ft Xheni & Marco - Come to me (Official Video HD)” plus 8 more ArkivaShqip

Ruaje këtë faqe

Arkiva e postimeve

Na ndiqni me email për postimet e reja

Analiza, Referate, Vjersha dhe Poezi si dhe Thënie